Luan SHMILLI / Epiri Ilirik dhe vetëpërshkrimi i historianit filogrek Hammond

695
Sigal

Ish- presidenti grek z.Kostas Stefanopullos, hap pozitiv për Epirin, por vetëm një çast… Rikthehet në pozita shoviniste duke kërkuar që Korça të kthehet në minoritet…

Ish-presidenti grek, z.Kostas Stafanopullos, sipas një gazete shqiptare on-line, ka deklaruar gjatë punimeve të Konventës së VI Panepirote se, ai vet është me origjinë nga një fshat mes Delvinës dhe Sarandës që quhet Dhrovian. Nuk e ka vizituar kurrë fshatin e tij të prejardhjes dhe se: “Shpesh mendohem të shkoj atje”.

Dhe më poshtë ish- presidenti deklaron tërheqjen e paplotë të shovinizmit, natyrisht tërheqje pozicioni se: “shqiptaret dhe grekët kanë pretendimet e tyre për Epirin…” shkruan gazeta duke perifrazuar më tej ish- presidentin: “Këto gjera tashme kane mbaruar dhe nuk duhet t’i kthehemi kohës së vjetër”. Duket racional një gjykim i tillë, por që menjëherë prishet kur pas këtyre fjalëve të drejta me tërheqje jo të plotë, ish- presidenti grek kërkon që vllehtë të përcaktojnë kufijtë e tyre dhe Korça të trajtohet si minoritet.(?!)

Një rikthim dyfish mbrapa. Jo vetëm pse vllehtë janë “Vëllezërit ilirë që perandoria e Romës, bashkë me grekët i çoi në ruajtje të kufijve lindorë të perandorisë dhe që u rikthyen në trojet e tyre me ndryshime prej emigrimit, pas rënies se perandorisë romake, dhe u tipizuan me fjalën më të lashtë ballkanike, vëllazën, vëllezër, vllehër, por përherë me shqiptarët kanë shkuar vëllazërisht dhe kanë dhënë gjithçka për atdheun e përbashkët, ndaj nuk ja vlen të diskutohet. Për Epirin, po, madje duhet ta sendërtojmë me mbiemërorin që meriton dhe nga rrjedh: Ilirik. Epiri ilirik! Fjalët e para të ish- presidentit janë të vlefshme. Të tjerat, nuk kanë më vlerë. Nuk është herezi ta shprehim kështu. Pikërisht, këto me “pretendime” duhen sqaruar. Nuk mund të ketë dy të vërteta. Varet shumë si mbrohet e drejta, e vërteta. Ne duhet ta pranojmë sfidën duke sjellë fakte. Dhe i kemi. Natyrisht, ja vlen të “ndeshemi” për ato, me shqiptarin e lashtë të ikur nga Dvorjani që kërkon të vijë:dhe le të vijë, lirshëm, të shoh token e të parëve të tij epirotë dhe aspak grekë. Pikërisht këtu ja vlen të tregojmë. T’i tregojmë, për shembull ç’thotë filogreku i njohur prof.Hammond, i cili çuditërisht flet qartë kush është Epiri dhe epirotët. Sigurisht ka shumë të tjerë, por historiani i njohur Hammond ka shkruar shumë për grekët dhe për shërbime, si thotë Prof. i nderuar shqiptar Kristo Frashëri, Hammond është edhe dekoruar me medalje prej grekëve. Nuk di mirë ku Prof. Frasheri ka kapur “mat” Hamond, që për Epirin flet këto që përkthehen me saktësi të madhe.

Ja ç’shkruan Hammond për Epirin në: “Gedea”, Enciklopedia italiane “De Agostini”:

-Krahina:

9203 kilometër katror. 325 mijë banorë, në Greqinë perëndimore. Përfshin rrethinat e Artës, Janinën, Thesprotinë dhe Prevezën. Shtrihet në kufi me Shqipërinë, nëpërmjet vargmaleve të Pindit, në Lindje dhe detit Jon, në perëndim, si një krahinë malore ngritur mbi relieve gëlqerorë, në lartësinë më të madhe 2637 m. në malin Smolikas, vendosur paralelisht me brigjet e pasura në fenomene karstike. Përshkohet nga lumenj të ndryshëm (Sarantaporos, Aoos, Thyamis) në klimë kontinentale, me ndikim mesdhetar përgjatë brigjeve. Vlerat kryesore ekonomike të banorëve janë agrikultura, (drithërat, vreshtat, duhani, agrumet, ulliri) rritja e kafshëve bujqësore dhe dhitë, si dhe shfrytëzimi i pyjeve. Qytetet kryesore janë Janina, Arta, Preveza dhe Igumenica.

-Historia: Historia nga fillimi në kryqëzatën e IV.

Në origjinë emri Epir përshkruan gjithë bregdetin perëndimor të Gjirit të Korinthit, duke treguar tokën në këndvështrim me ishujt e Jonit. Që nga kohët më të lashta, Epiri kishte influencë mbi Greqinë, falë orakullit të Dodonës i njohur edhe nga Homeri. Në shekullin e VIII, para Krishtit, Epiri ishte i banuar nga popullsi me prejardhje ILIRE, i organizuar mbi bazë “cantonale”, midis të cilëve shquheshin Kaonët, Thesprotët dhe Molosët.

