Koha t’i dalim për zot Poliçanit

1096
Luljan MEHMETI
Është njeri që e meriton respektin e të gjithëve atyre që njeh apo rastësisht takon.
– Një njeri me personalitet serioz dhe njëkohësisht human e i gjendur në çdo kohë për të ndihmuar të tjerët, një njeri që hallet dhe shqetësimet e të tjerëve i vlerëson si të tij
– Te ky njeri, korrektësia dhe humanizmi, janë kthyer në frymëmarrje të natyrshme. Është njeri që e meriton respektin e të gjithëve atyre që njeh apo rastësisht takon.
-“Le të fitojë opsioni më i mirë,- thoshte ai, -kështu mund të ecet përpara dhe kështu mund të rregullohemi më mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë…”
Na thanë të takonim Agimin, ai mund të na thoshte diçka për të, sepse kishin gati dy dekada që puna i kish lidhur bashkë, ndaj shkuam te sheshi i qëndrimit të autobusëve para stacionit të trenit! Në fakt puna nuk më ka lidhur që ta “vizitoja” shpesh këtë objekt, por një gjë më ra në sy; Autobusët dhe furgonat ishin të rreshtuara si në simetri, sheshi i asfaltuar dhe i pastruar mirë, anash rrethuar me stola dhe strehë për të pushuar pasagjerët, përbri hyrjes ekzistuese të stacionit të rinovuar të pasagjerëve të trenit, ishte dhe hyrja e terminalit të trageteve…Ee në fakt, këtë mbresë të çastit ia thashë Ing Agim Gjinarit që aktualisht është administrator i agjencisë për transportin e udhëtarëve, ai buzëqeshi dhe më tha se, punohej, punohej në Durrës…Pasi e pyetëm inxhinierin për “problemin” tonë, midis të tjerave, ai thotë se Adriatik Dashi ka gati 20 vjet që punon si drejtues mjeti, në linjën e Poliçanit, dhe po kaq vite ka që njihen së bashku. Mund të flisja shumë për të, pasi koha e gjatë ta mundëson njohjen e thellë, por po e përmbledh opinionin tim me pak fjali: “Te ky njeri, korrektësia dhe humanizmi, janë kthyer në frymëmarrje të natyrshme. Është njeri që e meriton respektin e të gjithëve atyre që njeh apo rastësisht takon. Ka 20 vjet punë, në timon, me pasagjerët dhe s’e ka thënë asnjëherë fjalën e keqe. E kam për nder ta quaj Adriatikun një nga miqtë e mi më të mirë.” Po vetë Adriatiku çfarë thotë? 
-Unë e dua qytetin tim, pavarësisht se kam lindur në Berat, por në Poliçan jam rritur, e jam bërë ky që jam! Më njohin dhe i njoh të gjithë, jo vetëm nga fakti se Poliçani është qytet i vogël, por në fakt, ne këtu e kemi tradite që flasim e përshëndetemi me të gjithë, paçka nga afërsia apo shoqëria që kemi,- dhe pasi buzëqesh disi mendueshëm, ai vazhdon – nëse është e mundur të them diçka që e kam si lajtmotiv nga im atë Ismail Dashi: “Familja është e shenjtë dhe meriton vëmendje e impenjim maksimal, mor bir,por dhe gjitonët apo banorët e qytetit mund t’i konsiderosh si pjesëtarë të familjes së madhe…mund dhe të mos kesh mundësi për t’i ndihmuar materialisht, kur dikush është në nevojë, por mbështetjen morale, fjalën e pastër mund të mos ua kursesh, se fjala është ajo, që ndez dhe shuan zjarre dhe nëse e përpunon mirë fjalën nga zemra, respektin dhe mirënjohjen aty pranë do ta kesh, si hije nga pas do te ndjek emri njeri!”
E ndërkohë një i kuq i purpurt i pushton fytyrën Adriatikut… Është pikërisht ajo ndjesi e pastër që buron nga brenda sinqeritetit e ngrihet si dallgë në fytyrë! Në Poliçan arritëm në kohë dreke, edhe pse koha ishte me disa re ngjyre gri, dielli spërkaste akoma me rrezet e tij e nuk m’u duk aq i ftohtë!? qytet i vogël, por simpatik, i pastër, jo shumë i zhurmshëm nga mjetet dhe njerëzit, qytet që edhe me heshtjen e tij të uronte mirëseardhjen…Të parin këtu takuam biznesmenin Astrit Daga!-Jam rritur me Tikun, ai është djalë i një familjeje që ka qenë model për nga sjellja dhe korrektësia këtu në Poliçan ndaj dhe Adriatiku i ka trashëguar dhe avancuar më tej traditat e familjes,si i thonë asaj fjale; bëmë baba te të ngjaj!..Për Tikun na folën fjalë të tilla,edhe shumë qytetare të tjerë të Poliçanit midis tyre dhe mjeku Dritan Hoxha në Poliçan dhe ekonomisti Krenar Tusha në Durrës…, fjalët ishin sikur shikoje një fotografi, jo vetëm nga pamja e njëjtë, por dhe mbishkrimi për të, ishte në sinkron! Një njeri me personalitet serioz dhe njëkohësisht human e i gjendur në çdo kohë për të ndihmuar të tjerët, një njeri që hallet dhe shqetësimet e të tjerëve i vlerëson si të tij, një njeri për të cilin, nga të gjithë që pyetëm na u tha e njëjta gjë për të,së njërës si Adriatiku duhet të jenë ata që janë drejtojnë e menaxhojnë hallet e njerëzve…Thua të jetë rastësi, i njëjti vlerësim!? Me gjithë këto, Tiku asnjëherë nuk kërkoi post apo karrierë politike, ai si dhe më parë vazhdoi te punojë si drejtues mjeti, punë që e ka bërë