Klara Kodra: Autobiogriafia, tablo e studiuesit të shquar të koreografisë shqiptare, Dedin Suli

812
Sigal

 

Besim
Zekthi, Agron  Aliaj, Rexhep Çeliku, figurat e shquara të 
koreografisë  shqiptare pjesë e penës së tij


Mendime  për librin
“Jeta ime”

  

Dedin
Suli  mishëron rastin e veçantë të një artisti që është edhe historian
arti.

 

Dedini,
balerin dhe  koreograf, në moshë të pjekur është shndërruar në historian
të koreografisë me një varg  librash që e ndjekin njeri-tjetrin me vrullin
e përrenjve  malorë, po që të  mbeten  në kujtesë me fortësinë e
gurit: “Besim Zekthi, korife i  vallëzimit shqiptar”, “Agron  Aliaj,
artisti që thuri legjendën”, “Historiografia e artit koreografik shqiptar”,
“Artistë të shquar të interpretimit koreografik shqiptar”, “Rexhep Çeliku,
valltari fluturues”. Në të gjitha  veprat e artistëve që 
shkruajnë  për artin e vet dhe të kolegëve, zakonisht  ka një
dozë  të ndjeshme subjektivizmi. Faktori subjektiv, për prirjen  ndaj
stileve  të caktuara dhe admirimin për personalitete të caktuara nuk
mungon  edhe në studimet e Dedin Sulit, po ai  synon  ta
ndërthurë atë me objektivitetin shkencor dhe ta përpunojë  lëndën 
historiko-artistike që ka në dispozicion, jo si  diletant,  qoftë
edhe i talentuar, po  si shkencëtar, detyra  e parë e të cilit është
objektiviteti. Figurat e shquara të  koreografisë  shqiptare si Besim
Zekthi, Agron Aliaj dhe Rexhep Çeliku, secili me të veçantat  e veta, po
secili njëkohësisht i pajisur me një talent  të shquar, Dedin  Suli
nuk i vendos  në një piedestal, me  gjithë  lavdinë e tyre të
merituar, përpiqet t’i vendosë në përmasa  objektive dhe të
evidencojë  ndihmesën e tyre reale në koreografinë shqiptare. Nga lartësia
e viteve  dhe  përvojës  ky artist  dhe  studiues sheh
panoramën e larmishme  të koreografisë shqiptare dhe  kodrat e
majat  që spikasin  në të. Në  këtë pejsazh  dikur  ka
bërë pjesë  edhe vetë, duke e parë nga afër. Arti i vallëzimit është një
nga artet  ku shfaqet më qartë identiteti shqiptar me të gjithë larminë e
tij. Këtë art e kanë  mishëruar, secili në mënyrën e vet, Besim Zekthi,
Agron Aliaj dhe “valltari  fluturues”, Rexhep Çeliku, duke sfiduar 
me origjinalitetin e shpirtrave të lirë rregullat e rrepta në të 
cilat diktatura  donte  t’i mbyllte  të gjitha artet si në 
shtretër Prokrusti. Dedin Suli i ka kushtuar secilit prej këtyre 
artistëve një libër portret, duke i plotësuar ato me një vepër – tablo
“Historiografia e artit koreografik shqiptar”.

 


gjitha  këto  vepra  kanë  njëkohësisht  vlerë njohëse
dhe forcë  vlerësuese.

 

Vazhdim 
dhe  kurorëzim i tërë kësaj  veprimtarie krijuese është vëllimi i
fundit i Dedin Sulit, “Jeta ime”,  një autobiografi që është edhe 
histori e një jete, të një njeriu dhe një  krijuesi,  edhe historia e
një familjeje fisnike shqiptare, edhe historia e artistëve në mes të të
cilëve  Dedini u rrit dhe u  formua si artist. Vepra, pra, nuk i
takon  vetëm  zhanrit të memorieve, aq i përhapur  vitet e
fundit, po ka edhe elemente të historisë së koreografisë, si  vëllimet e
mëparshme. Autori shkruan për veten e vet si  krijues, po edhe  për
pedagogët  që e formuan edhe për  kolegët  e shquar  që e
rrethonin  dhe që formuan së bashku tablonë e shumë ngjyrëshe të baletit
shqiptar. Kjo vepër  dëshmon edhe për triumfin  e origjinalitetit të
individualiteteve  njerëzore  mbi rregullat e ngurta në  mokrën
e të  cilave  diktatura komuniste  shqiptare  u
përpoq  të bluante  tërë artet edhe për  dramën e
individëve  të veçantë të persekutuar nga diktatura, heronj dhe martirë.
Kjo vepër  dëshmon se si artistët shqiptarë  si Dedin Suli dhe
kolegët e tij  gërmuan  në thellësi të shpirtit shqiptar për të
afirmuar  vetveten dhe, çuditërisht, përmes  kësaj  rruge,
shkuan drejt Europës  më me  siguri se sa  po t’u përmbaheshin 
thjesht modeleve  që ofronte ajo. 

