Luan SHMILLI/Merkel, “shuplakë” ndaj teorive të neoliberalizmit

579
Sigal

Tregjet, në këto vite kanë bërë që pak persona të pasurohen shumë, në shpinë të shumicës

 

Lajmi se një forcë e re politike në Shqipërinë jashtë Europës, po përgatit padi gjyqësore karshi kryeministrit Berisha, (me manipulim edhe të votave në zgjedhje, sipas ndërkombëtarëve edhe opozitës) ka bërë xhiron e lajmit përveçse në Shqipëri, edhe në Greqi, Itali, Francë dhe Gjermani. Lajmi, në të vërtetë edhe pse është disi befasues dhe plotëson kuadrin e alarmimit të shkrimtarit italian Roberto Saviano, në më të madhen amerikane dhe botërore “Nju Jork Time”, mbi kapjen e shteteve ballkanike dhe të tjera nga Mafia, edhe pse është vazhdimësi e qëndrimeve më të drejta të opinionit të shëndoshë qytetar dhe politik, ku Kroacia, për korrupsion ka proceduar ish-kryeministrin e saj, përsëri veprimi është i pamjaftueshëm, për të cilin ja vlen të shkëmbejmë disa mendime. Së pari, kërcënimi që AKZ i bëri kryeministrit se: “…nëse do të shesë detin, do të dënohet me burgim të përjetshëm!”, duke treguar në shtyp dhe Nenin përkatës. Kërcënimi edhe pse është i drejtë, në të vërtetë bën vetëm politikë dhe asgjë më shumë. Ta argumentojmë. AKZ, në këtë “frikë” që kërkon t’i jap Berishës, (ka bërë mirë që ka vënë në punë juristët) së pari, harron që krimi është bërë tashmë, bile ka qenë opozita aktuale që e ka denoncuar shitjen e detit dhe ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk u pasua me ndjekje penale, sipas ligjit dhe Kushtetutës… Së dyti, kërcënimi me “burgim të përjetshëm Berishës”, nuk ka vlerë kombëtare, nëse vërtetë ai ka shitur detin dhe AKZ dhe shqiptarët atdhetarë e kanë lejuar për këtë (?!) do ta dënojnë me burgim të përjetshëm! Kuptohet ndërkohë, që koha politikisht do duhet të ndëshkojë edhe AKZ dhe shqiptarët që lejuan antikombëtarin të bëjë shitjen. AKZ, ka meritë të vërtetë nëse tashmë hap dosje ligjore me specialistët e saj, për shkatërrimin e vendit, groposjen kriminale të industrisë, prerjen e pyjeve, korrupsionin me privatizimet për oborrin, abuzimet me fondet publike, vilat korruptive pranë detit, etj… Këtu ka vërtetë dëshmi të forta dhe të kryera, gjer me tragjedi jetësh njerëzore ku Gërdeci është maja e ajsbergut të mafies qeveritare shqiptare. Dhe nga këto krime të përbindshme vërtetë, mbërrihet në akuzën e drejtë për ta prangosur “virusin e Beogradit” dhe dënuar si pretendohet me burgim të përjetshëm. Ndërsa, për detin të vjen keq, AKZ bën vetëm politikë dhe nuk është në pararojë të politikës kombëtare këtu, sepse “do ndëshkojë nëse…” Kritika atëherë do të jetë: “kujt i duhet dënimi i Berishës, nëse detin ai e shiti, bile edhe kur Gjykata Kushtetuese ja kishte rrëzuar vendimin qeveritar?…

Padyshim që deklarata e ashpër e AKZ, më shumë se sa “cic-micet” e opozitës së ftohur, është një tjetër grusht në fytyrë ndaj “virusit…”, por për ato që ka bërë, nëse vërtetë AKZ e ka seriozisht dhe ka orientuar juristët e saj për denoncimet e krimeve dhe fakteve mafioze të qeverise. Këtu AKZ është në linjë me shqetësimin ndërkombëtar për mafien në qeveritë e Ballkanit, ku Shqipëria është padyshim vendi më problematik. AKZ, besoj se këtu do të fokusojë e avancojë luftën politike,  e cila i jep kësaj force të re avantazhin e mjeruar të kombit të prere, dominimin e padiskutueshëm të fqinjëve në “mbajtjen nën varfëri, vrasje, korrupsion”, sidomos prej Beogradit që ka strukturë, sipas dokumenteve dhe ngjarjeve të shkuara, edhe në Tiranë e veri të Shqipërisë. Nga këto merr spunto edhe goditja më e fundit e AKZ-së, kundër Berishës dhe qeverisë skandaloze.

