Luan SHMILLI / Bujqësia primitive shqiptare përballë bujqësisë me grataçela në botë

589
Sigal

Teknologjia/Edhe në Suedi po ndërtohen grataçelat e bujqësisë moderne. Docenti mikrobiologjik Dickson Despommier, shpikës i kësaj ideje

Këto ditë është njoftuar se, Berisha ka shkuar në një fshat të Kavajës dhe ka nisur të tjerrë përrallat e tij mbi frymëzimin e fshatarëve nga bollëku i prodhimeve të duarve të tyre dhe nga e ardhmja që, e pret fshatin nëse do të “votojë” Berishën. E dha shtypi online dhe me siguri mediat e blera të qeverisë kanë shkrirë talentin e tyre për ta bërë këtë vizitë sa më të dukshme dhe bindëse për qytetaret nën krizë të rëndë dhe jetë mizerable! Në shtyp më tej thuhej se, Berisha kish ftuar me shpoti edhe liderin e opozitës, Edi Ramën, të shkojë të shikojë përparimet dhe madje le të marrë edhe penelin pasi do të frymëzohet dhe do të bëjë piktura. Kjo, mbase sepse Saliu, i frymëzuar nga përparimet në fshatin e Kavajës (në Kavajë e humbi bashkinë e shumë mburrur për fitore), ka kapur edhe profesionin e tij, tha një emigrant po nga Kavaja, këtu në Itali, dhe pasi ka parë tokat me parcelizime e gardhe radhë- radhë, qymeze pulash dhe kasolle lopësh, ka nxjerrë aparatet e matjes së tensionit, dhe si doktor i dikurshëm, ka vizituar fshatarët… Dhe meqë ka bërë këtë punë vetë, i thotë Ramës, bëj dhe ti profesionin se unë u frymëzova nga tensionet e fshatarëve… Kjo duhet të jetë, përfundoi emigranti, se ndryshe duhet të jesh i çmendur që atë që i kërkon tjetrit, nuk e bën vet!” Unë qesh me zgjuarsinë e kavajasit emigrant dhe i them se me siguri edhe ministri i bujqësisë moniste, Pirro Dodbiba, nuk ishte kaq i marrë sa Berisha!… Por një a dy ditë më pas lexoj po në shtypin online se dhe Rama kishte shkuar në një fshat të Lushnjes dhe ishte takuar me fshatarët, të cilët ndryshe nga ata të Kavajës, i kanë treguar vështirësitë e prodhimit, drejtuesit të opozitës. Problem ujitja thuhet. Rezervuari që është bërë që në kohë të Enverit është mbushur nga prurjet me llum dhe askush nuk e pastron. Ujë nuk ka. Rama premton dhe me të drejtë bën opozitë për qeverisjen e Berishës. Për të dy vajtja në fshat nuk është e keqe, megjithëse duhet thënë për kohën e sotme, është reminishencë (kopjim) nga e kaluara moniste. Politika moderne sot, çon atje specialistët, bankierët, dhe i mat “kokën me spango fermerëve”, nëse pranojmë t’i quajmë ata të varfër, kështu që kur nuk kanë ujë për bimët, në të vërtetë nuk kanë prodhim, nuk kanë asgjë. Ndaj dhe domatja, mishi, vezët etj., vijnë nga Maqedonia. Nuk di sa e nxjerrin koston e një sere të gjatë 100 metër, ekonomistët e bankës që fermerëve të grupuar e duan të gatshme, sepse edhe agronomët kanë gjetur e përcaktuar tokat për prodhim duke u siguruar “prapavija” shkencore, ujitjen aq të suksesshme në Izrael, me pika që vjen e shpërndahet nga centralizimet kompjuterike i përzierë edhe me plehrat e nevojshme agro-bujqësore… Këto duhej t’i kishin siguruar, këto 20 vjet, ministrat e bujqësisë, bankat për kreditë, dhe personeli shkencor