Ina Zhupa: Sheshi i Lirisë, forca e qytetarëve përballë shtetit

595
Në këto 90 dite te Sheshit të Lirisë qytetarët treguan se mund tja dalin që të jenë më të rëndësishëm se pushteti. Lulzim Basha nisi një betejë për votën e lirë, ku në radhë të parë vuri shqiptarët dhe Shqipërinë. Ja ka dalë që ti jap shqiptarëve edhe duke qenë në opozitë më shumë arritje seç mund te numërojë qeverisja e vendit. Miratimin i ligjit te dekriminalizmit, kthimin e vëmendjen politike për të pranuar problemin e drogës të kësaj qeverisje, miratimi i reformës ne drejtësi, nje qeveri teknike dhe garanci për votën e lire te qytetarëve shqiptar. Këmbëngulja dhe vizioni i tij sot përshëndetën nga shqiptaret dhe të huajt siç ka ndodhur edhe me parë. Qytetarët ne qendër te sistemit, është baza e themeleve te Republikës së Re qe lindi nga Sheshi i Lirisë.

Falënderoj të gjithë shqiptarët që ju bashkuan atij sheshi dhe qëndruan 24 ore ne 24, që ju bashkuan protestave të opozitës dhe akteve të mosbindjes civile

Falënderoj 534 folësit që në bashkëbisedim me mua, treguan çdo ditë në orën 15:00 në Çadrën e Lirisë me fjalën e tyre, me zërin që edhe mund t’i dridhej nga emocionet, të vërtetat e realitetit që jetojmë. Shume larg propagandës që mundohet të na shesë në televizion. 

Si zëdhënëse e Partisë Demokratike ndjehem e privilegjuar, sepse nuk ka gjë më të vlefshme sesa t’i japësh zë halleve, problemeve dhe te vërtetave të qytetareve të vendit tënd. Nga Jugu në Veri, nga të gjitha moshat, nga atë gjitha profesionet, burra dhe gra e shndërruan Çadrën ne agoran e demokracisë.

Beteja jonë për ndërtimin e Republikës se Re, nga sot merr një forme tjetër. Kemi detyrën qe të gjithë bashkë ta shndërrojmë Shqipërinë në një Shtet të Lirisë dhe Demokracisë, në një shtet për qytetarin, në një shtet me ekonomi të fortë dhe me shumë paqe sociale.

Drejt 25 qershorit, për një fitore të Shqipërisë me Partinë Demokratike. Me #LulzimBashën, #superekipin dhe #superprogramin për Republikën e Re.
Sigal