Ja “rregullove administratën”, por varfërisë si do t’ia bësh…?!

746
Sigal

Evdal NURI

1-Mirë e para…!

Kryeministri Edi Rama, në kuadrin e bashkëqeverisjes shpesh ka bërë apel të fortë për të gjithë zyrtarët e shtetit, në pozita drejtuese ose jo, të jenë të kujdesshëm, sepse papërgjegjshmëria përballë shqetësimit të çdo qytetari i kushton vendin e punës. Këta të fundit kanë abuzuar me detyrën dhe nuk i kanë dhënë shërbimin e merituar qytetarëve. “Janë dhënë gjatë kësaj periudhe, 462 masa disiplinore. Mesazhi për të gjithë punonjësve të shtetit është që të forcojnë javë pas jave edhe falë masave që marrin ndaj punonjësve. Çdo qytetar ka fuqinë e pushtet ekzekutiv sepse ne e vlerësojmë termin bashkëqeverisje, sepse ky është vizion për t’u jetësuar dita ditës. Çdo qytetar të largon nga puna nëse ti nuk e trajton siç duhet, si qytetar i barabartë i kësaj Republike. Ai i drejtohet platformës Shqipëria që duam dhe në atë moment ai ka ministrat përkatës në dispozicion dhe brenda 10 ditësh merr zgjidhje. Kush është përgjegjës për gabimin e tij ndëshkohet”. Në vend që të paguani ryshfetin dhe pastaj të shfryni në kafene, kërkoni ndihmë, shkruani, denonconi, ose pastaj ta qepin, se edhe e bën vetë fajin dhe ankohesh së të shtyjnë të bësh faj”. Këto me pak fjalë kërkon Kryeministri në gjithë takimet! Bukur, edhe mund ta realizojë këtë, se ka “gurin dhe arën”. I shkarkon, procedon, por jo të gjithë! Që të japësh ryshfet për të mbaruar një punë është kthyer në normë morale. Këtu bëhet fjalë jo për disa, por për një administratë. Edhe pse e kanë detyrë, në shëndetësi, drejtësi, arsim e kudo, duhet të japësh. Për një leje ndërtimi në tokën time më ankohesh një mik kam harxhuar 7 milionë lekë mbi dhe nën duar! Format kanë ndryshuar. Ato janë sofistikuar, por jo eliminuar, ndërsa përmbajtja është ajo! Ja e realizove të parën, por…?

2-Ç’t’i bëjmë të dytës …?

Varfëria është një koncept, i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë: Përqindja e popullsisë që jeton në varfëri absolute dhe përqindja e popullsisë që jeton në varfëri. Të kuptohemi, 21% e familjeve shqiptare blejnë artikuj konsumi me listë në dyqane. Tek shitësi i lagjes gjeta një grua të re me fëmijën 4 vjeç. Fëmija mori disa lëpirëse e i dha dorën nënës. Ajo s’po lëviztë dhe më tha: “Merrni ju, se mua më pret puna.” U habita nga mirësjellja e saj. Më vonë mësova hallin e saj. Ajo s’kishte 7 lekë, e i vinte turp t’i thoshte shitëses, ‘shënoi në fletore’. Shitësja më tregoi fletoren, por s’më tregoi asnjë emër e, mirë bëri. Marrin pensionin, paguajnë ç’kanë marrë, e pas disa ditëve fillojnë të thonë ‘shkruaji në fletore’. Rast tjetër. Dy vezë, tre karota një hudhër e dy domate, 120 lekë! Kaq e kishte mundësinë një grua. I tepruan 30 lekë për një gjysmë buke dhe e dëshpëruar u largua! Kjo është gjendja .

Në vazhdim.

Sipas statistikave të fundit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet në vendin e fundit në rajon për sa i përket nivelit të varfërisë. Mbi 181 mijë persona që përbëjnë 6.3 % e popullsisë jetojnë me 5 dollarë në ditë. Nga të dhënat e fundit 200.000 jetojnë në varfëri! Nisur nga ky raport Shqipëria renditet, pas Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës, për sa i përket varfërisë në vend. Shqipëria ka numër më të lartë personash që jetojnë me 5 dollarë në ditë edhe se Serbia, Maqedonia e Bosnja. Madje Kosova paraqitet më mirë se Shqipëria, pasi përqindja e popullsisë që jeton në varfëri ekstreme është më e ulët se në vendin tonë, vetëm 0.2% e totalit të popullsisë. Rritja ekonomike këtë vit vajti mbi 4 % . Kjo tingëllon pozitivisht . Pyetje që bëhet është ? Sa dhe s’i ndikon kjo në uljen e varfërisë? Kjo është kryesorja. Njeriu s’ngopet me shifra, por me bukë e të mira materiale!

