Kadri UJKAJ/Malësorët që sfiduan një perandori, një akt i shkëlqyer trimërie dhe altruizmi

749
Sigal

(Në kujtim të 115-vjetorit të masakrës austriake në Malësinë e Madhe)

Populli i Shkrelit dhe i Kastratit 115 vite më parë në Malësinë e Madhe përjetoi njërën nga masakrat më të tmerrshme, e njohur si Ngjarja e Urës së Zhajes, ku sot ngrihet memoriali në kujtim të sakrificës njerëzore, më e dhimbshmja në historinë e kësaj treve në vitet makabre të Luftës së Parë Botërore. Megjithatë 17 korriku i 1918-ës në historinë brilante të M.Madhe “Nderi i Kombit”, do të dëshmonte shkallën e lartë të vetëdijes së kthjellët të vlerave morale të qëndresës dhe unitetin e një kombi, vërtet dashnor i jetës.

Jemi në atë periudhë kur Evropa plakë, e mbushur me mllefin e urrejtjes dhe të mallkimit ndaj fatit të popujve të vegjël si yni, do ta kthente truallin shqiptar në shesh lufte për interesat e Fuqive të Mëdha dhe sidomos të fqinjëve tanë grabitqarë. Këtij momenti makabër, shqiptarët, një popull i papërfillshëm në Hartën e Evropës, po i mbushnin  zgafellet e errëta të shpirtit të saj antihuman, me shembuj të shkëlqyer të humanizmit, të dashurisë njerëzore dhe të altruizmit të pashoq.

Ky është konteksti brilant historik dhe motivi madhor që na sjell në memorie obligimin publik të nderimit të kësaj ngjarje historike me kaq krenari dhe solemnitet historik, në 115-vjetorin e zhvillimit të saj, në Malësi të Madhe, tek Ura e Zhajes, ku u luajt sfida e madhe njerëzore e qëndresës sa fizike, sa morale në emër të jetës së lirë, të dinjitetit moral dhe kombëtar nga 16 djemtë malësorë, djemtë e kësaj treve, djemtë e Kastratit dhe të Shkrelit, ballë për ballë me vdekjen nga më mizoret.

“Pushtuesit austro-hungarezë varen dhe ekzekutuan rreth 100 nga burrat më të rëndësishëm të M.Madhe, por që kurrë nuk mundën ta mposhtin këtë popull, as historinë e Urës së Zhajes, e cila do të mbetet në kujtesën, jo vetëm e M.Madhe, por  të gjithë kombit shqiptar”- shprehej, njëri nga intelektualët më të shquar shqiptarë në SHBA-ës, Kosta Çekrezi, në të përditshmen “Nju York Times”, më 20 tetor 1918.

Sakrifica e djemve të kësaj treve vinte si akti fisnik më i pashoqi në Evropë, kur fatkeqësisht, nga gjiri i saj hidheshin shigjetat e helmatisura kundër së Ardhmes sonë si komb duke na quajtur deri komb barabar apo primitiv, që nuk meriton të Ardhme në liri. Bijtë dhe bijat, që sot po kujtojmë dhe nderojmë historinë e tyre, si ju motra dhe vëllezër të Kastratit dhe Shkrelit, janë të vetënderuar duke nderuar Ardhmërinë e kombit.

Dhe kur nderimi bëhet për ata që shkëlqyen nga dashuria për njëri-tjetrin, madhështia e aktit human sfidon madhështinë e maleve përreth nesh: Nderim dhe lavdi ndër breza: Ujkë Halil Zarajt, Has Brahim Hasajt, Brahim Musli Kurtajt, Sali Musli Kurtajt, Kasem Musli Kurtajt – Hysaj, Salo Abdyl Kurtajt, Zeqir Tafil Ujkisufajt, Selman Met Çelajt, Haxhi Selman Kurtajt, Sadik Zeqir Hasajt, Rrok Kocit, Brahim Lad Ladës duke u kërkuar ndjesë publike emrave që s’kemi arritur t’i evidentojmë. Homazhi në këtë Ditë Historike për bijtë dhe bijat e Shkrelit dhe të Kastratit, vjen edhe si obligim respekti dhe mirënjohjeje, në veçanti, edhe për djalin e Kastratit dhe të Malësisë, kryetarin e shoqatës “Malësia”, zotin Hilmi Kurtaj, që vazhdon të investohet, kaq mrekullisht, nga intelekti, djersa dhe mundi i një emigranti patriot dhe intelektual filluar nga memoriali i ngritur këtu, tek Ura e Zhajes, për përjetësimin dhe përcjelljen ndër breza të historisë së kësaj qëndrese brilante morale duke ofruar, në ditët tona, mes nesh një standard dhe dimension evropian, përballë krizës së jashtëzakonshme totale, pra, edhe të asaj morale të njeriut  bashkëkohor, brenda vetes, në shkallë  botërore.

