Ismail Xhaferri: Botë e ndotur

87

Gazeta Telegraf/


Ismail
Xhaferri: Botë e ndotur

 

Botë
e ndotur

Diku
të tradhtojnë, diku të shesin

Nëse
ti qan për hallin tënd


tjerët qeshin.

 

Botë
e ndotur

 E trishtuar si nata

Pas
krahëve të ndotin me baltë


sy të thurin lëvdata.

 

Botë
e ndotur


pak të mençur e shumë të marrë

 Nuk bëhet fjalë për moral,

Se
morali është vrarë

 

Botë
e ndotur

E
keqja nga kushdo mund të vijë,

Gjithkush
merret me punën e tjetrit

Asnjë
me punën e tij.

 

Botë
e ndotur

Gjithçka
është interes

Nëse
nuk ke gjë në dorë

S’të
thonë as mirë mëngjes

 

 

 

 

Botë
e ndotur

 Me çudira çdo ditë

Shumë
turp mëdhenj natyrshëm

Shpallen
qytetar nderi nga bashkitë.

 

Botë
e ndritur

E
keqja ku nuk mbiu.

Botën
s’e ndoti askush,

Po
vetëm njeriu.

 

Botë
e ndotur

 Kriminelët me dekorata vishen,

Tradhtarëve
u ngrihen buste

Heronjve
u prishen.

 

Botë
e ndotur

 S’ka ditë mos qëllojë dyfeku

Ligjin
s’e bën drejtësia

Ligjin
e bën leku.

 

Botë
e ndotur

Çudirat
kurrë nuk reshtin,

I
ndershmi përbuzet kudo,

 Kusarit dekorata i ngjeshin.

 

Botë
e ndotur

Disa
veç e veç disa gjithëpërfshirës

Vështirë
të të hapin rrugë

Po
s’ishe sahanlëpirës

 

Botë
e ndotur

E
vogël si kamare .

Peshku
i madh ha të voglin,

I
vogli me të voglin fare

 

Botë
e ndotur

Llumi
fatin na i përpiu

 Nuk është çmendur lopa dhe derri

Është
çmendur njeriu…

 

Bote e
ndotur……