Janusz Bugajski/ Sfida evropiane e Gjermanisë

593
Sigal

Rizgjedhja e kancelares Angela Merkel do ketë ndikim të madh në të ardhmen e Bashkimit Evropian. Gjermania është e pavendosur mes hezitimit për të marrë udhëheqjen dhe nevojës për rolin pararojë për të dhënë ndihmën në nxjerrjen e BE-së nga kjo gjendje pafuqie. Edhe pse recesioni që ka pllakosur gjithë BE-në po lehtësohet, Bashkimi përballet me sfida afatgjata. Zhvillimi ekonomik mbetet i ngadaltë, papunësia ka arritur nivele rekord, popullsia po mplaket me shpejtësi dhe borxhi po rritet. Për më tepër, sistemi bankar evropian nuk e ka marrë veten sa të zhbllokojë tregjet e kreditimit dhe të rivendosë stabilitet ekonomik. Kur vendet e tjera të mëdha përballen me trazira ekonomike dhe politike, qendra e vëmendjes bie mbi Gjermaninë. Megjithatë, që nga Luftën e Dytë Botërore, Gjermania ka luajtur një rol të kufizuar udhëheqës. Berlini druan se e shikojnë sikur po ngjall nacionalizmin gjerman. Tek e fundit, BE-ja ishte një projekt i hartuar për ta ankoruar Gjermaninë në një Evropë shumëkombëshe dhe të hiqte mundësitë e tjera për dominim. Gjermania ka arritur të zërë këtë pozicion gjatë dekadës së fundit në sajë të dy faktorëve: fuqia e vet relative ekonomike dhe përkeqësimi i BE-së si një bllok ekonomik dhe politik.  Gjermania mbetet ekonomia më e madhe e Evropës, sidomos në sektorin e prodhimit dhe potencialin eksportues dhe PBB-ja prej 2.7 trilionë euro përbën 1/3-tën e gjithë prodhimit të eurozonës. Ka pritur stuhitë e recesionit dhe ka mbijetuar, ndërsa shumica e fqinjve kanë mbetur në amulli.

Gjermania ka qenë edhe kontribuesi më i madh financiar i paketave të shpëtimit të borxheve të brendshme. Berlini ka luajtur rol vendimtar në dhënien e paketave të shpëtimit për Greqinë, Portugalinë dhe Qipron dhe disa kryeqytete të tjera që do kenë nevojë për ndihmë të mëtejshme. Gjermania po kështu mbeti aktori vendimtar për sa i përket krijimit të bashkimeve bankare dhe fiskale për të koordinuar më mirë politikat finanaciare. Ngjashmërisht me SHBA-në në një shkallë globale, një rol më i fuqishëm i Gjermanisë në Evropë do shihet me përçmim nga shtete të tjera të BE-së. Kjo ishte fare e dukshme gjatë dhënies së paketave financiare për Greqinë dhe Qipron, kur Berlini u akuzua gjatë se donte të merrte kontrollin e BE-së dhe politikanët populistë e krahasuan Merkelin me Hitlerin. Sa më shumë që BE-ja mbështetet te Gjermania, aq më shumë armiqësi do drejtohet nga Berlini. Do bëhet dashi i kurbanit për dështimet e Evropës dhe s’besoj se do ndodhë ta përgëzojnë ndonjëherë për sukseset që arrin Evropa. Dhe fatkeqësisht kemi arritur në fundin e emisionit.  Si zakonisht, më pëlqeu shumë që isha me ju dhe me të gjithë kolegët e mi këtu në Albanian Screen. Natën e mirë të gjithëve, mbetshi me shëndet, jini frytdhënës dhe ruani optimizmin.