Shembuj tё shkëlqyer të altruizmit malësor, si ky që po nderojmë nga lartësia e 115- Vjetorit të tij, në Malësi të Madhe, ndёr vite kanё qenё aq mbresёlёnёs, sa tё kenё tronditur edhe shpirtrat mё gjakatarё, prej pushtuesi, si atё tё komandantit tё Korparmatёs Austriake në Shkodër, Kapitenit Hessler “njё bishё e plagosur, gati nё tёrbim, qё kёrkonte armё, municion, rekrutё  me çdo kusht: “Rebelёt e Smajl Delisё sё Lohes”qё, sipas tij, do t’i rrjepte tё gjallё dhe t’i shkonte nё hell… Mjafton t’i referohemi njё historie tё pёrjetuar me aq ndjenjё nga njeriu shpirtlirё, Caf Nuzi nё shkrimin “Njё akt i rrallё trimnie”,  ku shndrit si mrekulli njerëzore altruizmi i malësorit: Nё janar 1916, pas shkatёrrimit tё ushtrisё serbo-malazeze, hyn nё Shkodёr ushtria austriake. Në 17 korrik 1918 koha, kur komanda e pushtuesve austriakë dërgon në fshatin Lohe një oficer me disa ushtarë për të mbledhur taksat, përkonte me një stinë tepër të thatë. Rrjedhimisht, taksambledhësit s’kishin ç’të mblidhnin dhe në këto kushte, kur as vetë fshatarët nuk kishin mbledhur as ato pak të mbjella, kërkojnë të marrin bagëti, të cilat ndodheshin në kullosë.

Të revoltuar tej mase, si debatojnë egër me fshatarët, marrin forcërisht dy prej tyre: Dul Delinë dhe Rexhep Islamin që t’i dërgonin rekrutë kundër vëllezërve të tyre shqiptarë. Ndërkohë ka rastisur të takohen me dy lohjanë të tjerë: Smajl Delinë dhe Brahim Hasën, të cilët në përleshje e sipër me ta, vrasin oficerin austriak dhe ushtarët që e shoqëronin. Gjithë Lohja zien, vihet në lëvizje me të gjitha mjetet rrethanore. Trupat e pushtuesit, të vendosura në kazermat e tyre, tek Ura e Zhajes, vihen në alarm, në ndjekje këmba-këmbës të banorëve, të evakuuar, në drejtim të bjeshkëve. Atje arrin të kapin dy burra lohjanë: Has Brahim Lohen, të cilin e varin në një ah dhe Zeqir Tafil Ujkisufajn, që e vrasin me pushkë, në mungesë të litarit. Lohes i doli flaka, digjet gjithçka që kishin, por jo shpirti liridashës, dinjiteti moral dhe atdhetar i lohjanëve. Kush nuk i bindej etjes sё pushtuesit austro-hungarez pёr taksa, armё dhe rekrutë do tё pёrjetonte masakrёn mё të pёrbindshme mbi vetveten dhe mbi gjithё ç’kishte mbas shpirtit…

