Jakup B. Gjoça: E Meritojnë shqiptarët një kryeministër si Rama?

517
Kryeministri Rama, i etur për Pushtet dhe jo për mirëqeverisje

Kryeministri Edi Rama, në intervistën televizive të së enjtes së kaluar, në prapaskenë, debaton me gazetarin, dhe, duke kujtuar se kamerat ishin fikur, i thotë bashkëbiseduesit me tonin arrogant, që e karakterizon: -Ik mos na çaj bythën dhe ti tani! Ky dialog i kryeministrit Rama me gazetarin në studion televizive qarkullon me video dhe deri tani kryeministri nuk ka mundur ta përgënjeshtrojë! Heshti, sikurse struci me kokën në rërë për t’u fshehur, duke luajtur , si përherë, lojën e shpërfilljes. Nëse kryeministri Rama, do të kishte sado pak përgjegjësi politike ndaj Kushtetutës, nëse kryeministri Rama do të ndjente sadopak përgjegjësi morale ndaj shqiptarëve, që në 2013 i dhanë votëbesimin për të mirëqeverisur, do të kishte dhënë DORËHEQJEN!!! Kryeministri Rama, i etur për Pushtet dhe jo për mirëqeverisje, të nesërmen, as dorëheqje nuk dha, as falje publike nuk kërkoi, por, përkundrazi, shkon dhe u ha “drekat” në shtëpi shqiptarëve, duke na thënë edhe një herë, sa është i papërgjegjshëm ndaj çdo përgjegjësie politike dhe morale të çdo veprimi të fajshëm që bën!!! Pyetja është: I “shpëtoi” kryeministrit Rama kjo frazë tejet fyese ndaj bashkëbiseduesit gazetar, duke qenë në një gjendje psikologjike të tensionuar, të trazuar, që nuk e vetëkontrollin dot? Le të pranojmë, si më të mundshme këtë justifikim për kryeministrin. (Nuk dua të besoj që kryeministri Rama është i tillë, kaq arrogant me këdo bashkëbisedues, kudo që të jetë, sa në mungesë arsyetimi, gjykimi, të injorojë bashkëbiseduesit, duke vetëkujtuar se përherë ka të “drejtën” e të Fuqishmit të sillet si të dojë ndaj kujtdo, pa u gjykuar nga asnjë, meqë është …kryeministër!). Atëherë, kemi të drejtë të pyesim: Cila është arsyeja që e bën kryeministrin kaq nervoz, sat ë humbasë edhe vetëkontrollin e të shprehurit?… Rrallë ndodh që një kryeministër, të humbasë kaq shumë vetëkontrollin, sa të shprehet publikisht me këtë mënyrë fyese, injoruese, kështu si kryeministri Rama, ndaj (çdo) bashkëbiseduesi. Dhe, natyrisht, çdo gjykim moral, por edhe psikologjik, të çon mendimin te shkaku patologjik… Domethënë, kryeministri Rama e humb vetëkontrollin e të gjykuarit, vetëkontrollin e të shprehurit, për shkaqe patologjike… Kryeministri Rama është akuzuar me dhjetëra herë në Parlament se është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike. Madje, këto akuza kryeministrit i janë drejtuar zyrtarisht (jo vetëm për qëllime politike) në sallën e Parlamentit, se është përdorues i lëndëve të forta narkotike. Kryeministri Rama, ASNJËHERË nuk ka mundur (mbase nuk ka dashur) që të përgënjeshtrojë këto akuza. Nga heshtja (fajtore) e kryeministrit përballë akuzës që i bëhet vazhdimisht në Parlament, së është një narkomanis, Opozita e tanishme, në debatin për hartimin dhe votimin e ligjit të Dekriminalizimit, kërkoi dhe këmbënguli që në Ligj të kërkohet që asnjë person nuk mund të ushtrojë detyra politike, nëse është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike. Madje, u kërkua që në ligjin e Dekriminalizimit, të përcaktohet që të gjithë kandidatët për deputetë dhe kryebashkiakë, si edhe zyrtarët e lartë të institucioneve shtetërore dhe kushtetuese, fillimisht të