Ismail H Xhaferri : Ne e duam Shqipërinë

101

Gazeta Telegraf/


Ne e duam Shqipërinë

Si rilindasit atëherë

Pa një lukuni me ujqër

Pa të varfër pa të mjerë

 

Ne e duam Shqipërinë

Nga Tropoja në Sarandë

Pa mashtrues e të mashtruar

Pa një parlament si bandë

 

Ne e duam Shqipërinë

Vend ku qesh e jo të qash

Pa një popull të përulur

Pa një popull mitingash

 

Ne e duam Shqipërinë

Plot me grurë e jo me krunde

Edhe popullin e shkretë

Mos ta tërheqin për hundë

 

Ne e duam Shqipërinë

Cep me cep e skaj me skaj

Por partitë politike

Ç’thonë tani se thonë pastaj

 

Ne e duam Shqipërinë

Në çdo rrugë në cdo rrugicë

Të mos ketë shtëpi publike

Edhe kurva me shumicë

 

Ne e duam Shqipërinë

Nga Vermoshi gjer në Dropull

Pa të vrarë dhe pa vrasës

Me pak armë se sa popull

 

Ne e duam 
Shqipërinë

Pa të keqen pa të vjetrën

Qeveritë që venë e vijnë

Të mos shajnë njëra tjetrën

 

Ne e
duam Shqipërinë

Me ligje
që tu shkojë vula

Dhe të
mos futen në burg

Vec ata
që vjedhin pula

 

Ne e
duam Shqipërinë


ndriçojë si pishtarët

 Deputetët të votohen

 Jo ti zgjedhin kryetarët

 

 

Ne e
duam Shqipërinë

Brez pas
brezi të jetojë

Peshku
madh mos hajë të voglin

Dhe
Gerdeci mos renkojë

 

Ne e
duam Shqipërinë

Kudo të
ndizen motorët

Komandë
të bëjë qeveria

Jo çfarë
thonë ambasadorët

 

Ne e
duam Shqipërinë

Edhe qeverinë
në punë

Dhe çdo
pordhë  ambasadori

Mos na
duket si parfum

 

Ne e
duam Shqipërinë

Pa
zvaritës pa zhapinj

Zot të
fateve të veta

Dhe
shqiponjë në fluturim