Ina K. Zhupa/ Kush më gjen një vend tjetër?!

546
Kush më gjen një vend tjetër?!
1. Më gjeni ju lutem një vend tjetër, ku qytetarët paguajnë taksë për televizionin publik dhe nuk mund të shikojnë ndeshjet e Kombëtares së tyre në Europian? Spanja në radio duhet të duket bukur besoj.
2. Më gjeni ju lutem një vend tjetër ku bëhet tallava, tym, përpara Institucionit të Presidentit të Republikës? Mos vallë në Itali, në Gjermani, në Francë…? Ku ndodh kjo?
3. Më gjeni ju lutem një vend tjetër, ku nuk bëhet e njohur kontrata e firmës që i jepet Stadiumi Kombëtar për tu bërë qendër tregtare, edhe pse e kërkon kryetari i grupit parlamentar të partisë kryesore në opozitë?
4. Më gjeni ju lutem një vend tjetër, ku jepet toka publike me zero lekë një privati në mënyrë të përjetshme në zonën më të mirë dhe të shtrenjtë të vendit?
5. Më gjeni ju lutem një vend tjetër, ku prishen Monumentet e Kulturës në mënyrë antiligjore, antihistorike dhe antikombëtare? (Është një, por është i vetëshpallur shtet, quhet ISIS).
Nëse nuk gjeni dot asnjë vend, atëherë gjeni një arsye ligjore apo morale pse duhet të ndodhin këto?!
Nëse as vend dhe as arsye nuk gjeni dot, atëherë kuptoni që diktatura “Rama” është unike në llojin e vet.
Sigal