Në shekujt V-IV para Krishtit, dinastia e Molosëve (të mbiquajtur edhe Eacidi, prej Eakut, stërgjyshit të Pirros, prej të cilit ata konsideroheshin pasardhës) bëri bashkimin e Epirit, i cili hyn më pas në orbitë me Maqedonasit falë martesës së Filipit të II të Maqedonisë, me Olimbinë, motër e Aleksandrit të I molos, i cili në vazhdim (336 para Krishtit) merr nuse Kleopatrën, vajzë e mbretit të Maqedonisë. Epiri arrin fuqinë e pamposhtur dhe bën pushtime me Pirron, djalë i Eacidit, i cili zgjeron kufijtë prej Akarnisë gjer në Durrës duke përfshirë edhe disa pjesë të Maqedonisë. Mbas vajtjes të palumtur të Pirros në Itali (u thirr për ndihmë nga jugorët, që sulmoheshin nga Roma ende e pafuqishme plotësisht-shënim i përkthyesit) vjen fitorja e tij e pavlerë kundër Antigon Gonatës, pas së cilës mbërrin dhe vdekja e tij në Argo (272, para Krishtit)

Epiri shkon në dobësim të madh nën mbretërinë e djalit të Pirros, Aleksandrit të II-të, dhe më tej akoma nën regjencën e dobët, që u vendos mbas vdekjes së këtij të fundit.(255 para Krishtit). Më 331 para Krishtit, monarkia e Eaklidëve është rrezuar nga një “revolucion demokratik” duke u ngritur një republikë e tipit federal me kryeqytet Fenice, i cili mori herë pas here goditje prej maqedonasve, të cilëve u dha territore në kufij dhe së fundi romakëve që pushtuan bregdetin. Në vazhdim Epiri bëhet aleat me maqedonasit në luftë kundër “Lidhjes së Etolëve” (Lufta e përbashkët 219-217, para Krishtit) ndërsa qëndron neutral në luftën mes maqedonasve dhe Romës. Më 198 para Krishtit, shohim se Epiri lidhet me romakët kundër Filipit të V-të. Duke qëndruar besnik aleancës me romakët, merr pjesë në luftën kundër Etolëve, në konfliktin e shpërthyer me Antiokun e III-të të Sirisë. Në luftën e III-të maqedonike, Epiri këtë herë përkrah luftën e mbretit, Perseut, maqedonas kundër romakëve, ndaj pas humbjes (168 para Krishtit) ndëshkohet me plaçkitje, shkatërrime, terror nga romakët, të cilët përzunë 150 mijë njerëz duke i burgosur dhe çuar nga Epiri drejt Romës. Më 148 para Krishtit, Epiri është qeverisur nga provinca romake e Maqedonisë dhe më vonë nga ajo e Akaisë. Në shekullin e II-të, para Krishtit, bëhet vet provincë. Por Diokleziani, (perandor romak me origjinë ilirike- shënim i përkthyesit) e ndan në dy provinca. Epiri i vjetër me kryeqytet Nikopolin dhe Epiri i ri me kryeqytet Durrësin. Me ndarjen e perandorisë romake, Epiri i kaloi Bizantit.

-Historia nga rënia e perandorisë bizantine gjer më sot:

Me rënien e perandorisë bizantine, si vepër e latinëve, në kryqëzatën e IV (1204), despotati i Epirit mbeti nën varësinë Niceas dhe të Tribisonndës, i treti shtet bizantin, themeluar nga Mikeli i I-rë, Engjëll Komneni (1204-1215) duke u zgjeruar me Shqipërinë e sotme aktuale, dhe pjesë të Greqisë së sotme.(Gjer në gjirin e Patrës) Epiri (ilirik) rivaret sërish nga Nicea, në luftë kundër latinëve. (Kryqëzuesve) me rimarrje të Bizantit.

Teodori (1215-1230) ja arrin të marr Selanikun (Tessalonica), Maqedoninë dhe Thrakinë duke iu afruar objektivit final, Kostantinopolit, por u përzu prej bullgarëve dhe në vazhdim nën pasardhësin e tij, Manuele (1230-1237) dhe Mikele II, (1237-1271), perandorët e Niceas, (Nishit) ndërmorën aksione të fuqishme mbi bullgarët duke paralizuar iniciativat e tjera të despotatit. Rikrijuar nga Mikele VIII Paleologo, perandoria bizantine (1261) lufton me despotin Nicifor (1271-1296) dhe Tomazo (1296-1318), të cilët rezistuan dhe patën fate të ndryshme në sovranitetin perandorak. Shtrirja e prejardhjes së Mikele Engjëll Komneni, despotati kalon nën uzurpim tek Orsini i Cefalonisë; Nikolla (1318-1323), pastaj tek Xhovani (1323-1335) dhe tek Niqifori II, (1335-1358). Ky i fundit, mbas një mbretërimi aventurioz me pavazhdueshmëri, vdiq duke luftuar kundër një udhëheqësi shqiptar. Despotati pushoi së ekzistuari. Nga fundi i shekullit XIV, Epiri (ilirik) ishte formuar nga një numër principatash shqiptare. Këto principata iu bashkuan heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, por pas vdekjes së tij e gjithë zona kalon nën dominimin turk.

Mbas luftërave për Pavarësi në Ballkan (1913) krahina e Janinës iu bashkëngjit (me tradhti të Esad Pashës, komandant i garnizonit turk), ndërsa pjesa tjetër jugore iu ligjërua shtetit të ri, të pavarur shqiptar.

-Bibliografia: N.G.L.Hammond, Epirus, Oxford, 1967.

Përgatiti dhe përktheu, për “Telegraf”