Luan SHMILLI /Përse Obama fitoi ndjeshëm debatin e dytë

89

Të nesërmen, menjëherë pas përfundimit të duelit, mediat televizive europiane e dhanë të qartë fitoren:Obama fitoi betejën!

Pati në të gjitha komentet e para (Sky, CNN, Euroneës, BBC, CBS, Europa-1, Rai…) një konkludim të përgjithshëm, pothuaj të njëjtë, gjë që përputhej edhe me “ndjesinë” që krijoi për milionat e teleshikuesve, nga fillimi në fund, debati i fortë. Shtypi perëndimor europian u angazhua i gjithi në komente dhe analiza. Dhe është e kuptueshme të ndodh kështu me shtypin print. Por në ndryshim nga mediat vizive, shtypi i shkruar ka bukurinë dhe epërsinë disi të vonuar sepse futet në thellësi të çështjeve, në detaje, të cilat pasi i nxjerr mirë dhe analizon me kujdesdelnë përfundime. Dje, padyshim edhe sot, shtypi i shkruar kudo analizoi “betejën” ku Obama i mundur në takimin e parë, rigjeti vetveten duke mbajtur një ritëm të lartë agresiviteti (aspak vulgar) duke sulmuar që nga fillimi e gjer në fund. Të paktën këtë konkludim e afirmojnë, pa mëdyshje të gjitha gazetat. Kjo performancë e re paraqitje jo vetëm eliminoi defektet dhe stepjen e takimit të parë, të humbur më 3 tetor, në Denver, në Kolorado, por krijoi edhe avantazh të dukshëm në “ndeshje”, gjë që rivali Romney nuk e kish arritur në takimin e parë me fitoren e tij të merituar. Epërsia e Obamës u vu re ndjeshëm, dhe jo rastësisht CNN publikoi sondazhin e saj me amerikanët, në shifrat 46 për qind Obama dhe 36 për qind Romney, ndërsa CBS publikoi shifrat 37 për qind Obama, 30 për qind Romney. Në të vërtetë takimi i dytë e ka favorizuar më shumë Obamën, ka vënë re shtypi. Kjo sepse brenda universitetit Hofstra tëHempstead, formati i “Asambleja e qytetarëve”, me 80 votues të pavarur dhe të pavendosur të cilëve u jepet e drejta e pyetjeve me short, ia dha këtë mundësi. Obama në këto pyetje nuk e fal Romney-in, i jep goditjet që i kishte gati në “pushkë”, që në duelin e parë, por nuk ikishdhënë, pasi për votuesit drejtpërdrejtë ato kanë më shumë vlerë… Ai përdor në mënyrë të përsëritur, një enumeracion letrar, më shumë se sa ripërsëritje skematike “Not true” (jo e vërtet), për të ndërprerë, siç u pa, kundërshtarin dhe krijuar efektin e gënjeshtarit serial, të Romney, tek 56 milionët e telespektatorëve që me siguri e ndoqën plot tension këtë duel. E shkelmon Romney për inkoherencë demagogjike për premtimet fiskale: “më pak taksa të gjithëve”, për të mbyllur deficitet dhe shlyer borxhet (vetëm Kinës, SHBA i ka 370 miliardë dollarë borxhe), duke i thënë Romneyt me plotë sarkazëm se: “këtu mungon matematika!” Më shumë se injoruese, pasi politika më shumë se sa për gënjeshtrën ka nevojë për vërtetësi, realitet dhe ndershmëri liderësh. Shtypi shkruan se të gjithë vëzhguesit ridalluan metamorfozën spektakolare: “Grushte pa doreza boksi!”, titulloi artikullin Neë York Times. “Presidenti rishfaqet!”, komenton “Politico.com duke ironizuar fushatën e Romney me “Karrigen bosh në sallë”, që Romney e shfaqi kohë më parë, për të thënë me metaforë virtuale se, “vendi nuk ka president”.Kushndoqi betejën pa qartë se, Obama bëri lëvizje të kalibruara dhe si një politikan mekanik, ratifikoi në tolerancat e duhura dimensionet e projekteve që duhen për vendin dhe gjithë amerikanët. Përpara opinionit publik ai nuk nguroi ta sulmonte kandidatin e djathtë edhe në çështje personale duke evokuar gjer dhe rrogën e Romney-t dhe atë 14 për qind taksë të pazgjidhur ende kur ka pasuri shumëmiliardëshe. Romney reagon për epërsinë e Kinës, por kundërgoditet sepse vet ai, ka aksione atje dhe ka vendosur tek kinezët dollarin amerikan duke prodhuar Kina aparatura spiunazhi. “Investimet e mia janë akomoduar në një blind trust”, precizon ai duke pohuar se, “është e vërtetë se ka kuota në shoqëri kineze, por zoti president, ju e keni parë ku investohet fondi juaj i pensionit?” I hidhur reagimi i Obamës: “Pensioni im nuk është i lartë, si juaji, nuk kërkon shumë kohë!”. Obama e nxjerr në kënd me grushtim Romney-n, tek të super të pasurit, duke vendosur veten tek njerëzit e mesëm dhe të varfër, tek ata që ndërtojnë realisht Amerikën dhe kanë më shumë vota. Goditja nokdaun mbërrin në fund, kur në kohën pothuaj të mbaruar, Romny nuk ka të drejtë të replikës. Një tjetër goditje vjen kur flitet për Bengazin. Në këtë rast duhet të jetë Obama që duhet të mbrohet. Sepse ndodhën ato që dihen. Romney flet me pasaktësi për kohën e dënimit. Obama e korrigjon “24 orë pas ngjarjes dënova aktin”. Gazetarja e CNN, Candy Crowley, doli nga roli moderator dhe merr pozicionin e duhur. Saktëson të vërtetën. Romney del gënjeshtar edhe nga arbitrja… Obama përfiton: “insinuata se në skuadrën time dikush ka mashtruar kombin, kur vdiqën katër vetë, është ofensive, ne nuk jemi të tillë!”

