Indrit Vokshi: Çadra e vjetër shembet, çadra të reja ngrihen gërmadhash…

594
Po kaloja tani pas Bankës së Shqipërisë dhe m’u kujtua, çfarë, do pyesni ju. Çadra e PD-së. 

Më shumë për shkak të orarit e rrugës gati bosh, ngaqë pas 23:30 thuajse çdo natë shkoja qoftë edhe vetëm 1 orë për të parë çfarë bëjnë demokratët. E për të pirë cigare me dikë aty. Kam parë demokratë të lodhur, fizikisht e financiarisht, që mërdhinin e mbulonin këmbët me batanije, se disa net ishte vërtetë ftohtë. Po mendoja me ironi, se Çadra mund të ringrihet, këtë radhë nga Romeo Gurakuqi për të kërkuar, po qeveri pa Edi Ramën. Dmth qeveri koalicioni PD-PS por, pa Edi Ramën; me kartelin e drogës e koncesionit, por pa kreun e kartelit, me një intelektual progresist të kartelit. Se siç ka thënë edhe Qemal Stafa, (po parafrazoj) çadra e vjetër shembet, çadra të reja ngrihen gërmadhash. Ia vlen dmth, se duke e pasur nisëm të vetën, ndoshta do të vinte edhe Romeo ndonjëherë në Çadër e, ku i dihet, përveçse njihte ndonjë demokrat të pagdhendur si puna ime, njeriu edhe kupton nga çfarë sheh e dëgjon dhe, mund ta kuptonte se, shumë demokratë kanë ndenjur aty pa kalkulime. Veç si qëndresë. Dhe mund të ndodhte mrekullia, që ky ta kuptonte, se ata që janë demokratë, janë (veç të tjerash), sepse iu neverit modeli i kësaj të majte, hesteria, demagogjia, tragjizmi hipokrit, paftyrësia për të thënë fjalë që fytyra s’të lejon t’i thuash; si me Edi Ramën, si pa Edi Ramën qofshin (idea e modeli i tyre janë vetë pafytyrësia). Dhe mund ta kuptonte se demokratët (me votat e të cilëve Romeua do të marë rrogën si deputet) kërkojnë sot një formulë për të larguar socialistët nga pushteti. Jo një formulë si të hyjmë në koalicion me socialistët. Dmth, mund të kuptonte mesazhin e votës së dhënë, meqë të të padhënës nuk guxojnë. Pra personazhi shkekspirian që tashmë ia ka gjetur vendin vetes tek një gjini letrare e Shekspirit, (mendojeni ku) duhet ta kuptojë se, tek kjo partia ku ky ka ardhur, ka demokratë që kanë vendosur të jenë djathtas përjetë. Jo prej siglës, por prej botëkuptimit. E duke pirë cigare mbështetur për shtylle mendojnë e përçmojnë, jo vetëm të majtët e së majtës por edhe të majtët e së djathtës që iu shkon mendja për koalicion e jo betejë pa kompromis me ata që po e poshtërojnë Shqipërinë çdo ditë e më keq. Or djalë, e djathta është Atdheu. Është principi që më shtyn t’i shkruaj hidhët edhe një deputeti të partisë sime kur i shkon mendja për koalicion me kriminalitetin internacional, atëherë kur duhet betejë për me mbrojt lirinë e popullit shqiptar. Kaq dmth. Nëse s’i ndani këto principe…
Sigal