Luan SHMILLI / Berisha, rekord në not si Musolini dhe Mao Ce Duni

634
Sigal

Tre rekordmenët kryeqeveritarë botërorë të notit në shtypin italian

Ka ndodhur shpesh që artistë estradash a klounë cirqesh të imitojnë politikanë, kolegë artistë ose qeveritarë të ndryshëm. Çdo vend i lirë sot ka imitatorët e tij dhe kjo është normale sepse shërben për të sjellë në publik sa më shumë humor dhe gjendje shpirtërore të lartë edhe pse shumë herë tani “lartësia” e gjendjeve shpirtërore tek njeriu i punës dhe prodhimit, njeriut që mban me supet e tij shtetin dhe shtetarët është për tokë. Ende jo të gjithë shqiptarët këtë e dinë mirë, por dhe kryeqeveritarët, qeveritarët, politikanët, gjer tek nëpunësit rrogëtarë, me sa kemi hetuar këtë “ofiq pushteti” e quajnë pllakë guri të dhënë, ku qytetarëve të paditur, atyre gjysmë të ditur; intelektualeve të frustuar nga mashtrimet e në jetese të varfër, u duhet vënë mbi kokë si kapele dhe mbi këtë pllakë duhet të duket këmba e pushtetit, postit, nëpunësisë teksa përkul, shtyp a vret qytetarin. Sidomos nëse ai proteston dhunshëm si europianët….

Në të vërtetë një qeverisje e tillë, që Shqipëria e ka edhe sot, nuk i duhet qytetarëve. Në asnjë vend perëndimor, nuk mund të pranohet një mentalitet i tillë që “noton” plot mashtrim, madje tepër lirshëm mbi kokën e qytetarëve. Në Shqipëri kjo ndodh edhe sot. Natyrisht, pushtetarët janë “notarët” që notojnë mbi detin e madh të qytetarëve. Dy miq të mi të hershëm, imitatorë dhe artistë të humorit, Cekja prej Skraparit, por i mirënjohur si Cekja i Beratit dhe Përparim Gjika prej Fierit, aktor për disa kohësh në Estradën e Beratit, kanë dhënë imitime të spikatura, sidomos i shquari Ceke, sa edhe në monizëm tronditi gjer kupolën e PPSH, kur fliste për “rrogëtarët e qejfit”, centralistët duke imituar një përfaqësuese të lartë të sistemit, e cila për disa kohë i vuri “pllakën e gurit mbi kokë të famshmit Ceke,” dhe sipër saj këpucën moniste të dënimit. Sot, Cekja i Beratit sërish imiton. Nuk di mirë, nga largësia, çfarë bën Përparim Gjika, që për të punuar shkoi nga Berati në Fier. Në Top Channel ka një gjeneratë të rinjsh imitatorë që vërtet të impresionojnë. Natyrisht “maestro” mbetet dhe artisti Agron Llakaj. Berishën, për shembull, askush nuk e bën më mirë se ai. Dikur, kur Berisha me “iniciativën e tij revolucionare”, kërkonte në Berat të gjente kryetarin e ardhshëm të PD, duke i telefonuar një sekretari të komitetit të PPSH së rrethit t’i jepte një kandidaturë (dhe ky i PPSH i dha një për PD, por që u dekonspirua padashur, kryetari i sotëm i bashkisë, nga telefoni i hotel turizmit, bën më pas me zë, Berishën duke i telefonuar sekretarit:

“Shoku sekretar, jam Berisha…kam ardhur për atë…”

“Kur paske ardhur pa na njoftuar? Unë ta dhashë kandidaturën…”

“Dakord…shoku sekretar, nuk kam asnjë vërejtje…por kam çështje të tjera…dua ndihmën e partisë…Shoku Ramiz…”

“Shoku Berisha, nuk shkon partia tek anëtari i saj, por anëtari i saj shkon tek partia edhe kur shoku Ramiz i ka ngarkuar një detyrë të lartë në shërbim të saj!Potë pres në zyrë!… Pastaj pimë kafe!…”

Dhe kryetari aktual i Bashkisë së Beratit shkoi në zyrë. Kishte dhe atëherë një post monizmi dhe nuk kishte vështirësi të ngjitej në katin e tretë e të hynte në zyrë.

“Jam Berisha,” i tha sekretarit,”Të fola nga turizmi!”

Kishte bërë vërtet artistin me imitim zëri, në telefon. Sekretari natyrisht, u befasua, e pranoi sfidën, por nuk po kuptonte si “sekreti” kishte dalë kaq shpejt… Imitacion që flet në të gjitha format edhe sot. Ka shumë domethënie duke mbetur në thelb imitimi i mirë artistik i një jo artisti sot kryepushtetar i qytetit.

Por dhe Berisha vet është imitator. Natyrisht aspak me vlera artistike, por politike imitacionet e tij janë. Ka shumë të themi kë politikisht imiton me gjestikulacione, mimikë, ngritje gishtash, ecje, zemërim, inaugurime kanalesh, rrugicash dhe takime politike me fëmijët, pa mëdyshjen më të vogël i ngjajnë Titos. Edhe flamurin blu, të partisë, me germa të bardha e ka pa asnjë vizgë të kuqe shqiptare, si porosi të udhëheqësit jugosllav që porositi shpurën e tij: “më vishni në blu kur të vdes (lexo “Telegraf”, muaj më parë). Treni që çoi të vdekur Titon nëBeogradu vesh në blu me shkronja të bardha: “Lavdi Tito,fitorja të ndjek nga pas! “Por Berisha imiton edhe kur vetshpallet kampion noti. E ka deklaruar përherë këtë thyerje rezultati, shtypi shqiptar dhe sidomos ai i partisë së tij dhe mediave që financonin. E vërteta është ndryshe. Madje tejkalon edhe të dhënat krejt reale të kolegut M. Baze që mjeshtërisht i ka bërë një “sinoptikë” kampionit Berisha ngaqë ka ngrënë bukë me të dhe thotë që Berisha gjer disa vjet më parë nuk dinte fare not…dhe “vetshpallet” kampion. Bazegabonvetëm në një pikë. Nuk thotë se kampion ka qenë Benito Musolini, të cilit rezultatin ja theu Mao Ce Duni. Ja edhe në shtypin italian kanë dalë për saktësi faktet dhe jo paqëllim unë i sjell për lexuesin e “Telegraf”. Nuk ka tjetër kampion përveç Mao Ce Dun, i cili për një orë ka notuar 14 km. në lumin Jance. Berisha nuk është aspak një kampion noti. Ai vetëm imiton Musolinin dhe Maon. Mbase kanë mbetur në thellësi të mendimit të tij të krisur, për të çuar më tej “projektin” që thuhet se diku brenda Beogradit është hartuar, për të ringritur Titon dhe poshtëruar kudo shqiptarët!…

Nga Italia, për “Telegraf”