Kur do të mendoni seriozisht për specialistët?

Ing. Artur SULÇE 

Drejtësia është baza e shtetit dhe ekspertët janë themelet ku duhet të mbështetet drejtësia 

Në këtë artikull do doja të shprehja dhe një element të pa përmendur aspak në reformën e drejtësisë për të cilën diskutojnë përditë të gjithë njerëzit. Drejtësia është baza e shtetit dhe ekspertët janë themelet ku duhet të mbështetet drejtësia. Ekspertët profesionistë i ka shqetësuar gjithmonë qëndrimi dhe respekti ndaj tyre. Prandaj ndoshta që në kohët e lashta ekspertët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqëri. Çfarë mund të ndodhte në antikitet nëse dy makina do të përplaseshin? Sigurisht asnjë llogaritje nuk është bërë, por ekspertët teknikë janë pyetur nga juristët për të parë, nëse ishte gabim i një karrocieri apo zejtari, profesionisti që mund të kishte bërë gabim gjatë prodhimit të makinës (karrocës). Nëse njerëz të rëndësishëm udhëtonin në makinë dhe plagoseshin ata konsultoheshin me orakullin, nëse ishte vullnet hyjnor dhe fatit, i të cilit kishin luajtur një rol të rëndësishëm në vërtetimin e ngjarjes apo diçka kish ceduar nga vetë protagoniatët. Kjo metodë është përdorur në rrjedhën e kohës, madje që provuar në Mesjete “ me provat më të vështira merreshin ekspertët në nivelin më të lartë”. Pozita e ekspertit në kohën e inkuizicionit kishte një etik të ulët, “eksperti në kohën e torturës”. Me ardhjen e shkencës gjithçka ndryshoi (Lajbnici , Njutoni në 1700). Papritmas çdo gjë u duk e parashikueshme e shpjegueshme dhe mekanike si edhe vullneti hyjnor. Në 150 vjetët e ardhshme shkencat duke pasur opozicione u ndanë në shkenca natyrore dhe shkenca humane, së fundmi dhe dy kulturat e ndryshme ndanin pikëpamje të ndryshim, kujtojmë; ajo e Darvinizmit dhe ajo e projektimit inteligjent. Shkenca ka qenë dhe është deri sot, jo në luftë me inteligjencën njerëzore, por janë të prirura të dyja në një vijë të drejtë. Ky nuk është një shembull i thjeshtë, por kërkon llogaritje matematike me komplekse me rregulla, të cilat janë të ndërvarura nga disa faktorë si distanca e sigurisë, (e cila është sa katrori i të dhjetave të shpejtësisë së zotëruar, ndërsa në mot me mjegull dhe në rastin kur ka mjegull shpejtësia e lëvizjes së mjetit nuk duhet të jetë më shumë se gjysma e distancës së dukshmërisë). Me prodhimin e kompjuterëve modernë mund të llogariten jo vetëm varësitë lineare, por edhe ato jolineare dhe hedhjet, llogaritja e forcave bëhej vetëm në rajonin linear, ndërsa sot llogaritet dhe forca e thyerjes. Në ekspertiza të ndryshme kanë filluar të përdoren modele matematikore, të cilat më parë janë përdorur vetëm në industritë e zhvilluara. Kostoja për modelet matematikore është e madhe dhe ka nevojë për kompjuter të fuqishëm për të marrë rezultate të besueshme. Përparimet e njeriut nuk janë lineare, por eksponenciale. Studimet kanë treguar se dituria e njeriut dyfishohet çdo tre vjet, ndërsa në vendin tonë "zvogëlohen çdo tre vjet". Kjo njohuri e re kërkon të kihet në konsideratë përshtatja e vazhdueshme e modeleve kompjuterike me shpenzimet gjithnjë në rritje në arsim në mënyrë që të mos ketë disbalanca midis tyre. Megjithatë e shoqëruar me këtë është një distancë e mëtejshme nga të menduarit tonë normal, që kur nuk ke arsimin dhe përvojën e duhur kalon në ekstremitete të problemeve pa qenë e nevojshme dhe kjo konstatohet çdo ditë në jetën tonë nga administrata militante e partive shqiptare. Kjo do të thotë se eksperti i cili përdor metoda të avancuara në shumë procese gjyqësore bën që avokatët dhe gjyqësori dhe akuza ta kenë shumë të vështirë për ta kuptuar dhe krijojnë një mosbesim dhe mohim në raste të caktuara, ashtu si në rastin në të cilin në palë është ankuar tek titullari i vendit tonë dhe ky titullar pa u konsultuar me këshilltarët e tij nëse ka pasi këtë nuk e di del në konkluzione të një fushe e cila nuk ka lidhje me profesionin e tij, por vetëm me ata të cilët ndajnë tepsinë me këtë. Futja e të rejave shkencore duke qenë nivel i ulet i administratës së organit të akuzës dhe gjyqësorit me këto të reja shkencore dhe duke mos lexuar i ka dhënë ekspertëve injorantë dhe klientelist të këtyre organeve që këto faktorë të rinj të mos gjejnë përfaqësimin e duhur, pasi në vendin tonë nuk ka organ kontrolli të cilësisë së produktit që realizojnë ekspertët e fushave të ndryshme për nënën e shtetit nga rrënjët e drejtësisë. Prandaj i kemi sugjeruar dhe me kërkesa konkrete Kryeministrit të vendit tonë, Ministrit të Transporteve, dhe Ministrit të Drejtësisë që, krahas reformës në drejtësi të bëhej dhe kjo reformë në produktin apo ushqimin që i japin rrënjët e drejtësisë, themelet e drejtësisë, bazës së tyre, e cila nuk është marrë parasysh nga titullari i qeverisë së vendit tonë. Ky është dhe fati dhe rasti, që në aktet e mia faktet dhe shkaqet themelore i shpjegoj në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për njerëzit që duan të kuptojnë.

