Kadareja dhe armiqtë e tij të përhershëm

Ukshin MORINA

Shpeshherë më ka ndadhur të lexoj e të flitet për shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Kam dëgjuar miqtë e mi të njohur e të panjohur të jenë në mbështetje të plotë të tij, si kundër të tjerë të hedhin lumenjë akuzash mbi të. Të flitet kundra këtij njëriu me aq zell nga njerëz, të cilët për arsye të ndryshme kanë vuajtur nga e kaluara e tyre, nuk është e drejtë. Kadare, ky etalon i dijës, mbetet një ndër personalitetet më të shquar të letërsisë botërore, ani pse çmimin Nobel ende po ja vonojnë. Ai ndonëse jetoi e punoi përmes një kohe të egër, kurrë nuk reshti së shkruari për gjendjen aktuale në Shqipëri, ku në mjaft raste edhe u ndaluan dhe veprat e tij. Ta lexosh Kadaren nuk është dhe aq e lehtë për njerëz që nuk kanë një kulturë të gjërë letrare. Ata s’do të dinë kurrë ta kuptojnë dhe për fatin e tyre të keq do të vdesin me mendimin, se ai s’ishte tjetër veçse një vegël e sistemit komunist. 
Unë përsonalisht nuk shkruaj për faktin se nuk ka kush ta mbroj shkrimtarin e Madh, nga që më mirë se kushdo tjetër ai e ka bërë këtë me letërsinë e tij, por shkruaj nga dëshpërimi dhe thellë më vete me vjen të mendoj. 
• Si është e mundur të flitet akoma kundra tij? 
• Si, në mënyrë kaq të verbër keqkuptohen poezitë dhe shkrimet e tij në prozë edhe sot?
• A bëhet kjo qëllimisht nga njerëz të paguar nga qarqe e rryma të huaja apo e bëjnë nga s’mira e tyre e sëmurë?
• Ç’farë të keqe ka Shqipëria nga një kolos i tillë?
• Si është e mundur të lejohen njerëz në televizione, për të denigruar një figurë me përmasa të tilla botërore?
• Ç’të keqe kemi ne si Popull, nëse Kadare e merr çmimin Nobel?
Kam mundur të lexoj shkrime të ndryshme kundra shkrimtarëve të mëdhenjë në vende të ndryshme të botës, por të flitet në mënyrë kaq tragjike nga vet Shqiptarët kundra Kadaresë, kjo më shqetëson e më venë përpara një dileme të madhe. Nëse dikush mendon ta dënojë shkrimtarin e madh, vetëm për faktin se ai ka shkruar vepra në kohën e regjimit komunist, kjo është një përçartje e madhe e vetëdijes së tij. Sigurisht që ai ka shkruar e ka punuar si shumë të tjerë, që mbase s’u trazuan kurrë në jetë nga sigurimi i shtetit, por fati i tij lidhej pikërisht me ato shkrime, ku, falë përvojës së tij të madhe ka arritur të shpëtojë nga vdekja e sigurtë. Kadare ka qënë në rrezik, jo vetëm në kohën e tij, por edhe në përiudhën postkomuniste, ç’ka u detyrua të largohet për në Francë e të mos rikthehej për një kohë të gjatë në Shqipëri. Falë tij në kemi sot një pasuri të pa krahasueshme kulturore e letrare, që për shumë popuj të tjerë do të ishte veçse një ëndërr. Shkrimtari më përmasa botërore Kadare, punoi për gjithë kohën për Shqipërinë, për kulturën e tij, ku falë veprave të përkthyera, Bota njohu Shqipërinë dhe Shqiptarët e vërtetë. Veprat e tij mbartin një pasuri të madhe, jo vetëm historike, kolturore, letrare e gjuhësore, por edhe psikologjike e shkencore. Ja përse urrehet Kadareja sot. Pikërisht për këto fakte, që me diplomacinë e tij, edhe pse në kushte diktatoriale arriti dhe bëri të mundur njohjen e Shqipërisë së vërtetë në sytë e botës demokratike. Ai fliste qartë dhe shkoqur përpara Shqiptarëve, por për fatin e keq nuk u kuptua nga masa për gati një gjysëm shekulli, ashtu siç në mjaft raste keqinterpretohet edhe sot nga njerëz që nuk dinë t’i zbërthejnë veprat e tij, ose kjo bëhet qëllimisht për arsye të lartpërmendura.
Kadare ishte i detyruar të shkruante në atë mënyrë për faktin se rrezikohej jeta e tij. Shqipëria në atë kohë ishte e mbyllur dhe letërsia e mjeshtërit të madh nuk kuptohej, ose kuptohej fare pak edhe nga ata/ato që i interpretonin veprat e tij në oditore të ndryshme. Kadare është dhe mbetet një shpirt i Madh, ashtu si një shkëmb graniti, që mbi të shtrohen dhe shuhen stuhitë, ndaj çdo përpejekje për të hedhur dorën e helmit mbi të do të jetë e dështuar.