Kozma GJINI/ Dekonspirimi i konfidencialitetit

592
Sigal

 …Ja tek e kemi rastin e freskët të arratisjes së të burgosurve nga Drenova. Të burgosurit e sfiduan shtetin me “konfidencialitetin” e tyre… Edhe pse telefonat përgjohen.Njerëz “pa identitet” i kishin parë nga kaluan,…por kishin frikë të denonconin.Kishin  frikë, sepse kush u hyn telasheve…ec e jak në polici e cila të merr erzin me thirrjet si dëshmitarë e jo më të ruaj atë që quhet “konfidenciale” apo të garantojë jetën e denoncuesit. Gjithëkujt i ndodh që  në bisedë me dikë, të krijohen situata të tilla që ajo çka komunikohet, të mbetet mes bashkëbiseduesve. Kodi i etikës zyrtare madje shkon edhe më tej. Ai ngarkon me përgjegjësi atë që shpërdoron e dekonspiron një informacion konfidencial.Në kodin e etikës të administratës publike citohet se “Gjatë detyrës nëpunësi  publik  mund të bjerë në kontakt me informacione konfidenciale, të cilat nuk duhet t’i bëjë publike edhe pas largimit të tij nga administrata publike”. Është e natyrshme që dikush që  denoncon një njeri të implikuar me marrdhënie abuzive, korrupsion, prostitucion, kriminel, apo çdo gjë që bie ndesh me ligjet e shtetit dhe etikën qytetare, të kërkojë mbrojtje nga shteti.Kush janë ata njerëz që ruajnë privatësinë, jetën e qytetarit që merr përsipër këtë rrisk?Vini re sa i preokupuar është shteti dhe qytetarët në rastet kur kërkohet një vrasës dhe për kapjen e tij hidhen miliona lekë. Në shoqërinë e civilizuar çdo qytetar e ka për detyrë të nxjerrë celularin dhe të informojë policinë mbi shkeljen  e etikës qytetare.”Edhe për prishjen pa dashje të folesë së trumcakut në pemën që ishte ngjitur me dritaren e banesës ku flija,  u përballa me opinionin e fqinjëve e më pas me rendin”, më tregonte një vizitor në  Amerikë.Kurse këtu, të denoncosh një abuzues, duhet të mendohesh mirë.Të mendohesh, sepse organet kompetente kanë mes tyre “diletantë” krejt të paformuar. Marrëveshja konfidenciale presupozon “kyçjen” e  informacionit që parashtrohet mes individëve, palëve  apo qytetarit dhe shtetarit.Biseda “konspirative” konsiderohet “delikate”.Kuptohet se ç’rëndësi merr biseda “konfidenciale” e zhvilluar mes përfaqësuesve  ndërshtete.

