Ismail H Xhaferri:O Gjirokastra me vlerë

566
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ismail  H 
Xhaferri

 

O Gjirokastra me vlerë

 Mbështetur në mal të Gjerë

 Nuk ke një por disa vjet

Që mbete pa deputetë

 

Gjirokastra përmbi mal

Për  Genc Rulin do kesh mall

Se tani në opozitë

Ka ikur nga këmbët sytë

 

 Të iku Genci të iku

Kur ra PD.ja nga fiku

Në Gjirokastër tek ura

Tani si shkon më lëkura

 

Ben Ahmeti kanakar

Në listë ishe I parë

Mori postë me qeveri

I parë për ekonomi

 

Pastaj shkoi në financë

 Ndaj ka,mbetur në distancë

Me Benin në krye fare

Ndrijnë financat shqipëtare

 

Por me urdhër nga partia

Iku dhe Erjon Veliaj

Nga Mjafti* në socialistët

Deputeti dytë,në listë

 

Bëri dasmën në kala

Dhe iku e më su PA

U shtroi banketin miqve

 Vetëm me lekët e fiqve

 

 

 Mesazh I qartë për çdo derë

Fiqtë të bëjnë miliarderë

 Shokë na u prish çatia

Iku dhe Erjon Veliaj

 

 I treti Caco Angjeli

 Deputet ishte dhe ngeli

Për arsye që si dimë

Rama e coi në Peqin

 

Në Peqin na i dorzojë

Dhe na la me gishtë në gojë

Në sinkron bashkë me Edvinin

Cacua se lëshon Peqinin

 

 

 Gjirokastër qilimshtruar

 Ke vetëm të deleguar

 Por I ke si suferinë

Më shpejt ikin se sa vijnë

 

 

 O Gjirokastra me vlerë

Mbështetur në mal  të gjerë

 Mbete me Dasho Kambere

 Se Edi sna la të tjerë.