Vetë
 Dedinin e  lindi  qyteti kulturëndritur i Shkodrës

Vetë
 Dedinin e  lindi  qyteti i lashtë  dhe origjinal,
kulturëndritur i Shkodrës, po në dejet e tij, krahas gjakut shqiptar rrjedh
edhe  gjak  italian,  prandaj ky  artist dhe studiues 
shkrin në vetvete  tiparet e dy kulturave  tepër  të veçanta.
Atë e ushqeu krijimtaria  e mjeshtërve  ndërkombëtare të muzikës, ai
ka një jetë të tërë të kushtuar  artit të balerinit dhe koreografit. Në
këtë vepër, përmes  rrëfimit të thjeshtë dhe të çiltër  të autorit,
njohim  Dedinin fëmijë,  adoleshent, të ri, të pjekur, të moshuar, me
tërë veçanësinë  e papërsëritshme që ka çdo jetë njerëzore në vetvete, po
njohim  edhe artistin që, si  gjithë  artistët, jeton një jetë
të dytë, jetën e krijimtarisë së vet. Rrëfimtari – autor  ka edhe
çiltërsinë e një fëmije, edhe saktësinë e një dëshmitari të ndërgjegjshëm që
pasqyron një copë  historie të familjes, qytetit, kohës së vet, edhe
pjekurinë e studiuesit që me  “vizionin e vet të jetës”  gjykon edhe
vlerëson në planin njerëzor dhe artistik vetveten dhe bashkëkohësit. Në
këtë  vepër s’gjejmë  vetëm rritjen dhe  formimin e një njeriu,
gjejmë  rritjen dhe brumosjen  e artit të baletit shqiptar që
nga  ngritja e institucioneve  të tilla si Filarmonia  e
parë  shqiptare, Opera dhe Baleti, Ansambli i Këngëve dhe i Valleve deri
në  arritjet e ndryshme ku baleti shqiptar  afirmoi veçanësinë 
e vet para Europës. Në fakt  edhe në historinë e baletit shqiptar u 
shfaqën dukuri të tilla si  vonesa në  krahasim me botën dhe djegia
e  furishme e etapave. Në këtë vepër autori shpreh  kultin  e
vlerave  familjare  dhe e shfaq  veten si  bir i dhembshur,
bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh të  kujdesshëm që mundi  të
rriste edhe vetë artistë të talentuar si biri i tij, pianisti Antonin; ai pohon
se korri ato farë dashurie  që mbollën  prindërit e tij dhe i mbolli
sërish  ato  për brezat e ardhshëm. Ky  mesazh  tingëllon i
fuqishëm sot në një  kohë krize të vlerave. Njëkohësisht  Dedini
shpalos  para nesh rrugën e tij krijuese me çiltëri,  duke mos 
rënë  në  narcizizëm,  po duke u paguar  borxhin e vet të
mirënjohjes pedagogëve dhe kolegëve. Këtu  rikthehen emrat e shquar për të
cilët Dedini ka folur  në librat e mëparshëm, veçse ka ndryshuar 
këndi i vështrimit. Individualja  dhe kolektivja në këtë  vepër 
shkrihen. Dedini i lartëson  mësuesit dhe shokët e vet dhe,  duke u
dhënë  dritë, merr edhe vetë  dritë prej tyre. Këtu  mbijnë
si  konstelacione  yjesh emrat e Agron Aliajt, Petri Vorpsit, Skënder
Selimit, Zoica Haxhos, Llaqi Nakos, Ikbal  Morinës, Sekine Sharofit, Vera
Misitit. Lejla Kuçit etj….. Secili yll  ka vendin e vet në 
konstelacion dhe emri i vetë Dedinit qëndron  pranë të tjerëve me ngjyrën
e vet që e dallon.

 

Rrëfimi
në vepër  

 

Rrëfimi
në vepër  ndjek  kriterin  kronologjik, po  nuk
rrjedh  në mënyrë  lineare, po më tepër  sipas një vije  të
dallgëzuar, duke  alternuar  episode lirikë, dramatikë, himnizues
dhe  tragjikë (siç ishte  rasti i të riut të  talentuar Ylli
Bebeziqi që u shua para  kohe nga egërsia e diktaturës). Rrëfimi i Dedinit
spërkatet  herë pas here  nga kripa e anekdotave  komike 
me humorin  tipik shkodran, ndriçohet gjithashtu herë-herë 
prej  fishekzjarrëve  të ngjarjeve festave familjare si ditëlindjet e
fëmijëve  të autorit apo vetë tetëdhjetë vjetorit të tij, një 
ngjarje, sa e gëzueshme, ashtu edhe shkak  meditimi dhe melankolie të
lehtë  për ikjen e rinisë. Në autobiografinë  “Jeta ime”
ndërthuren  disa rrafshe, rrafshi  familjar, rrafshi 
social-historik dhe rrafshi artistik, rrafshe  që herë 
qëndrojnë  paralelisht, herë  kryqëzohen, po  kanë  si
qendër të brendshme  organizuese un-in e autorit. Stili i rrëfimit 
është i thjeshtë, po jo prozaik dhe monoton, po i  ngrohtë, i rrjedhshëm
dhe komunikues. Kjo vepër mund të quhet si një  medaljon që me dritën e
vet  të kthjellët ia  shkon  “Urdhrit Naim Frashëri” të Artë, i
cili simbolizon  meritat e Dedin Sulit, një medaljon që shkëlqen  më
shumë se flokët  e argjendtë  të autorit duke mishëruar 
kujtimin e viteve  dhe njerëzve  të paharruar dhe rininë e
përjetshme  të shpirtit.