Ksenofon Bita/ Cilësia e arsimit përballë rektorëve – pronarë të universiteteve publike

776
Procesi mësimor-edukativ që zhvillohet në shkollë ngërthen në vetvete një sërë problemesh shkencore, pedagogjike, psikologjike e metodike, një tërësi formash të organizuara e me pikësynime të caktuara. Gjatë procesit mësimor realizohen organikisht të pashkëputura nga njëra-tjetra qëllimet arsimore, formimi i botëkuptimit materialist shkencor, pajisja me dije të shkencave të ndryshme, zhvillimi i personalitetit dhe i proceseve psikike. Si çdo godinë që fillon me themelin, ashtu dhe çdo reformë arsimore fillon me ligjin e arsimit. Doli ligji i arsimit parauniversitar, por sa u zbatua ai?! Ne, domethënë qeveria , kujt ia hedh me këto manovra, të huajve apo shqiptarëve dhe brezit të ri që nuk i arsimon sa dhe si duhet, iu jep shembull të keq dhe lejon korrupsionin sheshit me moszbatimin hapur të ligjeve. Drejtimi i arsimit në rrethe e drejtuesit e shkollave ndikojnë drejtpërsëdrejti në cilësinë e procesit mësimor-edukativ në shkollë. Por si janë vendosur drejtuesit? Drejtuesit e arsimit në rrethe janë vendosur me konkurse fallco. Drejtuesit e shkollave janë vendosur pa konkurs, me pretendimin se konkursi do të bëhej më vonë dhe të ndara me partitë e koalicionit të majtë, pa kurrëfarë cilësie, merite e profesionalizmi në karrierën e tyre. Atëhere çfarë cilësie të kërkojnë nxënësit, prindërit e tyre, komuniteti e shoqëria jonë?! Vendosja e mësuesve në shkolla është tjetër problem. Drejtore e arsimit të Vlorës, sa merr detyrën heq nga dy gjimnaze kryesore dy mësues të vjetër matematike, para mbarimit të vitit mësimor dhe pa asnjë arsye, kur ligji thotë se mësuesit i heqim nga shkolla nxënësit, prindërit tyre dhe bordi i shkollës. Megjithëse ligji i ndalon mësuesit të bëjnë kurse private me nxënësit e tyre dhe drejtore e arsimit të Vlorës u angazhua e u betua se do të hiqte duke thënë se ka konflikt interesi, por çuditërisht këtë vit mësimor që shkoi ato u shtuan më shumë në gjimnazet e Vlorës. Pra drejtuesit e arsimit me se merren, kur nuk shqetësohen për problemet e shumta të shkollave e të nxënësve, që nuk kanë ku të gjejnë të drejtën? Atëherë çfarë cilësie presim në shkollat tona?! Sa merren drejtuesit e arsimit në rrethe e drejtorët e shkollave me kontrollin direkt të procesit mësimor dhe edukativ në shkollat e tyre? Siç duket kanë hequr dorë nga kjo gjë. Ka mësues në gjimnaze që bëjnë gabime shkencore, ka të tjerë që nuk korrigjojnë provimet e nxënësve dhe notat i vënë sipas interest të tyre, si dhe ka të tjerë që gjatë gjithë orës së mësimit korrigjojnë detyrat e kontrollit në vend që të merren me dhënien e njohurive të reja. Në qoftë se drejtuesit nuk i dinë këto gjëra e të tjera si këto, atëherë janë të paaftë e duhet të lënë detyrën. Në qoftë se i dinë dhe nuk reagojnë, atëherë duhet të dënohen se me dashje shkelin ligjin, dëmtojnë punën dhe shkatërrojnë arsimin. 
Tani të futemi brenda në përmbajtjen e shkollës. Mësuesi është udhëheqësi, organizatori e drejtuesi i veprimtarisë së procesit mësimor-edukativ. Nga niveli i tij shkencor, pedagogjik, psikologjik e metodik varet në një masë të madhe realizimi i synimeve mësimore dhe edukative si dhe transmetimi tek nxënësit i dijeve bashkëkohore. Rritja e nivelit të tij kulturor e profesional është një kërkesë e kohës, e zhvillimit të shpejtë të shoqërisë tonë në të gjitha fushat e jetës. Sipas pedagogjisë më të përparuar evropiane, mësuesi në orën e mësimit duhet të eci me moton: 
I. Gjithë ora shpjegim dhe gjithë ora kontroll.
II. Nxënësi punon e mësuesi drejton. 
Domethënë të mbahet në tension gjatë gjithë orës nxënësi, vëmendja e tij si dhe aktivizimi për çdo njohuri e pyetje që shtohet nga mësuesi. 
