Jakup B. Gjoça: A është kushtetuese Reforma në Drejtësi, derisa krye-hartuesi i saj ka qenë xhelat i Diktaturës Komuniste?

723
Dëshmitarë dhe dokumente historike kanë dalë në ditë për “biografinë” e ministrit të sapoemëruar Fatmir Xhafa, të cilat dëshmojnë se deputeti socialist ka qenë në vitet ’80-të hetues në Degën e Punëve të Brendshme të Krujës. 

Madje, familjarë të të persekutuari politikë, Arben Duka, të cilit tashmë as varri nuk i dihet, ngaqë e zhdukën pa gjyq xhelatët e diktaturës komuniste, dëshmojë se hetuesi (dhe xhelati) i të persekutuari politik Arben Duka ka qenë deputeti i tanishëm Fatmir Xhafa. Ka edhe dëshmitarë të tjerë, që pohojnë dhe do të pohojnë, tani që e “njohën” ish-xhelatin e tyre në postin e Ministrit të ri të Punëve të Brendshme. 

Deri tani deputeti dhe ministrit i sapoemëruar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafa hesht, ngaqë dëshmitë janë të pakundërshtueshme! Deputeti dhe ministrit i sapoemëruar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafa, madje hesht jo vetëm fajësish, por edhe me arrogancën e heshtjen demonstron edhe një herë se nuk ndjen asnjë çikë fajësi dhe pendim për torturat që ka kryer ai vetë ndaj të persekutuarve politikë, si hetues i Diktaturës Komuniste.

A e dinte kryetari i PS dhe kryeministri Rama “biografinë” e xhelatit të ish-persekutuarve politikë?
Mirë deputeti dhe ministri i sapoemëruar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafa, ka të drejtën e tij, që të mos pranojë edhe sot kurrfarë ndjesie faji dhe pendimi, por pyetja që duhet të përgjigjet vetë kryeministri Edi Rama, sapo që e emëroi ministër ish-xhelatin e Diktaturës Komuniste është:

– A dinte kryetari i PS dhe kryeministri Rama “biografinë” Fatmir Xhafës, xhelatit të të persekutuarve politikë?
Nëse kryeministri Rama mund të përgjigjet se nuk kishte fare dijeni, atëherë, përse deri tani hesht? Kryeministri Edi Rama, edhe nëse mund të pranojë me sinqeritet publikisht përpara shqiptarëve, që nuk dinte asgjë, për torturat e hetuesit Fatmir Xhafa ndaj të persekutuarve politikë në vitet ’80-të të Diktaturës Komuniste, sërish, si kryetar i PS mban përgjegjësi politike, për paaftësi, derisa nuk ka informacion biografik për bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

 
Nëse kryeministri Edi Rama është i ndërgjegjshëm, që torturat ndaj të persekutuarve politikë, që ka ushtruar hetuesi i Diktaturës Komuniste Fatmir Xhafa, edhe sot në demokraci, janë problem moral, politik, që Fatmir Xhafa të ushtrojë detyrën e ministrit, atëherë përse nuk e shkarkon menjëherë nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme, ish-xhelatin e Diktaturës Komuniste?

Reforma në Drejtësi e krye-hartuesit Xhafa është antikushtetuese
Është edhe ironi edhe e vetë tranzicionit që kalon Shqipëria në këto 26 vjet Post-komunizëm, që ligjet e demokracisë hartohen dhe zbatohen nga ekzekutuesit e torturave të Diktaturës Komuniste. Moszbatimi i Ligjit të Lustracionit, qëllimisht nga kasta e sotme politike, sepse ata vetë do të ishin subjekti i Lustracionit, është derivat që torturuesi i të persekutuarve politikë të Diktaturës Komuniste të ishte edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi. 

Qëllimisht kryeministri Edi Rama hartimin e Reformës në Drejtësi ia besoi Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafës, duke shmangur tërësisht edhe institucionin e Ministrisë së Drejtësisë. Kryeministri Edi Rama, duke emëruar Fatmir Xhafën krye-hartuesin e Reformës në Drejtësi, diktoi dhe imponoi ndaj të gjithë palëve të interesuara kushtet dhe interesat e veta politike (dhe personale) në platformën e Reformës në Drejtësi. Pavarësisht trukeve politike për gjoja konsensus dhe gjithë-përfshirje, Kryeministri Edi Rama, duke emëruar Fatmir Xhafën si krye-hartuesin e Reformës në Drejtësi përjashtoi nga gjithë-përfshirja ekspertët më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë, pasi edhe ekspertët vendas dhe të huaj që u përzgjodhën për të hartuar draftin e Reformës në Drejtësi, ishin vetëm të preferuarit e kryeministrit dhe të krye-hartuesit të Reformës Fatmir Xhafa. Ky konflikt politik detyroi edhe ministrin e Drejtësisë Nasip Naço që të jepte dorëheqjen. 

Kryeministri Edi Rama përjashtoi nga konsensusi i Reformës në Drejtësi edhe vetë partinë që është në bashkëqeverisje, LSI-në, (natyrisht Opozitën), saqë imponoi që të dorëhiqej ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani! 

Atëhere, një Reformë e Drejtësisë sa kushtetuese mund të jetë, derisa është hartuar nga Fatmir Xhafa, ish-hetuesi, ish-xhelati dhe ish-torturuesi i të persekutuarve politikë në Diktaturën Komuniste?

A mund të jetë alibi politike për Fatmir Xhafën mandati i deputetit, ndaj krimeve të bëra në Diktaturën Komuniste? 
Këto pyetje dhe përgjigjet e tyre janë çështjet më themelore të vetë procesit demokratik të Shqipërisë.
Nga natyra e përgjigjes të këtyre pyetjeve projektohet se çfarë lloji demokracie dhe të ardhme dëshirojmë ne shqiptarët! 

Sa TË DREJTË JURIDIKE, Demokraci dhe Liri mund të kenë LIGJET e një Reforme në Drejtësi, derisa atë e projekton dhe harton njeriu që ka torturuar njerëzit në Diktaturën Komuniste?

Krimet e kryera nga xhelatët e Diktaturës Komuniste ndaj të gjithë njerëzve që aspironin Liri të Fjalës dhe të Shprehjes nuk mund të harrohen! Nëse, sot, pas 26 vjetëve Post-komunizëm, pranojmë që xhelatët e Diktaturës Komuniste te jenë hartuesit dhe zbatuesit e ligjeve të Demokracisë, është njësoj sikur vëmë shenjën e barazimit midis viktimave dhe xhelatëve!

Nuk ka vlerë koha që mund të humbasim, duke rishikuar nga e para Reformën në Drejtësi nga njerëzit që kanë Frymën e Demokracisë. Duke përjashtuar nga projektimi i ligjeve të reja demokratike të gjithë xhelatët e Diktaturës Komuniste, pavarësisht ndonjë “imuniteti” që mund t’u japë përkohësisht mandati i deputetit, ne vrasim edhe vetë hijet e Diktaturës Komuniste, që duan të errësojnë Dritën e Demokracisë, që duam të ndërtojmë!
Sigal