Ismail H Xhaferri: Përreth kazanit të supës
Përreth kazanit të supës
Bëhen burrat karnavale
Përpara këtij kazani
Dhjesin mu në ideale
Për,një,çikë supë kazani
Jo mor su menduan gjatë
Shumë nga ishet komunistë
Na u gdhinë demokratë
Për një cikë supë kazani
Realiteti sdo nxirë
Shumë nga ish- komunistët
Pështynë çka mishin lëpirë
Shumë nga ish- komunistët
Tek PD ja u mbështetën
Edhe PSE Ishin betuar
Për partinë të jepnin jetën
Për një çikë supë kazani
Kujtimet ndër mend na vijnë
Xhuveli një ish I majtë
Vëlla u bë me Salinë
U bë vëlla, me Salinë
Për të zënë,një karige
Sepse supa e pushtetit
E paska shijen magjike
Për një çikë supë kazani
Vota tek e djathta rodhi
Sepse për një çikë supë
Shpëtim Roqi ua drodhi
Për një çikë supë kazani
Burri shtetit nderon faqe
Ju e,mbani mend Salinë
Kur me Nanon bëri paqe
Për një çikë supë kazani
Politika njëshkolone
Nuk ka kryetar partie
Që të mos dredhi timonë
Për një çikë supë kazani
Gjithë atdheun bëjnë trokë
Nuk e kanë fare problem
Që të falin det e tokë
Për një çikë supë kazani
Mos besoni cfarë kanë thenë
Të parët politikanët
Japin babë e japin nënë
Për një çikë supë kazani
Që ofrohet në fushatë
Edhe vet elektorati
Ndryshon bindjet për një natë
Edhe vet elektorati
Tashmë e ka dredhur rrugës
Nuk voton më për programe
Por për kazanin e supës
Se tani nuk ka programe
Varet kush e lyen rrotën
Ai që jep më shumë supë
Ai do ta mari votën
Për një cikë supë kazani
Ah oreksi na I piku
Po ore për këtë supë
Dhe Majlinda desh na iku
Për një çikë supë kazani
Është e thjeshtë
që tua rrëfej
Të gjitha partitë e vogla
Herë andej e herë këndej
Për një çikë supë kazani
U vajti shpirti në dhëmbë
Gjithë partitë janë përbaltur
Që nga koka gjer në këmbë
Përreth kazanit të supës
Përveshur deri në llërë
Dhe NE l grazhd e mbajnë kokën
S’është një po janë të tërë.
Përreth kazanit të supës
Kurrë mungesa s’do të ketë
Vetëm ideali supës është ideali vërtetë