Klevi Pojana: Protesta/ Lules së këputur duhet t’i shkulim rrënjën

644
“U këput vetëm një lule! 

Ky shesh nuk ka parë kurrë më shumë njerëz se në protestën e 27 janarit! Të bashkuar rreth Flamurit kombëtar dhe me qëllimin e vetëm për një të ardhme e Shqipëri më të mirë! Pa varfëri, pa krim, pa drogë dhe pa keq qeverisje! Meritojnë një FALËNDERIM të madh të gjithë ata që i thanë: Jo, frikës! Presionit qeveritar me kontrolle e ndalime nga policia e urdhëruar e Ramës dhe detyrimit për të bërë të shtunën ditë pune për punonjësit e administratës, qytetarët e lirë iu përgjigjën me PROTESTË! PROTESTË, thanë dhe të rinjtë, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu e jo të degdisen nëpër botë. Më fort se të gjithë thërrisnin studentët që qeveria i trajton si armiq me kushtet dhe tarifat që vendos, por dhe gjimnazistët e pranishëm, e kryesisht ata të Tiranës, që sot refuzuan me përbuzje ekskursionet e organizuara posaçërisht për të munguar në protestë, pasi ata nuk mund ti harrojnë kushtet nëpër shkolla, librat e shtrenjtë, të ftohtin që përjetojnë nëpër klasa, lojërat eksperimentale që bëhen me kurrikulat e tyre si dhe mbi të gjitha sprovën e jetës, Maturën Shtetërore që i ngjan një tmerri pafund! Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë treguan dhe një herë se ata mund të qëndrojnë larg kauzave politike, por nuk mund të heshtin pasi kanë nevojë për mundësi punësimi, për ekonomi të fortë, për shëndetësi falas, për arsim cilësor, për drejtësi të paanshme, për siguri publike, për investime në infrastrukturë dhe ç’është më e rëndësishmja për të rritur standardin e jetesës pasi duhet të ‘vijë’ Evropa këtu e jo të ikin shqiptarët atje! ‘Unë’ ashtu si dhe ‘Ti’, cilido qofsh ‘Ti’ që po e lexon këtë shkrim e dua Shqipërinë të paqtë dhe të begatë prandaj jam i lumtur që nuk u shënua asnjë incident përveç një luleje të këputur! U këput lulja e kanabisit, lulja që simbolizonte Rilindjen, sektin më antishqiptar që ka njohur demokracia jonë dhe që i ka bërë të gjithë shqiptarët, të majtë a të djathtë, më të varfër, më të palumtur dhe me dëshirën e vetme për tu larguar! Bashkë ia dalim që kësaj luleje të këputur t’i shkulim dhe rrënjët! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”.
Sigal