I nderuar kryeministër,
po ju shkruaj pasi ju më keni vendosur emrin në 100 personat e "korruptuar" në administratën shtetërorë si ekspertë në gjykatë.

E para, Ju sqaroj se që në vitin 2007 jam shkëputur nga administrata shtetërore me kërkesën time për të ushtruar aktivitetin privat në profesion të lirë si ekspert në fushën e aksidenteve rrugore dhe vlerësimeve dhe nuk kam përfituar asnjë fond publik, i cili nuk përfshihej në aktivitetin tim dhe kam paguar rregullisht taksat dhe tatimet. Ju keni në administratën tuaj shumë njerëz, të cilët marrin rrogën nga taksat që paguajmë në profesionet e lira, të cilët ju sugjerojnë Juve sikur unë punoj në shtet dhe i trajtoj qytetaret si kavie. Nëse keni kohë dhe mundësi përballë problemeve të mëdha që shfaq vendi im ku Ju dhe stafi juaj dëshironi të transferoni vëmendjen me lista etj, duke nxjerrë përherë një problem, i cili nuk është problem në mënyrë që të manipuloni opinionin publik, përse ndodhet emri im në këtë listë si punonjës i administratës shtetërore, kur unë nuk punoj në shtet dhe jam një taksapagues ku dhe ju merrni rrogën nga taksat që unë paguaj.

E dyta, pas vitit 1990 unë kam mësuar që pushtetet janë të ndara në vendin tonë dhe asnjëri nuk mund ti bëjë të gjitha vetëm. Më vjen mirë që kryeministri i vendit tim merret me problemet e njerëzve të cilët kanë probleme me administratën, Ju pyes, a keni këshilltarë, të cilët të filtrojnë problemet dhe të kuptojnë realisht, se cila është gjendja e problemit, nëse nuk keni, gjejini, se keni të gjithë tepsinë për të zgjidhur këto probleme. Si ka mundësi që kryeministri i vendit tim të mendojë si një "analfabet funksional" në zgjidhjen e një problemi që ka një qytetar i vendit të tij, unë nuk jam marrë dhe nuk merrem me politikë, përveç ditës kur janë zgjedhjet për të kryer detyrën time si qytetar normal i këtij vendi, përse më përzieni me politikë.

