Lori Roshi: FIER/150 punonjës të rafinerisë akuzojnë për korrupsion me pagat e sigurimet, kërkojnë zgjidhje nga qeveria

645
Punëtorët deklarojnë, se borxhi i pagave ndaj tyre është 120 mijë dollarë në muaj, të cilat nuk u jepen qysh prej muajit tetor 2016
Naftëtari Agim Myrdini, babai i dy vajzave, në kushtet e rënda ekonomike zgjodhi të protestojë për detyrimet e pashlyera dhe humbjen e vendit të punës/gjatë kohës që ishte me leje të zakonshme, përmes një veprimi ekstrem për jetën. Për tre orë, përfaqësues të policisë negociuan me të, duke sjellë aty përfaqësuesin e TPD/së Avni Braçe i cili i premtoi në prani të punëtorëve shlyerjen e detyrimeve financiare. Ai u shoqërua me ambulancën dhe familjarët drejt spitalit të qytetit për trajtim mjekësor. Punëtorët e Rafinerisë shpërthyen në thirrje revoltuese e paralajm3ruese, se nëse shteti nuk ndërhyn, ata do të bëjnë të njëjtin veprim ekstrem. Punëtorët, ndërsa protestojnë prej 3 javësh në mjediset e Rafinerisë Fier, kërkuan një takim me Avokatin e Popullit, pasi nuk zbatohet kontrata e punës së kompanisë TPD “Trade Petrol and Drilling”, me administrator z Përparim Çaushaj. Prej 3 muajsh, punëtorët janë të papaguar dhe të pasiguruar, ku kushtet e detyruan një prej protestuesve të bënte zgjidhje ekstreme për jetën, pra të ngjitej në oxhakun e Rafinesrisë, deri sa policia solli një përfaqësues të kompanisë. Jemi në Rafinerinë ku shteti ka aksione. “Besojmë te ju, për të ndërmjetësuar për të drejtat tona të punës dhe jetës”,-shkruhet në kërkesën drejtuar Avokatit të Popullit nga grupi i punëtorëve të zgjedhur si përfaqësi. Kompania TPD, akuzat ja kalon ARMO-s. Pasi përfaqësuesi i TPD “Trade Petrol and Drilling”, Avni Braçe ju përgjigj thirrjes negociuese të policisë, për të zbritur punëtorin nga protesta e rrezikshme për jetën, shoqëria deklaroi se është një prej 3 kontraktorëve të ARMO-s dhe se përherë i ka shlyer detyrimet ndaj punëtorëve. Pasi sipas marrëveshjes që kanë më ARMO, detyrimet i ka për punonjësit ARMO. Marrëveshja e operimit me ARMO, sipas kompanisë TPD është mbyllur në muajin dhjetor dhe se detyrimet i ka ARMO, detyrime që e kanë çuar tashmë Rafinerinë, në duart e bankave kredidhënëse. Kjo deklaratë i dha fund shpresave të punëtorëve, se do të kenë zgjidhje kërkesat e tyre, drejtuar TPD-së. 
E ndërtuar në vitin 1966, Rafineria e Fierit si një aset i rëndësishëm industrial i zonës përballet sot me falimentimin e njëjtë si Rafineria në Ballsh. Të njëjtët investitorë në partneritet me aksionet e shtetit, kanë shënuar dorëzimin e aktivitetit bankave si kredi të këqia, duke lënë në kushtet e varfërisë dhe pa pagesës 150 punonjësit e kësaj qendre pune. Të papaguar janë edhe punonjësit e firmës së sigurisë në Rafineri. Në sistemin e zyrave të punës, ata rezultojnë të gjithë të punësuar, por në sigurimet shoqërore nuk ka derdhje kontributesh për ta. Në këto kushte, ata po shpresojnë nga shteti, që të ndërhyjë në pjesën e aseteve që janë aksione shtetërore. Të dhënat nuk tregojnë për mos-prodhim. Në shkresën drejtuar ministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Damian Gjiknuri, punonjësit deklarojnë se prodhimi ka vazhduar janar deri nëntor 2016 104634 tonë naftë bruto janë përpunuar aty, ndërsa i rikujtojnë ministrit historikun që nga viti 2008 kur ARMO sh.a u privatizua dhe deri 2013 u administrua nga Rezart Taçi deri në gusht 2013. Ai ja shiti kompaninë një shoqërie nga Azerbajxhani, e cila mbajti të njëjtën sigël ARMO sh.a,azerbajxhanasit në filialin Fier dhe një përfaqësuesi nga Irani, Ali Hirassuliha. Azerbaxhanasit, ia kaluan me kontratë qiraje TPD-së në tetor të vitit 2013, kontratë që nuk ju bë publike punëtorëve apo sindikatës. Në vijim të deklaratave, punëtorët deklarojnë se borxhi ndaj tyre së bashku me sigurimet shoqërore është 120 mijë dollarë, ku sigurimet janë 40 mijë dollarë në muaj dhe vlera e fitimit është në raportin 1 me 6.Kështu i bie 1, pra 1 për punëtorët dhe 6 për kompaninë. Aktualisht, punëtorët nuk kanë marrë pagat e muajve tetor-dhjetor/2016. Pas zbritjes së punëtorit nga oxhaku, dhe minutave të kaluara pas një dere të mbyllur nga policia përfaqësuesit e TPD-së Avni Braçe, u largua duke mos deklaruar asgjë për punëtorët.
Sigal