bëjnë detyrimisht Testin e Drogës! Sot shkenca mjekësore është në gjendje që të përcaktojë me saktësi 100 % kohën kur, sasinë e marrjes të çdo lëndëve narkotike! Logjikisht, moralisht, dhe politikisht, kjo kërkesë, do të ishte jo vetëm e drejtë, por edhe e detyrueshme, që të përmbahet në Ligjin e Dekriminalizimit, që në një vend, sikurse Shqipëria, ku problemi i kultivimit, trafikimit dhe i përdorimit të lëndëve narkotike është kaq shqetësues, saqë kriminalizimi është faktorizuar edhe në Parlament! Mirëpo, deputetët socialistë, të partisë Socialiste të kryeministrit Rama, jo vetëm që e kundërshtuan me forcë, por me “Diktaturën” e votave në Parlament, arritën, që kërsesa e De – narkomanizmit, bërja e Testit të Drogës për çdo kandidat për deputet, TË MOS PËRMBAHET në Ligjin e Dekriminalizimit! Pra, deputetët e Partisë Socialiste, të kryeministrit Rama me votën e tyre pranuan, që edhe deputet, edhe kryeministër mund të votohet çdo person, që edhe përdor Kanabis, që është përdorues i përditshëm edhe i Kokainës, edhe i Heroinës, sepse në ligjin e Dekriminalizimit nuk u pranua nga deputetët e Partisë Socialiste të kryeministrit Rama të mos kishte asnjë referim kufizues për përdorim nga asnjë nga lëndët narkotike. Deputetët e Partisë Socialiste votuan që në Ligjin e Dekriminalizimit të mos përmbahet Kushti i bërjes të Testit të Drogës, për t’i dhënë kështu mundësinë ligjore Edi Ramës, që të jetë deputet, që të jetë kryeministër i Shqipërisë! Të shumta janë edhe fotot që janë publikuar nga Parlamenti, ku kryeministri Rama, (ndoshta) në ndikimin e lëndëve narkotike, është fotografuar në gjendje ekstaze, të jashtë çdo vetëkontrolli psikologjik, me veprime në sjellje, në shprehje, në të folur!!! Në çdo vend tjetër të Botës, qoftë demokratik, qoftë edhe në vendet në zhvillim, apo në vendet me demokraci në tranzicion, nëse kryeministri do të akuzohej për përdorim të lëndëve narkotike, ose do të kishte përgënjeshtrim (me dëshirën e bërjes të Testit të Drogës në çdo çast, dhe jo me deklarata shtypi Made In Taulant Balla), ose kryeministri do të jepte DETYRIMISHT DORËHEQJEN! Është përtej caqeve të Qesharakes, që deputetët socialistë “replikojnë” me pasion kundër çdo kërkese edhe të deputetëve të bashkëmaxhorancës, për të luftuar Fenomenin e Kanabizmit të Shqipërisë!!! Sepse, thjesht, këta deputetë të Partisë Socialiste të Kryeministrit Rama jo se janë të përgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në “replikën” kundër Kanabizmit të Shqipërisë, por sepse …U DJEG KËSULA e kryeministrit të tyre narkoman!!! Shqipëria, deri në 18 qershor 2017, në zgjedhjet parlamentare, tashmë ndodhet përpara 2 sfidave të Demokracisë!
1. Do të mundet që Shqipëria “të çlirohet” nga Kanabizmi, meqë është shndërruar në “Kolumbi Evropiane të Kanabis”?
2. E meritojnë shqiptarët të kenë (çdo) kryeministër narkoman të deklaruar, që nuk pranon as të bëjë Testin e Drogës?
Derisa Ligji elektoral u lejon edhe narkomanëve që të jenë kandidat për deputet. Pra, deputeti narkoman që zgjidhet deputet me Listën e Partisë, (mundet) bëhet edhe kryeministër, meqë shumica parlamentare e 71 votave të deputetëve në Parlament, (që edhe këta 71 deputetë mund të jenë …narkomanë, sepse Ligji i Dekriminalizimit nuk i ndalon narkomanët të bëhen deputetë) mund të zgjedhin (edhe) Kryeministër!
Sigal