Ja institucionet që na kanë rrjepur si tanzimati taksidarë

765
Sazan Guri

Z. KRYEMINISTËR & QYTETARË SHQIPTARË 
Në një shkrim të mëparshëm i kemi kërkuar Kryeministrit shqiptar mos të hamendësojë dhe të lutet për dorëheqje drejtorëve të institucioneve shqiptare. Kryeministri shqiptar mjafton t’u hedhë një sy rekomandimeve konkrete të KLSH-së për secilin institucion shqiptar bashkë me drejtorët përkatës, se si kanë zbatuar apo kanë syrgjynosur fondet publike dhe dorëheqja, më saktë, vënia e drejtësisë qytetare në vend siç pretendon Kryeministri, vjen vetiu. 

Më konkretisht, gjatë periudhës 2013-2017 (6 mujori i parë), KLSH-ja ka realizuar në institucionet shqiptare mbi 40 auditime, nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t. Për sa i përket rezultateve të këtyre auditive është theksuar fakti që KLSH-ja ka konstatuar një sërë shkeljesh e mangësish në pothuajse të gjitha auditimet e zhvilluara në institucionet e sipërcituara. Në mënyrë të përmbledhur, shkeljet e konstatuara në auditimet e zhvilluara nga KLSH-ja, përgjatë periudhës 2013-2017 (6 mujori i parë), konsistojnë: 

• në vonesa në administrimin e praktikave dhe trajtimin e kërkesave në proces, 
• në regjistrimin e lejeve të ndërtimit mbi truall shtetëror, 
• në regjistrimin e pasurive me ndryshime të zërave kadastral, 
• në regjistrimin në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive bujqësore, 
• në mos regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta në ndërtimet e reja duke shmangur taksën e kalimit të pronësisë, 
• në regjistrimin e pronave me mbivendosje, 
• në mos bërjen e bilancit AMTP-LN, listave printim III dhe listave të trojeve sipas kryefamiljarëve, 
• dhe në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t në mos administrimin e të dhënave të sakta mbi vet deklarimet në vite, 
• në mos evidentimi i subjekteve që do të përjashtohen nga procedurat e legalizimit, 
• në pajisjen me leje legalizimi pa paguar më parë taksën e ndikimit në infrastrukturë,
• në mosrespektimin e afateve ligjore për procedurat e kualifikimit, 
• në mungesën e dokumentacionit që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, 
• në legalizimin e objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, nga rrugët nacionale e urbane, 
• në legalizimin e objekteve pranë linjave dhe shtyllave të tensionit të lartë, kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës, 
• në ndryshimin e zërit kadastral pa marrë më parë konfirmimin nga autoritet kompetente dhe legalizimin e objekteve në zonat arkeologjike dhe zonat e mbrojtura mjedisore si dhe objekteve në truall me statusin e territorit publik.
Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet e KLSH-së në këto subjekte është konstatuar një dëm ekonomik (të matshëm) në vlerën 2,404,434 mijë lekë, për të cilat janë rekomanduar 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte deri në largim nga puna”, janë kallëzuar penalisht 196 punonjës të këtyre institucioneve përfshi edhe drejtuesit e tyre.
Përsa i përket kallëzimeve penale, theksojmë që nga 40 auditime (në total) të zhvilluara nga KLSH në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP), përgjatë periudhës 2013 – 2017, në 36 prej tyre (90%), KLSH-ja ka hartuar dhe depozituar pranë organeve përkatëse të Prokurorisë në rrethe kallëzime penale për 196 punonjës të këtyre institucioneve të nivelit: ish-Drejtues, Përgjegjës Sektori dhe Specialistë (mesatarisht janë kallëzuar rreth 5 persona për çdo subjekt të audituar).
Më konkretisht nr. i personave të kallëzuar penalisht nga KLSH në auditimet e ushtruara në ALUIZNI dhe ZVRPP paraqitet si më poshtë:
Deri më sot, për aq informacion sa dhe ne disponojmë në lidhje me ecurinë e kallëzimeve tona penale, nga ana e Gjykatave është marrë vendimi i formës së prerë për dënimin e një sërë prej ish zyrtarëve të ALUIZNI-it Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë, ndërkohë që në lidhje me shkeljet e evidentuara në kallëzimet penale të bëra për ZVRPP, ende nuk rezulton të jetë marrë si i pandehur apo gjykuar asnjë prej ish-Drejtuesve dhe Drejtuesve aktualë të këtyre institucioneve, madje as në nivelin e specialistit.
Për sa i përket dëmit ekonomik (të matshëm) prej 2,404,434 mijë lekë, të konstatuar në auditimet e zhvilluara nga KLSH në ZVRPP dhe ALUIZNI, ai paraqitet më konkretisht sipas grafikut më poshtë: 
Ndërsa dëmi ekonomik (i matshëm) në total për ZVRPP dhe ALUIZNI së bashku, paraqitet sipas Grafikut më poshtë:
Theksojmë që krahas dëmit ekonomik të matshëm në këto institucione (ALUIZNI dhe ZVRPP) ekziston edhe një dëm ekonomik i fshehur dhe i pamatshëm, shumë herë më i lartë se i pari, i cili lidhet me një zinxhir të stërzgjatur pasojash sociale, mjedisore, ligjore dhe njerëzore, të shkaktuara si pasojë e paligjshmërive të kryera ndër vite nga ana e punonjësve dhe drejtuesve të ALUIZNI-it dhe ZVRPP-ve, të cilat së bashku me problematikën e proceseve gjyqësore përbëjnë dhe burimin kryesor të faturave të papërballueshme që Shteti Shqiptar duhet të paguajë tashmë dhe në vijim si pasojë e vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. 
Ndaj, z.Kryeministër, të keqen vëllai, mos bëj sikur nuk di gjë nga këto, por ne si shoqëri civile nuk të lutemi, por të kërkojmë në emër të shtetit të së drejtës që ju e thoni orë e çast në takimet gju me gju me popullin, që mos u lodh me lutje për dorëheqje, por ja ku i ke sugjerimet e KLSH-së, madje të gatshme dhe në formë gjetjeje. Ndaj, o qytetarë shqiptarë ngelemi të varfër, sepse institucionet e barkderrat drejtorë na paskan rrjepur si dikur tanzimati me qehajajtë dorë për dorë.
Sigal