Koment dhe administrata e tepsi-kusisë…

100
Nga Agim JAZAJ
*Nga një vështrim i thjeshtë, sa dhe i shpejtë mbi administratën shtetërore, i gjendur përballë saj dhe në peshoren e qytetarëve gjithkush pyet: A paraqet surratin e shtetit dhe votën e sovranit? Si rezulton deri më tani? Administrata e shërbimit, e rrëmbimit, e qytetarisë, apo edhe kjo e Tepsi-Kusisë?! 

Peshën specifike në këtë produkt, bëjnë me dije bilancuesit nga brenda gubernës e zë militantizmi, madje nga prurjet dhe prirjet rurale, deri dhe nga 7 male kaptuar, të katapultuar, duke mbetur pothuaj e përjashtuar dhe e pak përfaqësuar shoqëria civile dhe ajo qytetare vlonjate. Thua të ketë defiçencë qytetarie dhe mungesë administratorësh edhe Vlora- më thoshte jo pa dhimbje- dje një lexues i hershëm.

Bilanci kujevënësi i deritanishëm, ekspozon në tabela: Politika e Dështim- Mashtrimit dhe e Rrënim- Rrëmbimit, përgjatë 27 viteve; “epruvetën” e fut dhe merr në këto kampione”, si pjesa që përdoret dhe mashtrohet, e cila ka përfituar nga njëra anë pronë, si dhe pjesa tjetër që ka rrëmbyer pronë, po dhe joshen, plus me pushtet! 
I trajtuar nga të huajt, i dhunuar nga të vetët
*Ismail Nelaj, nga qyteti i Vlorës, ka qënë nëpunës në administaratën shtetore, tashmë në pension. Me bastunin në dorë, jo nga mosha, por nga padrejtësia e jetës, pothuajse e pi kafen e përditëshme, te selia e PS, qëndra e “Orizi” në Vlorë. Ai e ka arsyen e kthjelltë. Me vështrimin e tij, sheh tutje edhe pas malit! Humori, e qeshura nuk i mungojnë në buzë, duke zbutur jo vetëm shëndetin e tij, madje edhe te ata që u është nxirë buza nga shteti, nga nëpunës edepsëz, pa gjak, që nxijnë edhe jetën njerëzve… Biseda më të, i zbut dhimbjet në trupin e çdo bashkëbiseduesi! 

Ismaili ditë më parë më rrëfente: 
“Kohë më parë më muarën fëmijët nga Italia në telefon. “Baba: Mer dokumenat më vete, ke për të marë 400 euro nga shteti italian, sepse i ke paguar gabimisht.

“U habita për momenti, dhe s’kisha arsye pse të çuditesha”- por duke bërë krahasimin, i fiket buzëqeshja. “Nuk u habita për faktin, kthimin e 400 euro nga shteti i huaj për një të huaj, por më çuditi dhe bëj krahasimin midis shtetit tonë me qytetarët e tij, dhe midis shtetit të huaj me qytetarët e huaj”! 

Ismaili heq në shpirt, duke vijuar bisedën i mbuluar nga dhimbja dhe bën krahasimin; “A ka bërë e bënë vaki të ndodh një gjë e tillë nga administrata e shtetit shqiptar, në marëdhënie me qytetarët, të kthejë ndonjë shumë të paguar, të faturuar, afrofe, padrejtësisht qytetarëve nga shteti me energjinë elektrike”? 

Dhe gjuha vete ku dhëmb dhëmbi. Me mijëra e mjëra raste ka në përditshmirë të jetës së shqiptarëve, duke mos marë shërbim nga administrata, e tepsisë dhe kusisë, e cila është kthyer në një zgjedhë në qafën e shqiptarërve, nga faturat e kripura, të hedhura në sistemin- alla shqiptar, për llogari të një familje të thjeshtë, kur shënohet në faturë sikur të ketë djegur furrë gëlqerje- shton me dhimbje Ismaili. Pra, jo vetëm ai që shënon këto shuma në letër, por edhe ai, ajo që i hedhin këto shifra në sistem, duhet të drithërohen, ndërsa shpalosin pa arsyen, defiçencën e këtyre njërëzve, pa pasion, intelekt, fantazi, por me rekorde informale, pozojnë fytyrën reale të shtetit. Nga momenti që lexohet, qoftë në sahat shifra të tilla dhe nga momenti që referohen, duhet të vihet në “alarm” gjithë mekanizmi administratë, se diçka në këto raste nuk funksionon normalisht. Por kjo është arsyeja minimale e kujtëdo, e vaçanrisht e çdo nëpuësi, i cili duhet të prevalojë mbi minimalen e çdo njeriu të thjeshtë dhe fatkeqsisht rezulton nën nivelin minimal të qytetarve… 
DEMAGOGJI DEMODE
Administrata e Tepsisë dhe Kusisë, e mos shërbimit dhe e rrëmbimit është kthyer në një kalvar të gjatë në qafën e qytetare shqiptar përgjatë këtij tranzicioni të pa fund!

