Kol. Hajro Limaj refuzon dekoratën e Thaçit

498

Me anë të një deklaratë për mediat në vend, Koloneli i njohur Hajro Limaj, tregon arsyet se pse është kundër idesë së pranimit të medaljes. Limaj shpjegon edhe aktivitetin e tij gjatë luftës së Kosovës dhe rruga që po ndjek politika e Kosovës

Koloneli dhe ish-atasheu shqiptar në Turqi, Hajro Limaj, përmes një komunikate për media ka refuzuar dekoratën nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Limaj përmes një reagimi për media, ka thënë se “çdo lloj vlerësimi apo dekorimi me emrin dhe firmën e Hashim Thaçit, mbasi me këtë emër, i cili akuzohet kaq rënde ndaj interesave  kombëtare nuk mund ta pranoi, mbasi Lufta dhe përpjekjet e tij kishin tjetër qellim dhe objektiv për çlirimin e Kosovës; për një shtet të pa varur dhe Sovran, të lirë dhe demokratik brenda hapësirave territorial te njohura nga 115 vende.

Reagimi

Në Qershor të vitit 2016, 4 deputete te Kuvendit të Kosovës, në mbështetje të ligjit për Minoritetet, i kanë propozuar me shkrim presidentit të Republikës, Z. Hashim Thaçi që të dekoronte Kolonel Hajro Limaj (shqiptar nga Shqipëria), ish atashe ushtarak ne Republikën e Turqisë në vitet 1995-2000 me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Në relacionin e dërguar dhe me dokumentet plotësuese vërtetohet se Kolonel Limaj, me luftën diplomatike dhe ushtarake të tij, në koordinim me NATO-n dhe Shtatmadhorinë Turke realizoi objektiva shumë të rëndësishme strategjike me bombardimet kundër ushtrisë serbe në Kosovë, bllokimin e flotiljes ruse prej 17 kryqëzorësh dhe destrojerësh për të mos kaluar nga Bosfori në Adriatik, të cilat me raketa kundra ajrore do të shkatërronin avionët e NATO-s që vinin nga Aviano në hapësirat e Kosovës dhe Serbisë.

Kolonel Limaj ishte pjese e delegacionit të emergjencave turke për ngritjen e kampit të Edirnesë dhe pritjen e kosovarëve, nga Ankaraja dhe Stambolli nisi me dhjetar maune dhe avionë transporti për mbështetjen logjistike të kampeve të Elbasanit dhe të Prishtinës, nëpërmjet debateve televizive ngriti në këmbe shtetin dhe opinionin e gjere turk në mbështetej të luftës çlirimtare të Kosovës.

Për ketë arsye Shqipëria atij i ka dhëne shumë dekorata e medalje. Edhe pse kaluan 2.5 vjet president Thaçi nuk e ka firmosur akoma dekorimin e kolonelit. Shkaku? Sepse është shqiptar nga Shqipëria dhe kritikave qe ai i ka bere Thaçit në shtypin e Kosovës dhe të Shqipërisë në lidhje me zhvillimet në Kosovë. Por situata e kohëve të fundit është renduar akoma më shumë.

Hashim Thaçi është kthyer në një person me pikëpyetje të mëdha për sigurinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, të cilat kolonel Limaj i shprehu botërisht me analizën “ Perse Hashim Thaçi akuzohet për tradhti Kombëtare?”, botuar në gazetën “Bota Sot” dhe “Telegraf”.

Në këto kushte Kolonel Limaj refuzon çdo lloj vlerësimi apo dekorimi me emrin dhe firmën e Hashim Thaçit, mbasi me këtë emër, i cili akuzohet kaq rënde ndaj interesave kombëtare nuk mund ta pranoi, mbasi Lufta dhe përpjekjet e tij kishin tjetër qëllim dhe objektiv për çlirimin e Kosovës; për një shtet të pavarur dhe sovran, të lirë dhe demokratik brenda hapësirave territoriale të njohura nga 115 vende.

Deklaratat e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, korrigjimin e kufijve me Serbinë, marrjen “dhuratë” nga Serbia e Luginës së Preshevës dhe së fundi bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duke i dhuruar Serbisë këtij bashkimi edhe Luginën e Preshevës, kanë vërtetuar plotësisht kanë tronditur stabilitetin politik dhe sigurinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Të gjithë intelektualët dhe kuadrot e vërtetë të kombit shqiptar duhet të ngrihen në këmbë kundër kësaj platforme të rrezikshme të Thaçit dhe të mbështetësve të tij.