Kozeta Turishta/ Për një mandat të tretë të merituar

832
Sigal

Asnjë qeverisje e vendit në pluralizmin disa vjeçar shqiptar nuk ka pasur një bilanc kaq impresionues sa qeverisja e dy mandateve të fundit e kryeministrit Berisha. Nga një gjendje e mjeruar në vitin 2005, ku Shqipëria korrupsionin e kishte kthyer në sistem nga një qeverisje e degraduar socialiste, Shqipëria në këto tetë vite arriti që të krijonte strukturën më transparente në administrimin e të ardhurave publike, në shpërndarjen e tyre. Në këto tetë vite jo vetëm që kemi pasur konsolidim të shtetit ligjor në të gjitha hallkat, por edhe një përparim të dukshëm në të gjitha fushat e ekonomisë dhe në infrastrukturë. Shqipëria falë politikës së investimeve dhe hapjes me transparencë ndaj tregut të lirë rajonal e ndërkombëtar i shpëtoi recesionit që kaploi kontinentin plak falë aftësisë se kësaj qeverie të udhëhequr me përkushtim, përgjegjësi e profesionalizëm nga Z. Berisha. Vetëm demokracia thoshte një kryeministër i një vendi perëndimor Helmut Schmidt,- ka ritmin me të avashtë të hapave, por edhe këtë prognozë dukët qartë që shefi i qeverisë shqiptare e ka thyer me një hap triumfi kur vetëm pak muaj thuajse nga marrja e pushtetit u be pranimi i merituar i vendit tonë në NATO. Kur ishte puna për mosakordimin e liberalizimit të vizave neobllokmenët bënin përgjegjëse qeverisjen dhe mazhorancën e djathtë për gjoja mosplotësim kushtet, por kur Brukseli zyrtar u dha mundësi shqiptareve të lëvizin të lirë falë hopeve cilësore ndër të tjerë në çdo pikë kufitare të kontrollit nga  ana e organeve të rendit, kur lufta pakompromis ndaj korrupsionit e trafiqeve të të gjitha llojeve çuan Komisionin dhe Parlamentin Europian të miratonin lëvizjen e lirë të një populli, i cili deri para dy dekadash ekzekutohej edhe po t’i afrohej ndonjë pike kufitare, suksesi i reformave u përball me nihilizëm, me përbuzje dhe me ditë zie për ata që izolimin na e bënë pjesë të normalitetit skizofrenik gati pesëdhjetëvjeçar. Z.Edvin Rama e sheh realitetin dhe thur ëndrra brenda të vetmit pushtet që ai zotëron, Autobuzin Mavi, e nuk sheh dot përtej të së vërtetës, përtej asaj që ai nuk e realizoi për afro 11 vjet vetëm në një qytet, gjë që qeveria Berisha e realizoi nga Vermoshi në Konispol për vetëm 8 vjet. Kryeministri Berisha vuri në shfrytëzim për të gjithë qytetarët tunelin e Kërrabës, i cili i jep jetë dhe bën realitet rrugën më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, autostradën Tiranë-Elbasan. Kjo rrugë e cilësuar si arteria kryesore e Korridorit 8 vjen për qytetarët shqiptarë si një premtim i mbajtur nga ana e qeverisë, duke përfaqësuar standardet më të larta të ndërtuara deri më sot, në vendin tonë, por edhe në Ballkan.

Reformat nuk kanë mbaruar dhe vendi ka nevojë për një lidership të fortë, të përgatitur e me një vizion të qartë perëndimor. Shqipëria ka nevojë për të vazhduar përpara rrugën e nisur me sakrifica sublime të paraprira nga një përballje e papare me antivlerën e neobllokmenve, të cilët ndërrojnë kostumet sa herë që kryetari i tyre me turp humbet zgjedhjet e radhës, për tu dukur të reformuar. Reformimi nuk fillon nga ngjyrat e veshjeve e as nga mosha, gjoja e re, e një lideri që për nga mendësitë ja kalon dhe Koci Xoxes. Reformimi tregohet me konstruktivitet dhe jo me bllokim. Shqiptaret dhe Shqipëria nuk kanë kohë të humbin e as të presin se do u jepet ndonjëherë mundësia që me shpejtësinë e autobusit mavi të kapin Europën. Shqipëria ka nevojë për trenin Express të radhës, për një lokomotivë që t’i udhëheqë në këto kohë krizash rajonale e ndërkombëtare, për një eksperiencë të veçantë në zhvillimin ekonomik nëpërmjet turizmit, bujqësisë, privatizimeve e pse jo edhe në sektorin industrial e atë të shërbimeve, dhe këtë eksperiencë e garanton kryeministri i premtimeve të mbajtura, lokomotiva e demokracisë shqiptare dhe prijësi i ndryshimit në Shqipëri, Sali Berisha. Për të pasur sukses duhet të shfrytëzosh një mundësi që nuk të vjen dy herë në jetë, le t’i japim Partisë Demokratike votën në mënyrë që të vazhdojë me në krye Zotin Kryeministër rrugën e suksesit, duke i mohuar shansin e zhgënjimit kampit neobllokmen. Le të lemë fanatikët e majtë të zhgënjejnë njeri-tjetrin, ato që premtojnë aq shumë në autobusin mavi dhe ato që prej këtij autobusi presin aq shumë. Sepse fundja në autobus do të përfundojnë të gjithë!