“Ishulli i korçarëve në kryministri”

610
Esmeralda Pirra
Një ndër njerëzit më problematikë në kryeministri është Niko Peleshi. Ky individ ka bërë të mundur një kanalizim shumë të madh të fondeve publike për kredo të tij politike drejt Korçës. Sigurisht që korça meriton investime, por jo vetëm ajo. Shkodra, Vlora, Durrësi Saranda, Përmeti, Pogradeci etj janë qytete që kanë nevojë për investime. Por Peleshi e përdor për kredo të vet.
Këtu përfshihet dhe rikonstruksioni i teatrit të Korçës. 
Teatri i korçës ka një traditë të tijën, por që fatkeqësisht gjatë demokracisë u sfumua duke mbetur vetëm në disa shfaqje komedie. Madje në shumë raste regjizorët dhe një pjesë e aktorëve vinin nga Tirana.Kjo për dy arsye. Sepse investimet e bashkisë ishin minimale në vepra artistike. Artistët me pak fjalë nuk paguheshin dhe teatri nuk kishte një strukturë menaxhimi. I gjithë teatri i korçës bazohej tek drejtimi shumëvjeçar i Znj. Zamira Kite që është aktore komedie dhe jo menaxhere. Ajo u tregua e pa aftë të zhvillonte marketingun dhe një program artistik ku populli iKorçës të kulturohej. Bashkia harxhonte miliona lekë ndërkohë për festën e Birrës, lakrorit etj si këto, por dështoi të kulturojë njerëzit. Dhe teatri korçës përfundoi me 10 aktorë, gjysma amatorë dhe ku as bileta 200 lekë nuk shitet. 
Tashmë mbi 1 miliardë lek do investohen për teatrin e Korçës vetëm për skenën dhe teknikën. Kjo shumë është relativisht e lartë për një teatër lokal që do sjelli efektin e ndërtimeve për Olimpiadën e greqisë ku u ndërtuan stadium, por si përdori njeri pas olimmpiades. Dhe tani ju doli bari. Sepse pyetja e parë që shtrohet është që kur të hapet sipari kush do dali në skenë? Sigurisht që Arti ka nevojë për hapësira por artin e bëjnë njerëzit dhe së pari duhen paguar artistët. Kush do dali në skenë kur të hapet perdja? A e ka Tirana, jo më Korça atë nivel aktorësh që ka patur dikur. Une them që jo, sepse aktorët, dhe regjizorët, Skenografët dhe muzikantët janë lënë pasdore.
Sa e ka buxhetin për projekte teatrale dhe Koncerta BAshkia Korçë në Vit? Jo më shumë se 7 milionë lek. Sa shfaqje në vit bën Trupa e Korçës? Pse nuk jepet gjysma e këttij fondi Teatrit të Shkodrës i cili bën të paktën 80 shfaqje në vit, dhe Shkodra e ka traditë të paktën 150 vjeçare teatrin. Çfarë janë këto tendenca lokale madje do të thoja dhe klane pak fetare në kryeministri?
Një tjetër problem me sallat moderne janë kostot e mirëmbajtjes. Sepse është një gjë ta bësh por një gjë më e madhe ta mbash. teatro të tilla duan te paktën 3000E në muaj kosto mirëmbajtje. Po normalisht i bie që të pakten rreth 6000E duhet ti ketë për shfaqje në muaj. Duke ditur rrethanat dhe buxhetet do ishte më mirë që Teatri i Korçës të rikonstruktohej më me shumë modesti, një pjesë e këtij buxheti ti kalonte teatrit të Shkodrës, që i perket të gjithë Veriut ( dhe s’duhet trajtuar me indiferencë thjesht se BAshkia është e PD). Dhe kryeministri duhet të ketë kujdes nga Ishulli i Korçarëve” se mund ti vejnë flakën vendit, nëpërmjet diferencimeve të investimeve, një gabim që e bëri dhe Jozefina Topalli dikur me lagjet e Shkodrës.
Sigal