Kush do ta japë kushtrimin?

782
Bardhyl Hazizaj 
SHBA po përpiqet ta tërheqë Rusinë dhe BE-në në garën e armatimeve. Shtetet e Bashkuara njoftuan ditën e premte, më 02 shkurt 2018, se do të prodhojnë një armë të re bërthamore me një forcë më të vogël, – gjë që shkel marrëveshjen e vitit 1968 “Për të ndaluar sa më shpejt garën e armëve bërthamore dhe të marrin masa për çarmatimin bërthamor”, “eliminimin e armëve bërthamore”. Ky është një provokim dhe një rritje të rrezikut të konfliktit bërthamor. SHBA “kërcënon” duke përqendruar trupa ne kufirin rus! Edhe Rusët thonë se do t’i përgjigjen në mënyrë adekuate. Rusia ka përqendruar ushtrinë e vet vendet Baltike . Ish-gjenerali rus Evgeni Buzhinski, që ka shërbyer 41 vjet në ushtrinë ruse, më 3 Prill 2018 deklaroi se përjashtimi i diplomatëve Rus nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Mbretërinë e Bashkuar është prag i “luftës së fundit në historinë e njerëzimit”. Politika e kërcënimit bërthamor amerikan po i afron njerëzimit shkatërrimin! Nga 9 shtete që e posedojnë Armën atomike deri tani vetëm SHBA e ka përdorur dhe akoma nuk janë zhdukur pasojat. Po të fillojë çmenduria e re kush fiton? Vetëm një rrjedhje pati Çernobili rus dhe u qelb gjithë Evropa dhe Azia, po Bombat atomike që janë disa herë më të fuqishme çfarë katastrofe i shkaktojnë njerëzimit? Edhe sot zgjatja e luftës në Siri, Iran, nuk e kërkojnë popujt myslimanë, por të krishterët çuan flakët e luftës atje. Kjo luftë nuk dihet se kur do të përfundojë! “Të gjithë e kuptojnë se qëllimi i këtyre vatrave të luftës dhe stërvitjeve ushtarake është që të zbulojnë pikat e dobëta në sistemin mbrojtës të kundërshtarit dhe organizohen pikërisht në ato zona ku demonstrohet histeria ushtarake”. Ushtritë perëndimore janë përfshirë në aktivitete që shtrihen nga Zona e Baltikut deri në detin e Kinës e Japonisë. Por edhe në rajonin e Ballkanit Greqia e Turqia ka kohë që luajnë si macja me miun! Fqinjët tanë jo vetëm që e ruajtën teknikën dhe armatimin ushtarak por kanë futur shërbimin e detyrueshëm, dhe zhvillojnë aktivitete të përbashkëta stërvitore si me NATO dhe me Rusinë. Kjo situatë vetëm në Shqipëri nuk ka shqetësuar njeri! Në këto rrethana duhet të forcojmë ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit, sepse kjo është një garanci për mbijetesën e popullit shqiptar. Sot kemi ushtri me një efektiv të barabartë sa një Brigadë e Fanterisë së fqinjëve tanë dhe pa efektivë rezervistë. As kush nuk kujtohet të japë kushtrimin për rrezikun që na kanoset! Qeveria hesht! Ministria e Mbrojtjes hesht! Në Shqipëri funksionojnë 12 shoqatat ushtarake, por natyrshëm lind pyetja: Çfarë është bërë që nga themelimi i këtyre shoqatave të Ushtarakëve Rezervë të Forcave të Armatosura deri sot më 6 prill 2018 dhe a ka ndonjë progres në arritjen e qëllimeve për të cilat janë krijuar këto shoqata? Këto shoqatat e ushtarakëve në pension duhet të synojnë e të forcojnë vetëdijen patriotike dhe ruajtjen traditave më të mira te luftëtareve dhe kuadrove, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Ushtrisë Popullore. Motoja e aktivitetit të shoqatave duhet e jetë: “Mbrojtja e Atdheut, detyrë mbi detyrat”. Ushtria shqiptare nuk ka armë zjarri për të bere qitje në kujtim të datave historike, pritjes së personaliteteve të rëndësishme e jo me t’i dalë për zot vendit! Janë zhdukur edhe armët trofe nga kështjellat! Shtet pa ushtri është një hiç. Borgjezia shqiptare ka forcuar Policinë si gardiane e ruajtjes së pasurisë së borgjezisë, jo për të ruajtur rendin, por pasurinë e pushtetarëve! Polici e fortë nuk është shtet i fortë! Këtë e ka vërtetuar praktika botërore, por edhe ajo shqiptare gjatë viteve të demokracisë. Urrejtja popullore i ka vënë përpara me gurë e me hunj në Kukës, në Kakome, e Dukat! Qytetarë të nderuar, shokë është koha të zgjohemi dhe të ngremë zërin. U drejtohem ushtarakëve në lirim, pension, dhe atyre aktivë shikoni se askush nuk shqetësohet për ne! Na e morën Ministrinë e Mbrojtjes që për ne ishte kthyer si “Meka”, sepse aty u hartuan plane për mbrojtjen e Atdheut, aty u hartua plani për t’iu kundërpërgjigjur sulmit te monarko-fashistëve grekë, më 1949. Me Ministrinë e Mbrojtjes lidhen shume histori! Në fakt ushtarakët bënë Histori por tek ne i kanë kthyer në viktima të politikës! PD na mori Spitalin Ushtarak, shtëpinë Qendrore të Ushtrisë dhe gjithë objektet ushtarake dhe askush nuk u shqetësua! Sa një kapanon ushtrie ishte Teatri dhe u ngritën 10 -12 artistë dhe TV jep çdo ditë takime me Qeverinë e me Presidentin për të ruajtur teatrin! Ndërsa për ushtarakët shteti në vend që të trajtohen si Heronj, i braktisi i la pa mbrojtje ligjore dhe i ka kryqëzuar si kriminelë. Në vitin 2013 ushtarakëve iu premtuan dy gjëra:” Drejtësi dhe Dinjitet”. Por në fakt i mashtruan në mënyrë shembullore. Kur Qeveria tallet me ushtarakët e pëson Atdheu! Duhet gjetur zgjidhje ligjore që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e ushtarakëve në rezervë e në pension, për ushtarakët që shkojnë me misione jashtë vendit në kuadër të NATO-s dhe familjet e tyre e për shumë probleme të kësaj kategorie, për të siguruar unitetin e popullit. Disa nga shokët tanë nuk arritën të marrin pensionin e parakohshëm, shumë të tjerë nuk po arrijnë të marrin pensionin e pleqërisë . Disa shokë kanë kuptuar se sëmundja që vuajnë është e pa kurueshme dhe kërkojnë të dalin në pension pleqërie pa mbushur moshën! Veteranë e ushtrisë nuk iu lejohet e rrini indiferentë sikur nuk po ndodh asgjë! Përgjegjësia para Atdheut është kolektive. Aplikimi i parimit, ai gjarpër që nuk më kafshon mua le të rrojë 1000 vjet, do të na zhdukë! Po nuk bëmë këtë nuk kemi asnjë arsye të jemi krenarë për atë që paraardhësit tanë bënë. Ne jemi bijtë e popullit e të Atdheut! 

Kryetari shoqatës AKUSH të Degës njësia 11, Laprakë


Sigal