tek koka e fermerëve të kooperativizuar, si në Izrael, Francë, Gjermani, Itali (kjo e fundit ka mbi 70 mijë kooperativa, të vetmet që nuk njohin krizë dhe punësojnë njerëz). Natyrisht nuk bëhet fjalë për kooperativat e skëterrshme, qëllimisht të monizmit, ku Saliu në ndryshim nga Rama, ka qenë komunist në strukturë të lartë zgjedhje e punësimi. Bota sot për të përballuar krizën i është drejtuar vetëm prodhimit. Prodhimit real, i cili duhet konsumuar sa më shpejt dhe për këtë duhet edhe tregu. Nga kjo pikëpamje, pavarësisht thellësisë së problemit (të dy e bëjnë thjesht për politikë, por të dështuar se edhe fshati është ngritur në nivel) që të dy kanë objeksionin e europianëve në krizë, për prodhimin. Europianët sot janë ndryshe, tepër realistë dhe pa politikë thjesht për vota në këtë drejtim. Ata e dinë mirë, sipas “La Repubblika” 21 shtator 2012: “Njerëzit gjithnjë e më shumë po i largohen tokës dhe punëve të saj agro-bujqësore”. Por dhe nevojat për ushqime janë në rritje. Kjo është e deklaruar dhe kontradikta kuptohet çfarë sjell. Edhe në Shqipëri kjo ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen, nëse shkencëtaret nuk gabojnë për perspektivën. Ç’duhet bërë? Realitetet i bëjnë njerëzit, jo politikanët. Njerëzit duan një jetë më të mirë, të pastër, me punë teknologjike, argëtuese, dhe vlerësuese në pagë…Është e vështirë të arrihet gjithçka. Aq më tepër në vende që edhe pse kanë shumë ujë e diell, si Shqipëria, nuk kanë “potencë” intelektuale dhe financiare të shpërthejnë me projekte, punë e realizime moderne mahnitëse. Jo, këto vende, si Shqipëria duan vetëm pushtet për pak njerëz, dhe shtypje, varfëri, injorancë sa më shumë tek qytetaret. Të paktën Berisha këtë e ka vërtetuar. Do vetëm pushtetin e tij. Rama në qeverisje nuk është provuar, ndërsa pushtetin e vogël të Bashkisë së Tiranës e ka kryer mirë. Prodhimi mbetet prioritet, por mënyra si shkon Berisha dhe Rama lënë për të dëshiruar. Shkojnë si dikur, kur koha moderne ka ndërtuar “mullarë” vertikal. Që nga frutat gjer tek sallatat dhe erëzat. Toka jep prodhim, por dhe faktorizohet nga koha, reshjet, ngricat, thatësira. E kemi provuar. Ndërsa në këtë piramidë, mullar grataçele, është fusha dhe kodra, uji dhe temperatura, punëtorët dhe drejtuesit. E ka eksperimentuar së pari Universiteti Columbi dhe në Çikago, Nju Jork, por dhe në Holandë, Francë dhe së fundi dhe Itali, janë bërë të shumta. Ideja ka qenë e Dickson Despommier, docent i mikrobiologjisë në Universitetin Columbia dhe është eksperimentuar që në vitin 1999. Paratë për ndërtimin e piramidave “mullarë”- grataçelë, kanë ardhur nga një kooperim privatësh. Pjesa e bimëve është pothuaj përherë nën diell, pjesët e tjera, magazina, banesa, gjer dhe diskotekë. Gjithçka e kompjuterizuar dhe plotë efektivitet prodhimi, i cili me ashensor pasi paketohet shitet po në gratacielë, në katet e para… Natyrisht në Shqipëri, këtë nuk e ka menduar ende Edi Rama dhe Saliu! Koha tjetër duhet të vijë shpejt edhe për shqiptarët që prodhojnë!

Për “Telegraf”, nga Italia