Ina Zhupa/ Administrata publike politike, lloji i ri i reformës

541
Kriter i përhershëm i Bashkimit Europian ka qënë dhe është një administrate publike efiçente, e depolitizuar, larg korrupsionit, e trajnuar dhe e mbrojtur me ligj. E cila pavarësisht ndyshimeve që ndodhin në qeverisje, të ruaj vazhdimësinë e shtetit dhe të prodhoj shërbime për qytetarët. Mirëpo ashtu siç insiston BE në këtë pike ashtu insiston edhe qeveria Rama nga e kundërta e saj. Implementimi i reformave në administratën publike është një 5 prioritetet e vendosura për Shqipërinë edhe është e lidhur ngushtësisht me strategjitë për digjitalizimin, atë anti-korrupsion dhe për decetralizimin. Ndërkohë ministria Gjosha referon në këshillin kombëtar të integrimit se ka kryer me sukses reformat në administratën publike dhe për këtë numëron aprovimin e Strategjisë së Administratës Publike, ngritjen dhe forcimin i institucionit të Komisionerit të Shërbimit Civil si dhe amendimin e Ligjit për Gjykatat Administrative. Këto janë të gjitha pjesë e asaj që ka ndodhur de jure deri sot, por nuk kanë fare të bëjnë fare me atë që ka ndodhur de facto. Pra asnjëra nga sa mësipër nuk supozojnë aksion, veprim por vetëm letra të kopsitura deri diku mirë, pra strategji, amendime, ligj etj. Të cilat nëse nuk ke vullnetin ti zbatosh por ke dëshirën ti deformosh nuk vlejnë për asgjë. Por pse mendoj që qeveria Rama po ecën në të kundërtët e asaj që kërkon BE?
Në retrospektikë më duhet të kujtoj që ishte kjo qeveri që hodhi poshtë një ligj të miratuar me konsensusin e dy palëve për administratën publike edhe bëri pushime masive nga puna me ardhjen në pushtet. Ishte kjo qeveri që përdori gjerësisht idenë e shkrirjes, e riemërtimeve, e ristrukturimeve të dikastereve dhe insitucioneve shteterërore vetëm e vetëm që në këtë mënyrë të mund të hiqte njerëz dhe të emëronte të tjerë. Po ashtu ishte ky kryeministër që gjatë fushatës elektorale tregoi qartësisht që drejtorat janë emëruar nga partia dhe detyrë kryesore kanë votat për të ruajtur vendin e tyre punës dhe jo siç do të ishte normale të kishin parësor ligjin dhe shërbimin ndaj qytetarit. Mirëpo ajo që i vë kapakun shkatërrimit të administratës publike politike është vendimi i fundit i Partisë Socialiste që dikton që të gjithë anëtarët e saj që janë të punësuar në administratën publike do të paguajnë 3% të rrogës së tyre për financimin e partisë. Ky vendim na tregon legjtimimin e emërimeve në administratën publike në mënyrë politike dhe në mënyrë korruptive. Është akt i pastër shndërrimi në sistem të kontrolluar të korrupsionit dhe politizimit në administratës publike. E besoj këtë sepse së pari dukej qartë nga fushata e fundit që financat e Partisë Socialiste nuk ishin aspak të vogla apo modeste, përkundrazi tregoi fushatë luksi dhe bollëku. Duke na treguar kështu që asgjë nuk ka çaluar në financimet e PS, në këtë llogjikë kur diçka funksionon shumë mirë nuk ka arsye pse ta ndryshosh. Së dyti ajo që bie në sy është që përse anëtarët e një partie mos të trajtohen në mënyrë të barabartë me njëri-tjetrin?? 
Ashtu siç është edhe parakushti i organizimin të një partie. Pra nëse je punonjës i shtetit do të paguash për partinë 3% të rrogës, nëse je punonjës në privat do paguash kuotat e partisë. Që kjo të pranohet nga palët do të thotë që ata të kenë diçka ndryshe nga njëri-tjetri në raport me partinë. Pra thënë më thjesht ata që janë në privat e kanë gjetur vetë vendin e punës dhe për këtë nuk i detyrohen partisë kështu që edhe partia nuk i detyron dot që të japin para nga rroga. Ndërsa ata që janë në administratën publike i ka çuar partia atje, kështu që ata do të paguajnë partinë për këtë nder. Pagesa në këmbim të një favori në këtë rast vendi pune, quhet korrupsion. Kjo është një praktike që i legjitimon të dyja edhe korrupsionin si metodë punësimi pra bie dakort të paguash për të marrë vendin e punës, jo tek një individ por tek partia. Sigurisht një metodë shumë më efiçente sesa sekserët, apo nderet personale të deputeteve dhe për këtë mund të vlerësohen. Me një llogjikë të thjeshtë sa më shumë të punësuar në administratën publike aq më shumë para partia, sa më rroga të larta në administratën publike aq më shumë para partia. 
Kujtoj që në të njëjtën kohë doli edhe skema e shpërblimeve dhe rrogave në administratën publike që do merrej me procesin e integrimit, që besoj se nuk mund ti quajmë rastësi. Por më shumë para për partinë. Kur partia dhe shteti barazohen në të ashtuquajturit prodhim të kuadrove drejtues atëherë jemi shumë larg të qënurit shtet demokratik me administratën publike që kërkojnë standartet europiane. Kur partia e trajton punësimin në administratën publike si asetin më të madh të prodhimit të votave, të kënaqjes së anëtarëve dhe të mbushjes së arkës partiake kjo është antireforma. Të shkosh në parti me një vertetim rroge të marrë nga puna që më pas të paguash gjobën 3% e vendosur nga ajo është larg konceptit të nënpunësit civil që përcakton ligji. Pavarësisht gjithë atyre ligjeve për struktura të pavarura për administratën publike që përmend ministria Gjosha, nuk duhet harruar që administrate publike sot për sot ka vetëm kontroll politik të mazhorancës që me shumicë të thjeshtë votash dhe me emërime ka zgjedhur ministren për administratën publike, drejtoren e departamentit të administratës publike, komisioneren për mbikqyrjen e shërbimit civil, të treja zonjat i përkasin mazho-rancës dhe si të tilla e kanë të pamundur të shikojnë depolitizimin si sfidë dhe nevojë të administratës publike sepse politizimi është pjesë edhe e tyre. De facto janë duke bërë një lloj të re reforme ku politizimi është normal dhe korrupsioni është i formalizuar por fatkeqësisht për shqiptarët kjo nuk është reforma që kërkon BE. Kjo nuk është reforma që na bën neve shtet të së drejtës, të denjë për hapjen e negociatave nesër.
Sigal