Ke të drejtë Lad Kosta!

593
Nga Artur Zheji

Kur polemizon me kryeministrin, të turren edhe mizat e s’të lënë rehat. Miza dhe grenxa të porositura. Por edhe mjaft të tjerë të shohin disi shtrembër. Por ka edhe të tjerë akoma të sojit të mizave të kalit, që kërkojnë të gërmojnë.
Si e bëri këtë? Përse, ku i ka ngelur hatri? Qysh është kurdisur dhe nga kush?! Kështu bubrojnë mizat e kalit dhe grenxat e bajgave. Mirëpo sot, deputeti Vladimir Kosta (nuk kam pirë asnjë kafe me të)shpërthen dhe vë nën një akuzë të ndershme, një tufë idiotësh dhe shushunjash, që kanë fituar hiret e “kryeministrit” dhe ngrefen si gjeli në pleh, apo si pulat mbi degë të thanës! Duke bërtitur me sa zë kanë në kokë; Se po bëjmë shtet!
Cilin shtet?
E kush janë këta shtetbërësit, shumica e të cilëve punën e parë e kanë pikërisht në shtet?!
Të lumtë Lad Kosta, na çlirove nga komplekset që të kapin herë pas here, se mos po i biem pas si shumë në qafë këtij kryeministri.
Se “pordhët” e cave që ai, i gjati i ka hipur me dorën e vet në kolltuqe të rëndësishme janë vërtet të padurueshme, ashtu si thua ti.
Por nuk është vetëm çështje “pordhe!”, kjo punë!
Është paaftësi e thellë dhe arrogancë njëkohësisht.
Pushime dhe jahte të shtrenjta!
Makina luksoze për gratë dhe dashnoret!
Shtëpi në mal, shtëpi në plazh, vilë në qytet, vilë në Lindje dhe vilë në Perëndim!
Mund të thuhet me plot gojën se eksperimenti Rama, dështoi me sukses!
Nuk themi se është një lajm i mirë, por mjerisht është një lajm i vërtetë!
Sigal