“Gjithë takimi pothuaj kaloi kështu, me luftë për të shkatërruar kundërshtarin se sa me opozitë reale dhe rrugë për të ecur vendi,” shkruan italiania “La Repubblika”. Mbi energjinë, Obama e përshkruan Romney-n në shërbim të lobit të naftës, mbi emigracionin e shoqërizoi me politikat ksenofobe të Arizonës, në politikat mbi gruan e shoqërizoi me klanizimin anti-abort. Nëse në takimin e parë, nëDenver, Romney u vendos shpejt edhe në qendër, Obama e shqelmoi ashpër, pikërisht aty dhe e nxori nga spektri qendër në këtë betejë të dytë. Ishte më shumë se një vet humbje ky ballafaqim, që natyrisht tregoi edhe shkallën e lartë të demokracisë amerikane, e cila në fushatë nuk bëhet me grushte, plumba dhe vrasje, por me argumente, lëvizje sulmi dhe mbrojtje të motivuara nga faktet, gjendja dhe mundësitë. Euforia, hiperbolizimet, mashtrimet dhe budallallëqet nuk kanë vend. Argumentet, debati, kalibrimet e fjalëve, fjalive, janë përcaktueset në duel. Obama fitoi, pasi kishte humbur. Ka ende fushatë vërtetë të qetë dhe të ashpër nga idetë, gjer më 6 nëntor. Vota e lirë, e pacenueshme do vendos fituesin. Obama ka epërsi, sipas sondazheve, por edhe Romney mund të rikuperojë!…

Nga Italia, për “Telegraf”

________________________________________________________________________

THANË PAS DEBATIT

MICHAEL SPENCE, “NOBEL PËR EKONOMINË” 2001:

“Lëvizja fituese e Obamës ishte se, në krahasim me takimin e parë, nuk ka ulur qepallat, pas premtimeve të pasakta të Romney “për të krijuar 12 milionë vende pune”. Duke spostuar fokusimin në pikët më të dobëta të sfidantit, duke u nisur nga “të pasurit jashtë rregullave”, Obama me mençuri ka përcaktuar mundësinë e vërtetë të vendeve të punës, sepse nuk mund të bënte ndryshe kur akoma është në rrugë “deleveraging” e ekonomisë, vërtet me baza treguesish, por që ende duhet të vijnë”.

ALLEN SINAI, KONSULENT I GEORGE BUSH DHE B. KLINTON:

“Obama u shfaq më i sigurt dhe Romney, ndofta gaboi duke qenë agresiv kundër Kinës, që në disa tregues me meritë na e ka kaluar. Por, në realitet edhe presidenti nuk ka mundur të jap një recetë për t’i dhënë lëvizje ekonomisë. Mbetem me idenë se Romney ka aftësi menaxhimi dhe pragmatizmi. Si konkluzion, kur fitoi raundin e parë, tregjet shpërthyen lartë, këtë radhë asgjë. Me këto premtime, nëse fiton zgjedhjet mund ta udhëheqë ekonominë për një “brom” të ri”.

DAVID AXELROD, KËSHILLTAR I OBAMËS:

“Presidenti Obama u hoqi maskën premtimeve të Romney, mbi barazimin e bilancit dhe uljet e taksave. Obama e ka bërë me pasion strategjinë e tij për investimet në vend. Ka pasur një performancë të lartë dominuese. Për njerëzit tanë që na votojnë ka qenë shumë efikas. Nevojitet të jemi realistë: të pavendosur në votim kanë mbetur pak dhe nuk di se ata që bindi Romney kur fitoi duelin e parë nëDenver, do ndryshojnë mendje”.

ED GILLESPIE, KËSHILLTAR I MIT ROMNEY:

“Romney ka konfirmuar se, nëse zgjidhet do eliminojë deficitin në bilanc dhe borxhet. Do heq rregullat e panevojshme që kafshojnë sipërmarrësit dhe do të luftojë kundër konkurrencës se parregullt të Kinës. Nuk më intereson pse Obama ka ndërruar stilin këtë radhë. Sot nuk u dha përgjigje shumë çështjeve. Lidershipi i Romney do dalë triumfues. Janë amerikanët në rolin e arbitrit..”