Gjatë organizmit cilësor të orës së mësimit, dhënies së njohurive të reja në nivel të lartë shkencor, metodave bashkëkohore të mësimdhënies, mësuesi kryen njëkohësisht dhe edukimin e nxënësve me korrektësi, seriozitetin dhe punën sistematike që duhet të bëjë gjatë gjithë jetës së tij në çdo punë që i caktohet. Në procesin mësmimor-edukativ veprimtaria e mësiesit dhe e nxënësit përbën një unitet organik, i cili kushtëzohet, përveç të tjerash, nga një gërshetim i studiuarar i mënyrës së dhënies së mësimit nga mësuesi me mënyrën e të nxënit të njohurive teoriko-praktike nga nxënësi. Është e nevojshme që mësuesi të njohë cilësitë psiko-pedagogjike të klasës në tërësi, të grupeve të nxënsve e të nxënësve të veçantë, aftësitë mendore, interesat, përparësitë e dobësitë, iniciativën e punën e pavarur të tyre. Njohja e thellë e nxënësit shërben për mësuesit si një bazë e shëndoshë mbi të cilën ai organizon punën e diferencuar me nxënësit. Kjo mënyrë pune i hap orizont mësuesit për të bërë një punë krijuese e me frytshmëri në orën e mësimit duke iu larguar orëve monotone e pa fantazi, të cilat ulin së tepërmi rendimentin e orës së mësimit dhe i kalojnë nxënësit në pasivitet, në mungesë vëmendje e interesi për atë çka u shpjegohet. Njohuritë bashkëkohore që duhet të japë shkolla jonë, kërkojnë dhe metoda bashkëkohore. Njohuritë e reja nuk mund të jepen me metoda të vjetra. Disa mësues mendojnë gabim, kur thonë se rëndësi kanë njohuritë që jepen e jo mënyra se si jepen ato. Disa e pranojnë me fjalë nevojën e ndryshimit të metodave, por në praktikë vazhdojnë me të vjetrat. Në disa mësues është e fortë tendenca e përshkrimit të thjeshtë të fakteve, proceseve, ligjësive dhe nuk bëhet si duhet interpretimi i argumentuar shkencor i tyre. Të tjerë përpiqen të shpjegojnë gjithçka dhe nënvlerësojnë intuitën dhe kreativitetin e nxënësve. Kështu nxënësi detyrohet të mësojë përmendësh ligjet e rregullat dhe nuk është në gjendje të nxjerrë konkluzione e të bëjë përpjektje t’i vërtetojë ato që ka mësuar. Të marrim për shembull lëndën e matematikës ku disa herë verifikimi për formimin e përgatitjes së nxënësve, përgjithësisht bëhet mbi bazën e riprodhimit të materialit mësimor, të përgjigjeve standarde. Problemat kërkohen të zgjidhen sipas mënyrës që i është bërë një problem tip, kur duhet të kërkohen disa mënyra të zgjidhjes së tyre, duke bërë që nxënësi të jetë krijues. Përvoja tregon se rezultatet janë të mira kur veprimtaria aktive e nxënësit predominon në orën e mësimit, pra mësuesi dhe nxënësi duhet të bashkëpunojnë gjatë gjithë orës së mësimit. Për rritjen e cilësisë së tërë procesit mësimor duhet të luftohet të përsosen më tej gjithë kompleksi i metodave të përvetësimit të njohurive të reja, të kontrollit të dijeve dhe të përcaktohet mirë vëllimi i informacionit që jep mësuesi. Nga të gjitha këto del se ndryshimi i metodave në fund të fundit varet nga puna e mësuesit. Mësuesi me ndërgjegjje dhe me nivel të lartë shkencor nuk pushon së kërkuari edhe në fushën e metodave. Këtu ka vend thënia e një mjeshtri të pedagogjisë botërore Krupskaja: “Mësuesi që di të organizojë orën e mësimit, e duan dhe e respektojnë pa masë”. Dhe po kjo autor