Luan SHMILLI / Amerika dhe Italia ndërtojnë bunkerë kundër frikës atomike

19

Apokalips apo luftë atomike? Amerikanët dhe europianët fillojnë të ndërtojnë bunkerë. Shqipëria i kishte falas dhe tani nuk i ka më

Për shqiptarët e traumatizuar nga politika obskurantiste e Berishës mbi: “të gjitha të këqijat e së kaluarës moniste”, për rrjedhojë këtu hynin edhe masat mbrojtëse nga rreziku i goditjeve atomike, apo dhe Apokalipsi, si kërkojnë ende të hamendësojnë shkencëtarë seriozë dhe falltarë të patundshëm. Dhe koha kthehet pas, ose në më të mundshmen, qeveritarë me arsenal atomik mund ta kthejnë pas, por dhe natyra, mund të behet shkas… Këto rreshta gazete ndofta do të përbëjnë surprizë, mundet dyshim por dhe keqardhje e natyrisht, pse jo, të shpallurën edhe për të tjera gjëra: “Ç’idiotë shqipfolës kemi në qeverisje!” Kjo, sepse rreziku goditës për zona të caktuara a gjithë botën ekziston.

Më i mundshmi, rreziku nga goditjet atomike, sipas shtypit jo vetëm është eminent, por po shfaqet përditë edhe hapur. Së pari nga kryeministri i Izraelit, Netanjahu, i cili për frenim të goditjes së Iranit nga SHBA, që nuk miratojnë sulmin mbi Iran, ka marrëdhënie të akullta me Obamën. Por, këto ditë është diktatori i Iranit, Ahmadinexhad, ai që pa ju dridhur zëri deklaroi para OKB-së se: “Irani është i gatshëm të mbrohet”, duke zbutur me “mbulesë” mistike të vërtetën e kontestuar se “armatimin atomik e ka vetëm për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie…”. Nga ana tjetër shkenca dhe fantashkenca, numërojnë ditët e mbetura të globit tokësor, gjer në fund ditën e 23 dhjetorit 2012, kur asgjë të mos mbetet. Gjithçka do të përmbytet dhe digjet… Hipoteza Maya rikthehet sërish, duke bërë më prezent misticizmin dhe kalkulimet shkencore me paqartësi pothuaj të gjithë. Natyrisht, nuk jemi ndër të preferuarit e tyre që shohin Apokalips, që sugjerojnë frikë… Jeta do të vazhdojë, por çfarëdo të ndodhë dhe çfarëdo që të vijë papritur, në të gjitha rastet librat e shkencëtareve dhe profecitë e magjistareve, pas 23 dhjetorit nuk do të vlejnë më…