Por, Berisha, njeriu i projektuar e promovuar shumë nga Ramiz Alia në vitet ’90, ka marrë këto ditë, përveçse nga AKZ, edhe nga kancelaria e djathtë gjermane Merkel, një tjetër “grusht” të fortë në fytyrë. Natyrisht për “polivalencën” e ekstremiteteve të tij të shkatërrimit total, me neoliberalizmin skizofrenik (vrasjet e përditshme, krimet ekonomike, vlerat kombëtare rrëzuar përtokë, janë pjellë e këtij aplikimi). Por, nëse gjer dje është deklaruar “normalitet jetese dhe seleksionim natyror njerëzish dhe vlerash industriale, sot është “rrezuar” përtokë Berisha dhe banda e tij monstruoze në Shqipëri edhe nga Merkel. Në një manifestim të partisë CSU, motër e partisë të saj bavareze, ajo ka goditur dhe eliminuar në mënyrë të pamëshirshme edhe ish-stalinistin shqiptar të veshur në blu, si Tito i vdekur, kundër popullit të vet. Ja deklarimi: “Tregjet nuk janë në shërbim të popullit, detyrë e madhe për ne politikanët duhet të jetë transportimi i shpirtit social të tij në botën e tregjeve dhe të financave”.

“Një grusht i vërtetë dhe i paprecedentë, kundër neoliberalizmit”, shkruan gjermania e së djathtës “Bild”, kurse gazetat italiane nuk ngurojnë ta komentojnë me hidhësinë e politikave fundosëse të Berluskonit. “La Repubblica” shkruan ( më 4 shtator 2012 ) se, Merkel ka deklaruar: “tregjet, në këto vite kanë bërë që pak persona të pasurohen shumë, në shpinë të shumicës. Është kjo klimë e rrezikshme, ka vazhduar në substancë, që më shtyn t’u kërkojë të gjitha qeverive, të zhdukin borxhet e marra, për të mos rënë në grackën e spekulatorëve”! Por, goditja e pamëshirshme e zonjës se hekurt ka qenë kur ka deklaruar: “Por problem i vërtetë është ai që mban demokracinë: fitorja e ndershme e zgjedhjeve, kur them këtë kam parasysh se qeveritë duhet t’i fitojnë zgjedhjet kur kanë stabilizuar së bashku financat dhe kur nuk shpenzojmë më shumë se sa kemi arkëtuar!” Ka, natyrisht edhe të tjera kuptime nga fjala e saj politike, që lidhen me solidaritetin që Gjermania duhet t’i japë mbështetje vendeve problematike, natyrisht më parë garancitë ekonomike dhe industriale në funksionim, dhe mbi të gjitha forcimi i demokracisë. Sigurisht, Merkel as mund të ketë ndërmend, përherë Shqipërinë që ju shfaq aq papritur dhe plot mistere edhe në Kinën e kapitalistëve komunistë, si ka shkruar ditë më parë Telegraf, aq më tepër neoliberalistin ish-stalinist të këtij vendi “vëlla fatkeq”, prej vetvetes. Fundja, nëse ish-stalinisti, sipas shtypit udhëton veshur me antiplumb dhe me eskortë 140 vetë, Merkel pi edhe birrë, e qetë dhe plotësisht e lirë mes popullit. Fundja edhe fjalimi i saj më i fundit kishte epiqendër, jo kapitalistët e pasuruar nga politika dhe qeverisjet, por popullin dhe mirëqenien e tij të përgjithshme.

 *Nga Italia, për “Telegraf”