Komisioni i Sigurisë Kombëtare, apo pasardhës të diktaturës së proletariatit

1467
Sigal

Vetëm para pak ditësh ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka siguruar gazetarët se ”Ambasada e SHBA-ve do të mbështesë përpjekjet e tyre për transparencë dhe llogaridhënie në shërbim të interesit publik”. Ambasadori i SHBA-ve i bëri deklaratat, teksa mbështeti nismën e shoqërise civile, e cila pak ditë më parë ka firmosur një peticion për mbrojtjen e gjelbërimit në parkun e Liqenit Artificial. Por përfaqësuesi i vendit më demokratik në botë, me gjithë dëshirën e mirë, do ta ketë shumë të vështirë të mbështesë gazetarët në misionin e përbashkët për transparencë. Dhe vetëm dy ditë kanë mjaftuar që media të përballet me veprimin më bolshevik të deputetëve të djathtë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Pikërisht, dje ky grup deputetësh me në krye Fatos Hoxhën, ish studentin e shkollës së bashkuar “Enver Hoxha”, ka kërkuar me nxjerjen, qoftë edhe forcërisht të gazetarve të pranishëm në momentin e raportimit në këtë Komision të ministrit Imami. Sigurisht, ccdo vend dhe ccdo institucion, aq më tepër Ministria e Mbrojtjes jep shpjegime për aktivitetin e saj, pa cënuar elementët e sigurisë kombëtare. Nëse Imami do kërkonte largimin e gazetarve për një motiv të caktuar, ndoshta nuk do përbënte ndonjë habi të madhe, pasi ai vetë mund ta ccmonte që ato që do raportoheshin ishin pjesë e një veprimtarie, e konsideruar e klasifikuar, për sa i përket elementëve të sigurisë. Por nuk qe e thënë që ministri Imami ta kërkonte një gjë të tillë, megjithëse mund ta kërkonte, përvecc të tjerave, edhe për faktin se mediat gjatë këtyre ditëve kanë qënë mjaft kritike me dikasterin që ai drejton. Dhe atë që nuk kërkojë Ministri Imami e kërkojë me ngut dhe pa arsye deputeti Fatos Hoxha. Po përse shoku i djeshëm, që sot është bërë zotni, ka kaq shumë mllef dhe inate me gazetarët. Mjafton fakti që para pak ditësh ai shtyu me forcë dhe përccmoi punën fisnike të gazetarve, kur ju drejtua me tone të ashpra dhe me mungesë të theksuar të etikës një gazetareje të emisionit “Alarm“ në Ora Neës. Por shoku i djeshëm Hoxha, apo zoti i sotëm Fatos, nuk ka faj dhe nuk do ta kuptojë kurrë se ccfarë do të thotë të jesh deputet, ccfarë misioni ka, kush e ka ccuar në atë sallë dhe kush i paguan të mirat materiale që ai gëzon dhe përfiton. E nëse ai i gëzon këto të ardhura, duhet ta dijë mirë se ato e kanë burimin nga taksapaguesit, ku pjesë e tyre është edhe gazetarja që fyen kapadaiu me emrin e vogël Fatos. Nëse i duhen gjëra të tjera, deputet Fatosi do bëjë mirë të pranojë zyrtarisht të investigohen tenderat kur bashkëshortja e tij ishte drejtoreshë e Repartit100 në Mullet, repart ku beheshin tenderat dhe pranoheshin mallrat për Ministrinë e Brendëshme. Po t’i kthehemi në vite karrierës së tij, pas mbarimit të Shkollës së Bashkuar të Oficerve “Enver Hoxha, do të bënte mirë që shoku Fatos të tregojë se a ka lidhje në vitet 1991 me protestat e Vullnetarve të Enverit, gjatë kohës që ishte me detyrë ushtarake në Berat. Ja pra pse ambasadori i SHBA-ve është në mbështetje të investigimeve dhe llogaridhënies që funksionarët duhet të japin mediave dhe shtypit të lirë. Arvizu e di se ka shumë Fatosa që duan të mbajnë radhët e shtërnguara, ndaj ka preferuar të bashkëpunojë me shoqërinë civile dhe shtypin e lirë, si mbrojtësit më besnik të demokracisë së vërtetë.

*Drejtor i Gazetës “Telegraf”