3Pse jemi kaq të varfër?!

S’ka punë. Rezulton më problematike papunësia tek të rinjtë. Edhe pse thuhet se kemi një rritje me 35% të vendeve të punës, s’po shohim ndryshim në varfëri? Shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 18-34 vjeç është shqetësuese. Duke analizuar shkallën e papunësisë sipas nivelit arsimor, në tregun e punës në Shqipëri vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të lartë, me 14.7 % (ku nga tre punon vetëm një) se sa për personat me arsim bazë 9-vjeçar. Flitet shumë për nevojat për punësim në profesione. Kjo është arsyeja dhe hapja e shkollave profesionale. Deri tani frytet janë të pakta. Punësimi është dominuar nga sektori bujqësor dhe nga ai i shërbimeve. E theksojmë këtë se s’ka investime edhe pse flitet shumë, por besimi është minimal. Në 2017 Shqipëria renditet e 106 në Botë nga 190 vende për të ardhura për frymë . Duke iu përmbajtur të dhënave të, në vitin 2019 niveli i papunësisë parashikohet të jetë 16.5 %. Në 27-vjet na janë larguar mbi 38% e popullsisë, pra 1.2 milionë banorë! Deklarohet se 1 milion janë të pa punë! Niveli i pagave në krahasim me vendet e Evropës janë të ulëta.

Vendet e Ballkanit kanë pagat 15 herë më të ulëta se vendet e BE

Paga minimale mujore në vendet e rajonit të Ballkanit janë ndër më të ulëtat në Evropë. Minimalja më e lartë në Bashkimin Evropian është në Luksemburg, 1.923 euro, që është 15 herë më shumë nga paga më e ulët minimale në Ballkan, e cila është rreth 130 euro Shqipëria renditet në radhët e vendeve me paga më të ulëta në Evropë së bashku me Ukrainën e Moldavinë. Këto janë tri vendet ku për vitin e shkuar janë regjistruar pagat më të ulëta.. Në vendin tonë hendeku ndërmjet të pasurve dhe të varfërve konsiderohet shumë i lartë. Kjo diferencë arrin në raportin 1 me 10 . Më kujtohet se në diktaturë ky raport nuk ishte me tepër se 1 me 3.

Pensionistët jetojmë më keq!

Arsyeja është inflacioni. Me lek më shumë, plotësojmë më pak nevoja materiale. Me javë u fol se në fund të vitit do të jepen për pensionistët 5000 lekë shpërblim. Këto do të shpenzohen ato ditë, e pastaj …? Atje ku ishim! Nga rritja e pensioneve tek ne përfitonin rreth 600 mijë persona. Vite më parë flitej për rritja 2-3 % që ishte më tepër indeksim çmimesh se sa rritje . Këto ditë dëgjova Kryeministrin se do të ketë rritje pagash vetëm për arsimtarët, ushtarakët e në mjekësi. Harroi pensionistët dhe për indeksim të çmimeve e jo rritje! Ata që i kanë dhënë historikisht mbi 80% të votave. Këto për traditë apo nostalgji për të kaluarën. Në shifra, mbi 480000 veta . Ky numër krijon ose rrëzon qeveri. Po flitet që tani për zgjedhje. E kam të qartë se do të thotë, ashtu si tha “Na i jepni atë shejtan votë!”. Pse kjo mospërfillje për shtresën më të varfër, por më të ndershme? Kjo shtresë duhet trajtuar me bujari e dashamirësi për kontributin që kanë dhënë, por dhe hallet e moshës e varfërisë që e shoqëron! Synimi për përmirësimin e nivelit të jetesës tek ne është utopi, për derisa me javë e muaj politika s’merret me varfërinë e tejskajshme, por me “Babalet e Xhizielat”….!? Kaq e vërtetë është kjo, sa dy fëmijë i thërrisnin një të treti, “Babale, Babale!” Këta futen në “histori” tek ne …!? Turp për politikën shqiptare …!