Luan SHMILLI / Shqiptarja e dëshpëruar shpërthen me makinë dyert e “borxheve”

619
Sigal

ITALI/ Shqiptarja Mirjeta Pepkola sulmon Agjencinë Equitalia. Shumat e larta nën emrin e saj janë arsyet e veprimit

Dëshpërimi i një shqiptareje ka qenë në faqet e para të shtypit italian dje. Pothuaj veprim kamikaz. Dhe pse mund të mos quhet i tillë nga rastësia, vetëflijim nga dëshpërimi është. Dëshpërim plot dhunë ndaj institucionit shtetëror italian dhe dhimbje për vetëplagosjen e shqiptares Mirjeta Pepkolaj, që fal kohës që ndodhi nuk kishte persona në lëvizje sepse dëshpërimi do të përfundonte me viktima të pafajshëme. Edhe pse është vetplagosur dhe dërguar në spital, 41 vjeçarja shqiptare Mirjeta Pepkolaj, ngjarja nuk ka mbetur pa jehonë dhe nënkuptime shtypi. Gazeta e njohur italiane,”Il Secolo XIX” hapi faqet e saj, dje, me ngjarjen e rëndë dhe fatmirësisht pa viktima. Gruaja shqiptare e gjendur në dëshpërim nga borxhet që ka marrë (disa qindra mijë euro, thotë shtypi), për blerjen e një lokali bar-kafe, sinjalizuar nga Agjencia e hyrjeve “Equitalia”, për sekuestrim të pasurisë, pasi ka lënë fëmijën e vogël në ruajtje tek një e njohur, me makinën e saj “Fiat 500” ka ngjitur me shpejtësi trotuarin në sheshin Leonardo, në qytetin Chiavari, rajonin e Xhenovës, duke goditur me të hyrjen kryesore të Agjencisë. Goditja është tashmë tepër e qartë dhe është bërë nga dëshpërimi i rënies në krizë financiare. Agjencia Equoitalia me njoftimet dhe detyrimet për shlyerje detyrimesh (borxhe) duket në rregull me kërkesat e saj dhe deklarohet se ka vepruar konform ligjit për kalkulime dhe mbledhje borxhesh. Është kjo arsyeja, deklaron policia, që veprimi ekstrem i shqiptares kapërcen limitet dhe bëhet i rrezikshëm për punonjësit, qytetaret dhe vet të plagosurën. Dhe pamjet e fiksuara të makinës së saj në dyert e shpërthyera të Agjencisë flasin vet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të ndihmës së shpejtë, të cilët së pari kanë nxjerrë të plagosurën nga makina dhe shoqëruar urgjent për në spital gruan e dëshpëruar shqiptare, duke bllokuar edhe Agjencinë për sqarime e hetime të mëtejshme. Shtypi njofton se gjendja shëndetësore e shqiptares është larg rrezikut për jetën dhe në përmirësim, ndërsa shfaqin dyshime për shumën e madhe që ka marrë emri i saj duke kalkuluar pse jo shumën me dyshimin se, nën shumën e lartë prej disa qindra mijë euro mund të ketë ndofta edhe dorë tjetër. Dëshpërimi prej borxheve dhe konfiskimeve nga Equitalia, pamundësia e rikthimit të shumes, e ka shndërruar për pak,si shihet, në një “kamikaze” shqiptaren 41 vjeçare. Dhe viktimat do të kishin qenë të shumtë nëse veprimi do kishte ndodhur 30 minuta më parë a më pas këtij momenti çmendurie. “Fatmirësisht”, shkruan shtypi, “hyrja, e cila përherë ka qytetarë dhe punonjës, atë moment ka qenë pa njerëz sepse ishte pushimi i drekës, dhe vetëm nga kjo rastësi ka mbetur e plagosur vetëm shqiptarja e dëshpëruar. Në të vërtetë, pavarësisht momentit depresiv nga shuma e lartë e detyrimit për rikthim, është po vet shtypi që nëpërmjet njerëzve që e njohin nga afër Mirjeta Pepkolaj, flet mirë për të kaluarën e saj. Janë njerëzit italianë ata që e kanë njohur dhe flasin për Mirjetën si një grua punëtore dhe të rregullt, e cila ardhur nga vendi i mjerimit, Shqipëri, ka hapur me shumë mundim barin dhe punonte me përkushtim. Giacomo Selva, një shitës gazetash pranë barit të saj i ka treguar gazetarëve se: “Mirjeta Pepkolaj që në mëngjes, para se të hapte barin, blinte gazetat për klientët e saj, në kioskën e tij dhe dukej që ishte një grua punëtore. Nuk dua të besoj që me makinë rrezikoi të tjerët dhe veten…”. Stefano Gastrini, pronar i rosticerisë “Dal Gastro”, me të cilin Mirjeta kishte miqësi të ngushtë, ka qenë ai që e ka nxitur të hap barin pranë rosticerisë së tij. Ai ka treguar se: “Kur mbërritën financierët për shumën, Mirjeta qante dhe bërtiste. Ta dija se do bënte këtë veprim, do e kisha lidhur!” Tani bari i saj, me emërtimin: “Tre harqet”, në Kiavari është mbyllur. Pas mbylljes dhe heshtjes së rënë qëndron shuma e madhe e marrë me emrin e saj, pamundësia e shlyerjes dhe akti i rëndë i dëshpërimit regjistruar e proceduar nga policia italiane.

 

Nga Italia për “Telegraf”