E treta, Ju sqaroj se jam eksperti që ju kam kritikuar Ju ose më saktë stafin tuaj për mbjelljen e palmave në kundërshtim me nenin 25 të Rregullores në Zbatim të Kodit Rrugor, pika 7, e cila thotë:

Neni 25. 
Brezat e rezervuara jashtë qendrave të banuara (Neni 16 i Kodit Rrugor)

7. Largësia nga kufiri rrugor, jashtë qendrave të banuara, që duhet respektuar për të mbjellë pemë anash rrugës, nuk mund të jetë më e vogël se sa lartësia më e madhe e arritshme për secilin tip të rritjes, deri në plotësimin e ciklit vegjetativ, pra jo më pak se gjashtë metra.

Pas disa intervistave dhe kritikave në drejtim të institucionit tuaj, Ju e ndryshuat këtë pikë me V.K.M duke e hequr këtë kondicion të rregullores për të ligjëruar një veprim të paligjshëm tuajin, a quhet ky një shpërdorim detyre i pastër dhe korrupsion me detyrën, por unë për këtë nuk shprehem pasi pres të shprehen organet kompetente që ta pohoj dhe unë. Po kështu personalisht kam dëgjuar shumë thashetheme për Ju dhe administratën tuaj, por i kam quajtur vetëm thashetheme, pasi nuk merrem me to dhe nuk shprehem për sa kohë nuk janë shprehur për Ju organet kompetente, por Ju si mund të shprehemi për personin tim, ndërkohë që jeni kryeministri i vendit tim apo, meqenëse është hequr nga Kodi Penal shpifja për ju politikanët.

E katra, rastësisht të kam ndjekur tek emisioni "Fiks Fare" ku keni përshëndetur nënën tuaj të nderuar, duke i thënë që kam dalë për mirë sot, por prindërve të mi çfarë duhet t’i them unë që Kryeministri shqiptar shpif, çfarë përgjigje do t’i thoni Ju për këtë shpifje tuajën, duke me nxjerrë emrin në atë listë kur nuk kam lidhje me administratën tuaj dhe jam një taksapagues i rregullt. 

E pesta, përse nuk i hapni arkivat tuaja ku unë si kryetar i shoqatës së ekspertëve ju kam kërkuar në mënyrë verbale nxjerrjen e akteve nënligjore për licencimin e ekspertëve autoteknikë (rikonstruksionist) të aksidenteve në përputhje me normat e EU, për të cilën është ankuar dhe qytetari në gjykatë dhe ju ka shkruar dhe Juve. Apo stafi juaj së bashku me mostrat e kësaj fushe kanë gjetur mbështetje në kënetën tuaj të qelbur për të goditur profesionistët e kësaj fushe. Ju sqaroj se kam botuar disa libra në këtë fushë dhe kam specializimet përkatëse sipas normave të EU dhe jam dhe anëtar i shoqatës së ekspertëve të EU. Ju kuptoj qartë në luftën tuaj si edhe mbështetjen që ju jep "kufomave militante" të kësaj fushe për të luftuar profesionistët, pasi nuk më habit fakti që nga këto kufoma që janë pjesë e juaja dhe që kanë ndikuar tek ju nuk konstatoj asnjë mesazh, kur realisht e dinë mirë se si ka ndodhur ngjarja, por shyqyr zotit ka dhe njerëz të mrekullueshëm brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë bashkuar me shqetësimin që më dhatë ju pa të drejtë . 

E gjashta, a do të nxirrni ndonjëherë aktet nënligjore V.K.M përkatëse për ekspertët auto-teknikë të aksidenteve rrugore në mënyre që mos të ankohen qytetarët tek Ju pasi kërkesën tonë e ke në zyrë para se të nxirrje emrin tim në 100 emrat e “korruptuar” ku keni harruar emrin tuaj dhe bashkëpunëtorëve tuaj.