     Kryeministri Rama ditë më parë… zhvilloi një bisedë konfidenciale me z. J.Kerry. Biseda ishte specifike, e një rëndësie të veçantë dhe natyrisht nuk duhej të ngjallte keqkuptime, panik, frikë, por as të bëhej pazar. Qeveritë e dy vendeve merrnin përsipër përgjegjësi që brenda konfidencialitetit  të definonin një vendim. Z. Kerry e telefonoi tre herë kryeministrin.Vonesa e përgjigjes kuptohet se kërkonte kohë të konkludohej, të pleqërohej, por (vonesa) nuk e përjashton edhe dëshirën për dakortësi.Siç është bërë e ditur, u kërkua konfidencialitet i plotë, sepse procesi i organizimit ishte në fazën fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim.Ndërkohë që kryeministri s’kishte ulur receptorin, mediat e dhanë lajmin, duke bërë shkrumb e hi bisedën “konfidenciale”. Në këtë mënyrë “doli shejtani” nga shishja. Duke përfituar edhe nga abuzimet e lobit politik të tipit :“Tani e kanë radhën fëmijët shqiptarë”, situata u agravua.  Ambjentalistët iu drejtuan qeverisë që të mos e pranonte demontimin e armëve kimike, të mos pranonte propozimin amerikan, të mos pranonte shifrën fantastike që në kushtet e arkës bosh do të ishte një “prurje  hyjnore”, ku do të kishin përfituar të gjithë shqiptarët e veçanërisht ish-të burgosurit, të përndjekurit…shtresat në nevojë, të sëmurët apo do të likujdohej ngërçi i borxhit ndaj bizneseve.Dhe pse?Frikë se mos duke vënë tenxheren mbi bombulën e gazit, na hedh në erë me gjithë fasulet(!).Ju kujtohet, lexues të nderuar, kur hynë së pari bombulat me gaz në Shqipëri, sa larg tyre qendronim, kurse sot s’ka shtëpi pa bombul.  Frikë nga Amerika? Në protestë kishte edhe adoleshentë që nuk e kanë idenë e “zjarrit” që të ngroh dhe atij që të djeg. Edhe Gërdeci kurrë s’kishte për të ndodhur, po të ishin zbatuar rregullat teknike.”Dikush” u “emocionua” kur dëgjoi vendimin se “Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion”.”E fitova betejën me qeverinë!” Fitore si ajo e Pirros? Iu duk se u bë “shpëtimtari” i vendit. I vendit që është mbushur gjithë armë e plehra.Por, humbëm të gjithë. Humbëm shifrën fantastike. Mos o zot, të na marrë tjetri kafshatën nga dora? Kjo tregon se mungon informacioni i mjaftueshëm mbi eksperiencën perfekte të infrastrukturës së blinduar të mekanizmit të teknikës ushtarake amerikane. Po t’i bashkojmë kësaj edhe përvojën e mbështetjen e kualifikuar profesioniste të specialistëve tanë, atëherë garancia kalonte 200% .Sepse specialistët tanë, ushtarakët tanë,  kanë fjetur një jetë të tërë mbi mina e silura…mbi lëndët helmuese luftarake…dhe kurrë nuk ka bërë vaki të ndodhte qoftë edhe një rast i jashtzakonshëm. Sepse e dinim  ndërtimin dhe funksionimin  e minës, të silurës apo lëndëve kimike. Vetëm një adoleshent e thotë të parën, atë që thuhet në fund.Viktimë e rrjeteve sociale? A shprehu kryeministri vullnetin e gjithë shqiptarëve me vendimin për “JO”? Po protestuesit a përfaqësonin vullnetin e gjithë popullatës? Për të dy pyetjet ka vetëm një përgjigje: “JO”! Cili ishte qëllimi i Amerikës që ia dha këtë shans Shqipërisë?Përgjigjen kësaj pyetjeje ia dha troç ambasadori amerikan, z.Arvizu që ato ditë: ”Amerika mendon për mirëqënien e shqiptarëve…”.(Çka do të thotë se për të tjerat na e lini neve përgjësinë). Siç tha edhe “…Amerika u skandalizua  me komentin në facebook …rradhën tani e kanë fëmijët shqiptarë”.Kush e paguan koston e lojnave të fjalëve të lëshuara nga politikanët me “mendjen” e gishtit mbi tastierë?Mirëpo ofertës së mirëqënies  ne iu përgjigjëm: ”Bar do të hamë dhe “imperializmit” nuk i gjunjëzohemi”.Në rastin e protestës ”sterile” të përdorësh të dy kahjet politike? Ky ishte kyçi.  Ku ishin “ambjentalistët” pak vite më parë, kur protestuesit vlonjatë dolën në mbrojtje të ambjentit për moslejimin e ndërtimit të uzinës …së (gjoja) të “ndotjes…” (?) në bregun e Vlorës? Mirëpo,  atëherë s’ta fërshëllente kush, sepse ishte tjetër kryeministër. Sot, ajo, Amerika, që na shpëtoi nga copëtimi e asimilimi, do të na vriste fëmijët?Kuku bre! U trash e bë tërkuzë meraku, sa njerëzit inkompetent, pa as më të voglin  informacion, e vunë para shtetin, u manipuluan duke na “sjellë Hiroshimën  në shtëpi”! Gjithsesi zogu një herë të vjen në dorë. Neve na erdhi dhe s’dijtëm ta mbanim. Nuk e lamë që ta menaxhonin njerëzit kompetentët apo shteti këtë “shans të humbur”.E refuzuam, sepse iu trembëm “të këqijave” që dolën nga kutia e Pandorës.Atëhere mirë të na bëhet. Bravo Pandora që e nxori edhe shpresën  nga kutia.Zoti na ruajt nga “bomba me sahat” e ushqimeve të kontaminuara që po na vdesin çdo ditë e nga pak. Zoti i ruajt fermerët e Fier-Sheganit, të cilët sa herë plugojnë tokën faqe kodrës, nxjerrin edhe gjylet e paplasura nga dheu. Dhe Agolli do të shkruante: Në vendin tim, e në vendin tënd /Një i çmëndur, një vend e çmënd.