atë të njohur nga korrektësia dhe vlerat qe ka, me gjitha nivelet e moshave dhe kulturave, ndaj për të flasin me respekt dhe shumë intelektualë e drejtues dikasteresh jo vetëm në Poliçan … Arjan Karpa, Drejtor i përgjithshëm i Transportit dhe i Infrastrukturës në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, midis të tjerave, na tha se për Adriatikun ia vlen të shkruash, sepse gjithmonë ka qenë përfaqësues i halleve dhe problemeve te komunitetit, edhe pa qenë i zgjedhur-me angazhimet e tij ai ka kontribuar, duke ditur të trokasë njerëzishëm, por dhe imponues në çdo derë institucioni, edhe në ministrinë tonë për interesin e përgjithshëm në lidhje me transportin e pasagjerëve ka ardhur dhe e ka thënë fjalën e tij…Kështu është Tiku, i pa lodhur dhe i kudondodhur! E mbështes për çdo nismë që ai mund të ndërmarrë në lidhje me kontributin për komunitetin e Poliçanit, ndaj i kam sugjeruar Adriatikut – vazhdon drejtor Arjani, që të angazhohet në forumet e LSI-së, si një forcë politike serioze e vendimmarrëse për mbarëvajtjen Kombëtare dhe kam bindjen, se Tiku do të jetë një zë i fuqishëm dhe i mbështetur nga shumë bashkëqytetarë që e njohin ashtu si dhe unë! Me këto nota vlerësimi dhe optimiste na foli dhe z. Aziz Musabelliu, një person ky i njohur dhe me influencë në Poliçan dhe trevat përreth! E njoh Adriatikun prej vitesh -na thotë avokati në qytetin e Durrësit, Ilir Malindi- më lejoni që ta përshkruaj portretin e tij me dy fjalë, në kontekstin e profesionit tim!- Ne avokatët përfaqësojmë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë ligjore, Ndërsa Adriatikun mund ta quash pa hezitim një avokat i pa licencuar që mbështet dhe mbron njerëzit në nevojë sociale e shoqërore…Në se do t’më lejohej ligjërisht të hidhja votë për të, në këmbë do të shkoja në Poliçan! Ndoshta avokati na tha një të vërtetë të madhe nëpërmjet një shakaje serioze, sepse për një njeri që përpos të tjerave, ka përdorur edhe si autoambulancë automjetin e tij për të ndihmuar njerëz, të njohur, por dhe të rastësishëm që kanë pasur nevoja dhe emergjenca shëndetësore… Dhe ishin të shumtë qytetarë, kuadro nga Poliçani e rrethet që na folën me respekt e vlerësim për Adriatik Dashin, por në pamundësi për t’i radhitur në një shkrim si ky, ndaj le t’i referohemi tani, një personi të veçantë në jetën e tij! Luiza Dashi, bashkëshortja që i ka qëndruar denjësisht në krah deri tani që janë bërë gjyshër, të rinj- me mbesën e vogël Nikol, që ua u bën ditët edhe më të bukura! “Tiku është një njeri dhe burrë ideal, që kam bindjen që cilado grua po të ish në vendin tim, këto fjalë do thoshte pa hezitim.”, kështu na tha Luiza, e ndërkohë nxitoi të na mikpriste siç e ka zakon shqiptari kur i shkon në shtëpi! Ishte një kafe që na çlodhi por dhe një raki e mirë që e kishte ‘djegur’ vet Tiku! Po në fakt kush është Adriatik Dashi në inkuadrimin e formimit dhe të veprimtarisë në komunitetin e tij!? Qysh nga viti 2006, ai filloi të angazhohej dhe me formacionet politike për të dhënë kontributin e tij për një jetë më të mirë sociale shoqërore dhe politike, gjithmonë duke shmangur ekstremet dhe duke iu përshtatur idesë së kundërshtarët duhen trajtuar si miq dhe vëllezër, paçka se më pikëpamje të ndryshme, “Le të fitojë opsioni më i mirë,- thoshte ai, -kështu mund të ecet përpara dhe kështu mund të rregullohemi më mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë…”. Për tolerancën dhe mirëkuptimin që e karakterizonte, atë e zgjodhën edhe si anëtar të këshillit bashkiak në vitin 2007 deri në vitin 2011, detyrë që, siç na thanë, e ka kryer më së miri duke ngritur me kujdes dhe efikasitet, problemet dhe hallet e qytetarëve të Poliçanit …Kohë kjo, kur Adriatiku për të pasur dhe një performancë më profesionale në kontekstin ligjor, ndoqi dhe studimet e larta të fakultetit juridik në Tiranë, fakultet që e përfundoi me përkushtim dhe cilësi! Dhe tani duke dashur ta përfundoj këtë shkrim, nuk e di pse më kujtohen fjalët e një të vetmuari të moshuar, që flinte dhe gdhihej tek stacioni i pasagjerëve…me njërëz si Tiku- bëhet ky vend bëhet…nuk ia harroj bukën dhe veshjet që më ka dhënë shpesh ai, nga fjalët e tij edhe ne të vetmuarve na lind besimi dhe shpresa, se dhe ne dikur mund të kemi një strehë ku mund të futim kokën e të flemë si njerëz – ndaj shkruaj këto fjalë, o zoti gazetar, shkruaj se janë fjalë të pastra të zemrës së një plaku, paçka se jam kështu, i pa rruar dhe dhe i pa ndërruar … e ndërkohë fshinte sytë e lagur… Sakaq edhe unë po e shikoja tastierën nëpërmjet një tisi mjegulle… Me njërës si ai, bëhet bëhet ky vend!
Sigal