Por rreziku i parë, ai i vetëshkatërrimit të botës me goditjet atomike, gjithsesi edhe nga ç’ka thamë më sipër, është i mundshëm. Urojmë të mos ndodhë edhe këtu gjë! Por kjo dëshirë publicitare nuk vlen. Nuk vlen së pari, pasi është një program i posaçëm televiziv në SKY, që filloi të hënën e kësaj jave të transmetojë “ankthet” dhe masat që duhen marrë për t’i shpëtuar asaj të keqe të madhe, që mund t’u vijë popujve të pambrojtur nga “marrëzitë”e qeveritareve dhe Apokalipsi. “National Geographic” ka titulluar programin mbrojtës: “Apokalipset” dhe seancë pas seance regjistrimesh, intervistash dhe punë e përvojë konkrete, nga njëri emision në tjetrin, kërkon që njerëzit të ndërgjegjësohen si të mbrohen vetë, familjarisht a kolektivisht, kur shteti nuk i ndihmon. Dhe mbrojtja atomike a apokaliptike kërkon rigjallërim energjish individuale, duke kërkuar mundësi apo rrethana të favorshme, për të ndërtuar vet bunkerë, tunele në lartësitë mbi 50 metër nga niveli i detit dhe gryka malesh a kodrash rrethanore. Është edhe shtypi i së djathtës italiane për shembull (Corriere della Sera, 25 shtator 2012) që kërkon të ndërtohen bunkerë privatë, të cilët do t’i rezistojnë goditjeve atomike, të jenë higjienikë dhe me kushte mediko-sanitare dhe ushqimore për jetën. Në këtë kontekst edhe shtypi amerikan ka filluar fushatë sensibilizuese duke u kërkuar edhe ai qytetarëve të shpenzojnë për të mbrojtur jetën duke ndërtuar bunkerë! Marko Crotta, 40 vjeç prej Milanos, është ndër të parët italianë, njofton “Corriere della sera”, që ka kapur kohën në kohë dhe jo vetëm ka ndërtuar vet bunkerë anti-atomikë, por gjithë të afërmit dhe miqtë e tij i kanë ndërtuar ato dhe po i pajisin për jetesë normale. Marco Crotta me shumë të tjerë ka krijuar një shoqatë “Prepper.it” me të rinj, për të ndihmuar kudo në ndërtimin e bunkerëve duke e shtrirë rrjetin e bunkerizimit të Italisë nga Sicilia në Milano. Marco tregon se, ka ndihmën edhe të disa profesorëve në universitetet e Italisë që nxisin edhe studentet, të cilët që të “jenë të gatshëm” duhet urgjentisht të ndërtojnë bunkerë për të shpëtuar veten dhe familjet në rast rreziku. Jo paqëllim gazeta e madhe italiane “Corriere della Sera”, ka vënë titullin: “Unë që do jetoj mbas fundit të botës”. Natyrisht, projekti ka kosto pasi duhet hekur me shumicë dhe çimento speciale.”Më mirë një bunker anti-atomik se sa një vilë buzë detit” shkruajnë komentues në blog. Dhe projekti i ndërtimit të bunkerëve thuhet se është blerë në një shtet lindor, thotë shtypi dhe po zbatohet rreptësishtë. Gjer dhe mjete të rënda makinerish e betonarmeje kanë gjetur punë në ketë ndërmarrje gjigande private. (Telegraf njoftoi ditë më parë se edhe Berluskoni ka ndërtuar tunel atomik që e çon atë nga vila personale gjer poshtë detit, por ndërtimi është bërë me paratë e shtetit ndaj dhe po hetohet). Natyrisht, ndërtimi i bunkerit nuk mjafton të të shpëtojë jetën, duhen edhe mjetet e jetesës. Marko tregon se ka çuar në bunkerin e familjes së tij frigorifer nën beton, krevat portativ, sobë, gjer dhe kompjuterin, tv dhe makinë kafeje. Për t’i vënë në punë pajisjet e domosdoshme ai ka siguruar dhe panele me energji diellore, të padëmtueshëm nga goditjet… Përvoja e shpallur edhe në SKY, ka qenë vërtet shumë e ndjekur nga shikuesit italianë duke e ngjitur emisionin e ri në më impresionantët. Dhe, natyrisht nëse duket se në njërën anë rri absurdi, (si pretendoi për kredo politike Berisha, për shembull në Shqipërinë e bunkerëve, vend i trete pas Zvicrës dhe Izraelit, në Amerikë dhe Itali absurdi bëhet mënyrë mbrojtje dhe garanci mbijetese nëse do të ndodh e keqja!… Dhe është e djathta ajo që kërkon të ndërtohen bunkerët, me shtypin e saj, si domosdoshmëri dhe mënyrë e re jetese! Kuptohet tashmë më qartë se kush ka në tru absurdin… Pa dashur të mbrojmë gjithçka të së kaluarës në Shqipërinë ku jo vetëm bunkerët u shkatërruan, por dhe prodhimi, industria, puna, duke u vrarë njeriu edhe në rrugë, pa ardhur atomikët apo Apokalipsi, që urojme të mos vijnë!…

Për “Telegraf”, nga Italia