Ismail H Xhaferri: Shoh perdite nje endacak

Shoh perdite nje endacak
Endet neper rruge
Diart zgjatur per nga njerzit
Per nje copez buke


Shoh perdite nje endacak
Shfaqet ne sokake
Nuk ka moter e Vella
Ska as nene as babe


Shoh perdite nje endacak
Ne shi e ne diell
Me I aferti per te 
Eshte zoti ne qiell


Shoh perdite nje endacak
Shoh nje fatgremisur
Mesa duket edhe zoti
E paska braktisur


Shoh perdite nje endacak
Seshte plak po djale
Dikush I jep ndonje leke
Dikush dhe e tall


Shoh perdite nje endacak
Nje djalosh te mjere
Si ne kohen e Migjenit
Qe lyp dere me dere


Shoh perdite nje endacak
Rrugeve dite e nate
Qiellin ka per mbulese
Dhe token per shtrat


Shoh perdite nje endacak
Qe lyp ne pazar
Kembet zbathur ballin zbehur
Edhe buzet care


Shoh perdite nje endacak
Qe del ne rrugice
Me te njejtat rroba veshur
Ne diell e ngrice


Shoh perdite nje endacak
Njeri pa njeri
Etur per piken e ujit 
Dhe me shume uri


Shoh perdite nje endacak
(Seshte antar partie)
Gjithe jeta I kalon
Si ne greve urie


Shoh perdite,nje endacak
Qe jeton akoma
Shoh shume shpesh dhe seminare
Qe harxhojne miliona


Shoh perdite nje endacak
Me thes ne kurriz
Skane te sosur seminaret
Kunder varferise


Shoh perdite nje endacak
Krejt ne varferi
Shoqeria njerezore
Eshte antinjeri