Luan SHMILLI / Sot, debati i dytë televiziv mes Obamës dhe Romney

524
Sigal

Zgjedhjet Presidenciale SHBA/ Beteja e zgjedhjeve do të mbahet në Long Island. Obama në kundërsulm

Sot, është sfida e dytë e shumëpritur kudo në glob për Presidentin e ri të SHBA-së. Dueli për të mbajtur a zaptuar Shtëpinë e Bardhë do të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm të qytetarëve amerikanë. Sot dueli demokratik amerikan parashikohet të jetë edhe një tjetër leksion për të gjithë ata që merren a duan të merren me politikë. Një shkollë universitare politiko-ekonomiko dhe sociale, e cilësojnë ekspertët e mediave vizive dhe shtypit të shkruar. Sfidantët e kanë kaluar mirë “betejën” e parë pavarësisht epërsisë së deklaruar tashmë të opozitarit të djathtë Romney, që kërkon sërish fitore mediatike, për të mbërritur më i sigurt në votën e lirë dhe të pacenueshme të amerikanëve. Ai synon më shumë shtresën e mesme dhe të pavendosurit, ndërsa ka bërë gafën e radhës ndaj të varfërve dhe shtresës në vështirësi ekonomike dhe që kanë në dorë më shumë vota. Pothuaj këtë shtresë të mesme dhe të pavendosurit synon edhe Obama pasi, ka projektuar dhe stopuar mirë të pasurit me detyrime taksash proporcionale dhe goditje spekulimesh. Ajo që mbetet për të dy sfidantët është kriza. Rrugët e daljes prej saj. Superioriteti i Romney është i dukshëm këtu, sepse gjatë presidencës së Obamës papunësia ka qenë dhe është në nivele shqetësuese dhe prodhimi, megjithëse kohëve të fundit ka rritje dhe tregues pozitiv, sërish mbetet problem. Obama ka epërsinë e frenimit të krizës, masave të drejta ndaj të pasurve dhe sistemit të shëndetësisë. Por ai është ende i dobët në strategjinë e daljes nga “tuneli”. Edhe pse nuk mungon vizioni i së ardhmes së amerikanëve, ai nuk është “kristalor”; mungojnë detajimet se si do zhvillohet prodhimi, konsumi, si do përmirësohen treguesit e borxheve dhe do rritet mirëqenia e shoqërisë. Këto dhe të tjerë tregues e bëjnë “të thyeshëm” Obamën duke i siguruar epërsi “Elefantit” konservator Romney, të hyjë në dhomën e tij me qelqurina dhe t’i thyejë… Kriza e provokuar dhe e pa asgjësuar në këto vite e dobëson Obamën dhe e bën “sy ulur” përballë amerikanëve më shumë se sa përballë kapitalistit të pasur Romney. Ditët e fundit edhe pozita e këtij të fundit është rrëzuar disi në sytë dhe gjykimin e amerikanëve. Miku i tij më i ngushtë, kapitalisti miliarder Bill Koch dhe vëllezërit e tij, të gjithë financues të Romneyt, janë në akuzë grabitje personi dhe keqtrajtim fizik. Ish-menaxheri Kirby Martenson, ka ngritur padi të rëndë ndaj miqve më të ngushtë të Romney. Ai në padinë e paraqitur në gjykatën eSan Franciscoakuzon kapitalistët barbarë se e rrëmbyen e burgosën dhe e keqtrajtuan. Familja kapitaliste Koch është grupi i dytë privat më i fuqishëm financiarisht, pas Chargill, në SHBA. Ndodhet edhe në listën e më të pasurve, pas Bill Gates dhe Warren Bufett. Akuzatori në gjykatë, Kirby Martenson, ka qenë zëvendës president i “Oxbow Carbon &Mineral Industrial, me pronësi të Koch dhe është marrë në punë nga miliarderi William Koch në Aspen Colorado Ai akuzon se është rrëmbyer dhe burgosur pa dashjen e tij, ditë me radhë në një hangar. Është hetuar për përdorim të keq të punës para licencimit dhe është dërguar në shtëpi me roje të armatosura. Sipërmarrja Koch ka 60 mijë punonjës dhe operon në 60 vende të botës me një kuotë financiare vjetore prej 110 miliardë dollarë. 84 përqind të kuotës janë në duart e dy vëllezërve Koch, David dhe Charls. Sipërmarrja është themeluar në vitin 1940 dhe operon në sektorin kimik, ku rafineron vetëm në SHBA 800 mijë fuçi në ditë, ndërkohë, sipas shtypit ka edhe mbi 15 mijë krerë bagëti, merret me prodhime letre dhe përpunim mineralesh. Është vet Romney që ka shpallur më parë miqësinë e madhe me këtë familje, e cila financon në kuota të larta edhe partinë republikane amerikane. Skandali ka pushtuar faqet e mediave dhe shtypit, duke ulur disi kredibilitetin e Romney. Obama, ka ditë që mendon sfidën e dytë që do zhvillohet sot nëHofstraUniversity, që gjendet nëLong Island. Ai ka thirrur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, të cilët pas “trajnimeve” që i kanë bërë deklarojnë se, “do të jetë më i ashpër në duelin demokratik”. I kudo shoqëruar nga “guru” politik, David Axelrod dhe nga senatori John Kerry, ka mbërritur që pardje në Kigsmill Resort Williamsburg, në Virginia, ku zëdhënësi ka deklaruar se: “do të dal vetëm kur të shkojë në duelin televiziv”.Para”mbylljes” është njoftuar se Obama vizitoi evenimentin “Ferraris on the James” duke parë nga afër 11 ferrari, prodhim i këtij viti jashtë serie. Ish- zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, ka deklaruar se “Obama nuk ka qenë i kënaqur me debatin nëDenverdhe nëNew Yorkdo të jetë më determinant dhe më shumë agresiv”. Ndërkohë kanë mbërritur të dhënat e shtatorit mbi “dhurimet ” ku shifra e re prej 500 milion dollarë të grumbulluara, e çon shifrën e tij të përgjithshme në 950 milion dollarë. Këtu spikat edhe treguesi tjetër pozitiv, pasi numri i të dhuruarve e kapi shifrën e 4 milion emrave, të cilat janë edhe epërsi votimi… Romney njoftohet se është “mbyllur” dhe ai prej ditësh në kështjellën e tij të fortë,Boston. Nga këtu ai ka lëshuar akuzën se “Kina e ka mposhtur Amerikën në tregje dhe valutë!”(…) Nga dita e parë e  imja në Shtëpinë e Bardhë do të deklarojë si Kina na ka mposhtur duke manipuluar valutën!”. Zëvendësi për president, Paul Ryan i ka dhënë një ndihmë të madhe me deklarimin: ‘Konkurrenca e parregullt (e Kinës) i ka kushtuar Amerikës 2 milion vende pune”. Por Obama nuk është i këtij mendimi. Dueli sot do të pasqyrojë shumë gjera. Ai afron edhe më shumë datën ku qytetarët amerikanë do shkojnë të vetëzgjedhin fituesin e përkohshëm në Shtëpinë e Bardhë!

Nga Italia për “Telegraf”