Kёshtu: ”Mё 17 korrik 1918, tek Ura e Zhajes, afёr Pёrroit tё Thatё, ishin grumbulluar qindra e qindra malёsorё nga mosha 15 deri nё 100 vjeç çka pёrfshinte zona e Shkrelit, Lohes, Reçit dhe Rrjollit.Ulur sheshit, tё porositur tё merrnin me vete kazma dhe lopata me tё cilat do tё hapnin varret e veta, qëndronin kryeulёt nёn rrezet e diellit pёrvlues tё gushtit dhe nёn kёrcёnimin e vdekjes….Kanali i hapur prej tyre 15 metёr i gjatё, 2 metra i gjёrё dhe njё metёr i thellё priste kufomat e tyre… Ora ishte 16oo. “Njё heshtje varri kudo. Njerёzit jetonin nё njё gjendje ma shumё tё vdekur se tё gjallё. Koha dukej sikur nuk ecte fare, edhe dielli dukej sikur ka xan vend. Gjashtё orё nё kёtё gjendje” – shprehej gjithё dhimbje Prekё Gjoni nga Bajza. Nё kёtё kohё kapiteni bardhosh nga natyra, por i zi nga shpirti…urdhëron masakrën, ekzekutimin me varje, nё 7 shtyllat e vendosura enkas, pёr 16 malёsorёt, apeli… : Brahim Lada, i pari (reçjan), Rrok Koci, i dyti (rrjedhuer), Selman Meti (reçian), Has Brahim Hasaj e Sadik Zeqir Hasaj(lohjanё), Haxhi Selman Kurtaj, Salo Abdyl Kurtaj, Brahim Musli Kurtaj dhe Kasem Musli Kurtaj-Hysaj (kastratës) si dhe Zeqir Tafil Ujkisufaj(lohjan)… deri te i 16-ti”. Skuadra e pushkatimit priste vetёm fjalёn: “Zjarr”. Prifti i Shkrelit Dom Simon Doda (Nemcja), njohёs i shkëlqyer i gjuhёs austriake, si ka marrë dijeni nga Pjetër Mirash Gjinaj, një dukagjinas me banim në Gruemirë, për masakrën që po përgatitej tek Ura e Zhajes kundër malësorëve, ka arritur të sigurojë nё komandёn austriake nё Shkodёr, urdhrin pёr anulimin e kёtij ekzekutimi dhe, pas dy orёsh udhёtimi me kalë nga Shkodra, nё sekondat e fundit, ka sjellё anulimin  e tij”. (Caf Nuzi, gazeta “Malёsia”, ”Njё akt i rrallё trimnije” 1998). Nën ethet e pushtuesit, i cili në memorien popullore, edhe sot, thirret si Nemcja, gjeneralët Hochman Hagrepi dhe Stefan Foolchen, me të marrë urdhrin, ndalojnë varjet, duke i hequr litarin nga qafa Ujkë Halil Zarajt dhe Lac Rrustem Vuçajt dhe vënë para kushtit: “100 armë, ose të gjithë do t’i pushkatojmë”, Dom Simon Dodën, të cilin populli më pas do ta thërriste “Nemcja” dhe jo “Doda”, si ironi  ndaj pushtuesit austro-hungarez. Kleriku i nderuar, si garanton, me burrat më të rëndësishëm të krahinës:  Zenel Sadiku, Sejdin Zeneli, Bajram Iseni, Hajdar Ujka, Keq Sadiku, Sejdin Muça etj., etj., sigurimin e këtyre armëve, qoftë edhe duke i blerë me flori, hyn garant, tek dy gjeneralët, me besën e  bajrakut të Shkrelit. Kështu, si groposin të vrarët dhe të varurit, austro-hungarezët burrat nën 40 vjeç i nisin drejt komandës ushtarake në Shkodër prej nga s’do të ktheheshin më, kurse ata mbi 40 vjeç i dërgojnë në Myzeqe, një pjesë e të cilëve do të vdisnin gjatë rrugës. Diskreditimi moral i maskaradës austriake nga njё “popull derr, tё tillё qё s’e gjen nё tё gjithё globin tokёsor, njerёz qё shkёmbejnё jetёn me vdekjen sikur tё ishte njё plaçkё tregu”, sipas Kapiten Hessler (”Kujtime nga Lufta e Ballkanit”), sjell mes nesh krenarinë e ligjshme ndaj këtyre Malësorëve që, duke sfiduar moralisht një perandori si ajo Austro-Hungareze, vjen, sot, mes nesh si një e kaluar e shëndetshme, që meriton t”i referohemi në ditët tona të entuziazmit modern, të krizës brenda vetes, duke manipuluar paftyryrësisht deri edhe historinë nё emёr tё pushtetit partiak dhe parasë…

Edhe njëherë nderim bijve të Malësisë së Madhe, që me shembullin e tyre të vetëmohimit dhe të qëndresës morale, na bëjnë të ndjehemi krenarë, në krah të popujve të qytetëruar, falë vlerave brilante të historisë sonë si popull: sa lokale, sa kombëtare.