Luan SHMILLI/ Esenca e kapitalizmit

601
Sigal

Të djathtët konservatorë Regan dhe Thecer, shkaktarë themelorë të krizës së sotme dhe depresionit ekonomik botëror

Mijëra argumentet për të shpjeguar krizën, në të cilën janë zhytur vendet perëndimore prej pesë vjetësh, nuk janë shumë bindëse dhe si ka kujtuar Vladimir Giacche, duke na risjellë ndër mend justifikimet e John Belushit në filmin “Blues Brothers”.

 Për të bindur ish të fejuarën e braktisur në altar dhe për të mos e vrarë, Belushi thotë: “Atë ditë më mbaroi benzina. U shpua njëra gomë makinës. Nuk kisha para të merrja taksi! Kostumi im i martesës nuk erdhi në kohë nga rrobaqepësia. Më erdhi dhe një mik nga larg që nuk e kisha parë prej vitesh. Dikush më vodhi makinën. Ra dhe një tërmet! Ishte e tmerrshme përmbytja. Një mal me pengesa!..”

Nga njëmijë shpjegimet për krizën, ne po shtojmë edhe një tjetër: lirinë e pafundme të lëvizjes së kapitaleve, që në fillim të viteve ’80 vendos fundin e kompromisit të madh të Bretton Ëoods themeluar pikërisht mbi ndalimin e qarkullimit të kapitaleve, tek i cili bënte kundërpeshë liria e qarkullimit të mallit.

Prishja u bë nga dy liderë të së djathtës konservatore, Regan në SHBA dhe Thecer në Angli, që përcaktoi një kthesë të plotë në raportet e forcës si mbi kapitalet dhe punën po ashtu dhe mbi kapitalizmin dhe demokracinë, gjë që krijoi një kusht me një avantazh të fortë për ndërmarrjet e mëdha private në konfront me shtetin kombëtar. Nga ky moment aftësia e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi shkoi në të kundërt me një ridimension drastik, ndërsa punëtorët filluan të ndjejnë goditjet e delokalizimeve produktive. Liberalizimi i kapitalit paraqiti ndërkohë lëvizjen decizive që influencoi në evolucionin e ekonomisë botërore dhe i dha nisje fazës së kapitalizmit financiar.

Për të thënë të vërtetën, edhe në idetë e ekonomistëve klasikë liria e lëvizjes së kapitaleve nuk është parë me sy të mirë. Një mendimtar i madh si David Ricardo kishte paralajmëruar mbi rrezikun e pritshëm të ikjes së lirë dhe braktisjes së tyre.

Kapitalet (paratë) i kishte vëzhguar thellësisht duke shpallur se “nuk janë valixhe

të transportueshme me indiferencë nga një pikë në tjetrën të botës: janë elementë esencialë të kontekstit social, në të cilin spostimi nuk mund të mos përcaktojë konsekuenca të dukshme në fatin e kohezionit social. Për këtë motiv të çrrënjosësh dhe transferosh kapitalin në çdo pjesë të botës, pa konsensusin e komunitetit, nuk mund të quhet një sjellje e denjë”.

Por ka edhe probleme të tjera shumë të rëndësishme, sepse po krijohet një treg financiar integrues që lejon kapitalet e të gjithë botës të hyjnë në lidhje duke i dhënë vend “Internacionales së kapitalistëve”, një elitë globale që përmban tek vetja një fuqi të pamatshme. Apeli i Karl Marksit: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, çuditërisht realizohet, por në të kundërt: kapitalistë të të gjitha vendeve bashkohuni”.

Tregjet financiare bëhen një institucion i strukturuar dhe fillojnë të shprehen si qeveritë. Është i mirënjohur në fakt që, në Wall Street mbahen mbledhje periodike të drejtuesve të bankave më të mëdha dhe të shoqërive financiare të cilat stabilizojnë taksat e interesit dhe përgjatë vendimeve për investime dhe disinvestime, mund të ngrenë a rrëzojnë besimet e qeverive që shpesh aktualizojnë politika ekonomike jo të drejta dhe janë në gjendje të kushtëzojnë fatet e gjithë popullsive.

Ndryshimi i raportit të forcës ndërmjet kapitalit dhe faktorëve të tjerë të prodhimit, nga njëra anë dhe ndërmjet kapitalizmit dhe qeverisë demokratike në anën tjetër, paraqesin dy faktorë themelorë që janë në themel të procesit të financimit. Por ka dhe një tjetër motiv, konkurrenca e pamatshme që stabilizohet pas liberalizimit të lëvizjes së kapitaleve ndërmjet kapitalizmit nacional dhe tregut financiar ndërkombëtar. Kjo konkurrencë mpreh dhe rrit rëndësinë e përfitimit duke rimarrë një pozicion dominues dhe me atë shpërndarjen dhe ndarjen tek aksionistët dhe rikërkimi vazhdon për rritjen e kuatacionit në aksione, tregues suprem në efektivitet dhe forcë. Financuesit marrin kështu një rol qendror në administrimin e uniteteve të mëdha produktive duke imponuar vizionin e tyre botës, paraqitur me të ardhurat e menjëhershme, për ta pasur me çdo kusht.

Kjo është situata të cilën duhet ta përmbysim me çdo kusht, nëse duam realisht të dalim nga kriza. Vendimet e marra nga Banka Qendrore Europiane (BQE) mbi ndërhyrjet “antispred” (kundër spekulimit), paraqesin një hap të parë të rëndësishëm për të rindërtuar sovranitetin monetar të BE dhe për të ridimensionuar influencën e spekulimeve financiare mbi politikat ekonomike të vendeve në vështirësi. Tashmë është e qartë për të gjithë se tregjet financiare paraqesin amplifikime të mëdha fiziologjike, aflutuacione ciklike ngaqë ndezin mekanizmat grumbulluese që vetëushqehen. Kur ka zhvillim tregjet hedhin benzinë mbi zjarr dhe amplifikojnë ekspansion, por kur ka krizë tregjet e shtyjnë ekonominë drejt depresionit. Për këtë është e nevojshme të bëhet shumë më shumë: politika duhet të kthehet dhe të fiksojë rregullat themelore të lëvizjes së kapitaleve në nivel botëror. Duhet një Breton Ëoods i ri, këtë herë nën shenjën e Keynes. Nuk është një reformë. Është një revolucion.

Përktheu për “Telegraf”/ Shkrimi botuar në “La Repubblica”, Shtator 2012