Ismail H Xhaferri: O trima vallen ma mbani në dasmën e princit Leka

588
Sigal

Gazeta Telegraf/



Ismail H Xhaferri



O trima vallen ma mbani

Në dasmën e princit Leka

 

Në këtë
dasëm të madhe

O trima
vallen ma mbani

Një anë
vallen e heq Edi

Në tjetrën
Bujar Nishani

 

 

O trima
vallen ma mbani

Hapat kurrë
të mos ndalen

Po Jari me
Edi Ramën

Pse e heqin
fshehur vallen?

 

 

O trima
vallen ma mbani

Të gjëmojë
si dallgë e detit

S’është
thjeshtë dasma e princit

Por është
ditëlindja e mbretit

 

 

O trima
vallen ma mbani

Gjithë
burrat e shtetit pranë

 Dy gëzime në një ditë

Se mbreti
shiti vatanë

 

 

O trima
vallen ma mbani

Sup më sup
e dorë për dore

Se mbretit
të shqipëtarve

Serbi i
vuri kurorë

 

 

O trima
vallen ma mbani

Të gjëmojë
si suferina

Psherëtin
Avni Rustemi

Psherëtin
Hasan Prishtina

 

O trima
vallen ma mbani

Se keni
gardën pas muri

Ndizen
dhimbje  Gurakuqi

Shtrëngon
dhëmbët  Bajram Curri

 

 

O trima
vallen ma mbani

Sup më sup
e dorë për dore

Hidheni
vallen pa frikë

Se është
garda në llogorë

 

O trima
vallen ma mbani

Që të
gjithe në vijë

Të parë kam
parë dasëm më gernet

 Po me gardë kurrë s’kam parë

 

 

O trima
vallen ma mbani

Çdo gjë
derdhur në flori

More ç’punë
ka bërë ky

Princi dhe
babai tij?

 

O trima
vallen ma mbani

Të  gjëmojë gjer në mëngjes

Princi dhe
i ati tij

I kanë
lekët me djersë

 

 

O trima
vallen ma mbani

Gjithë
Tirana të  gjëmojë

Por pse
quhet Leka princ

Une për
vete se kuptoj

 

O trima
vallen ma mbani

Nga helli
të merret mishi

Të derdhet
leku si lumë

Se ndaj ka
punuar gjyshi

 

 

O trima
vallen ma mbani

Të  buçasë 
deri te lumi

Kemi lekë
se dhanë  Vermoshin

Kemi nga të
Shën Naumit

 

O trima
vallen ma mbani

Të  gjëmojë sa shtatë  dete

Se ditën që
iku mbreti

Mori gjithë
florinjtë  me vete

 

O trima
vallen ma mbani

Plot me
darka plot me dreka

 Se tani pas kësaj dasme

Ndoshta
mëson shqip dhe Leka

 

O trima
vallen ma mbani

Të jehojë
pallati brenda

Në kurriz
të shqipëtarëve

Hiqen
shpesh valle të rënda….