shton: “Tek mësuesi i mirë, nxënësit nuk kanë kohë të bëjnë zhurmë”. Por kërkimi i metodave të reja nuk është një proces spontan. Ai duhet bërë gjithnjë e më i organizuar në bazë shkolle e rrethi, ku të luftohet që çdo shkollë të kthehet në një qendër aktive të kualifikimit të kuadrit. Duhet të rritet aktiviteti i komisioneve lëndore brenda shkollës e në rreth dhe të mos jenë formale si deri tani. Rëndësi e vëmendje të veçantë kërkon puna që duhet të bëjë mësuesi me tekstin në procesin mësimor. Teksti, kjo hallkë e rëndësishme, do të mbetej si diçka “pa jetë: pa punën e mësuesit e të nxënësit. Janë këta që i japin “jetë” duke e vënë plotësisht në shërbim të realizimit të qëllimeve mësimorë. Mësuesi e përdor tekstin: planifikon lënën, temën që do të japi, objektivat si dhe rrugët e format metodike për parashtimin e lëndës. Nxënësi e studion tekstin: trajtimet teorike, ushtrimet me gojë e shkrim, detyrat si dhe punën e pavarur brenda e jashtë shkollës. Pra, rritja e efikasitetit të procesit mësimor-edukativ si dhe pajisja e nxënësve me dije të nivelit bashkëkohor kërkon njëkohësisht përsosjen e mëtejshme të punës së gjithanshme të mësuesit, përgatitjen me nivel të lartë cilësor të nxënësve për përvetësimin e dijeve si dhe hartimin me nivel gjithnjë e më të lartë shkencor, psikologjik e metodiko-pedagogjik të teksteve mësimorë. Një çështje tjetër për punën e mësuesit është lufta që duhet bërë për rritjen e autoritetit të tij. Në përgjithësi mësuesit tanë me ndrëgjegjien, pasionin e disiplinën që i karakterizon bëjnë një punë të mirë e të lavdërueshme. Por ka edhe mësues që nuk bëjnë përpjekjet e nevojshme në punën për kualifikimin dhe ngritjen shkencore të tyre si dhe që bëjnë vlerësime fiktive. Veç të tjerash, dhënia e notave të pamerituara dëmton dhe vetë figurëne mësuesit. Nënësit e përfytyrojnë mësuesin, ashtu siç duhet tëjetë në të vërtetë, si njeri që edukon, jo vetëm me mësimin që jep por me çdo sjellje e veprim të tij. Në rastin konkret, kur e sheh që bën lëshime në notë, nxënësi krijon rezerva për figurën e mësuesit. Por ka dhe prindër që bëjnë presion mbi mësuesit. Takimet mësues-prindër shpeshherë kthehen në diskutime për notën. Disa prindër më shumë shqetësohen për notën e ulët të fëmijës, sesa për dijet e fituara, efektivitetin dhe sjelljen e tyre. Pra, për realizimin e detyrave që ka shkolla e arsimi parauniversitar duhet të angazhohen të gjitha hallkat e tij, që nga ministria deri në bazë si dhe aktorët e faktorët e shkollës. Janë të gjitha mundësitë për një arsimim cilësor, se jemi një popull shumë arsimdashës dhe nxënësit tanë kanë treguar cilësi në çdo shtet të botës ku kanë studiuar. Edhe ligji i arsimit të lartë, shpresojmë të sjellë cilësi dhe ndryshime në punën e universiteteve, që deri tani lënë për të dëshiruar. Universitetet shtetërore, në emër të autonomisë, i ka kthyer rektorët në pronarë dhe padronë të institucioneve të tyre, duke vendsur veç të tjerash për çdo pedagog të brendshëm apo të jashtëm ku çuditërisht e poshtërsisht marrin më të paaftët, siç kemi shembuj konkretë këtu ku banojmë. Prandaj qeveria e kryesisht kryeministri Edi Rama duhet të falenderohen për reformën e arsimit të lartë. 
Sigal