Klithmat deri në kupë të qiellit edhe nga vet kryeministri për reformim, deri derë më derë tek njerëzit, për t’i parë, prekur, dëgjuar e ndjerë kërkesat e tyre, nga elementaret, dhe pa aksionin konkret, ngjan si demagogji demode e radhës- thoshte dje edhe miku ynë i njohur në qytetin e Vlorës dhe në vend, i pa pajtueshëm më të ligën- Ahmet Demaj.

Nëpunësit e thjeshtë të administratës shtetërore, në gjithë piramidën përgjatë 27 vjetëve, kanë rritur kurbën e pakënaqësisë, padrejtësisë dhe të krimit mbi qytetarët, duke qenë po këta furnitorët e parë me “lëndën e pare”, me të cilën punon duke prodhuar me kapacitetin maksimal padrejtësi; Drejtësia shqiptare!

Nëpunësit e administratës, janë “gurët e themelit” të sajë; “muret” që lartësojnë shtetin; “çatia që mbulojnë shtetin”. Sa më të “gdhendur” të jenë këta “gur”, aq më i gdhendur do të jetë edhe shteti, dhe sa më të “pa gdhendur” të jenë ata si dhe kanë qenë dhe janë, aq më i “pa gdhendur” do të jetë dhe do të mbetet shteti. 

Nëpunësit e administratës janë; “Kampionët” ku merren “analizat” e shtetit. Ndonëse nëpunësit e vegjël quhen të tillë, misioni i tyre është i madh. Ata janë të përballur përditë me njerëzit, me hallet e tyre dhe zgjidhjet konkrete. Por, misioni i madh i nëpunësve të vegjël, ndeshet me vëmendjen e vogël të politikës shtetërore, nga mënyra e përzgjedhjes së tyre, vendosja në “murin” e administratës shtetërore. Shpesh merren për kriter bindjet politike edhe në nivelet më të ulëta të administratës. Thuhet: “Sa shkollë ka filani, por harrojmë të evidencojmë dhe: “Sa mend ka filani”. Sa aftësi dhe sa mundësi posedon? Ka aftësi të organizojë; shpirt të frymëzojë, guxim të drejtojë, vullnet të ndryshojë?! 

Të dhënat statistikore kanë rezultuar se; 75 për qind e kryetarëve të shtetit në SHBA, kanë pasur nota me të ulëta se gjysma tjetër e nxënësve të klasave. 50 për qind e afaristëve, miliarderëve po në SHBA, nuk kanë mbaruar ndoshta kolegje dhe s’janë të pajisur me “Mastera”, por ata kanë shfaqur pasion të veçantë, mbi të tjerët, dhe më të suksesshëm se të tjerët…

Niveli intelektual, aftësia organizative dhe forca drejtuese për një nëpunës, nga shkalla me ulët deri në majë piramidën, duhet të jenë “ekuivalente” dhe evidente në përcaktimin dhe përzgjedhjen e tij. 

Por në radhët e sajë kanë vërshuar me bollëk nga “Lëvizja e Lirë”, me kosto të shtrenjte, të cilët kanë përfituar pronë, tokë andej dhe e kanë braktisur. Vërshuan edhe mbi Vlorë, nga të katër anë e vendit. Kanë pushtuar hapësira publike dhe private, buzëdetin pa pasur asnjë lidhje dhe u legalizohen. Me bollëk ka të punësuar edhe në radhët e administratës shtetërore të Vlorës…

Reformimit të administratës duhet t’i paraprijë reformimi dhe demokratizimi i Politikës, i pasuar domosdoshmërish dhe njëkohësisht me reformimin dhe emancipimin e shoqëri-shthurjes.