Importi i plehrave, Shehu: Pasoja katastrofale për shëndetin e qytetarëve dhe vendin

604
Demokrati Tritan Shehu ka dalë sot kundër importit të mbeturinave. Pak ditë pasi disa deputetë socialistë, të kryesuar nga Eduart Shalsi kanë depozituar në Kuvend një projektligj për importin e plehrave me arsyetimin se biznesi i riciklimit të vend është drejt falimentimit dhe kjo do të zhvillonte ekonominë, Shehu iu bën thirrje qytetarëve të çohen kundër kësaj nisme.
Shkrimi i plotë i Tritan Shehut

SPEKULLIMI I RI I MAXHORANCES: “PLEHERAT DO TE ZHVILLOJNE EKONOMINE SHQIPTARE DHE VENDIN”!

“Te lejojme me ligj importin e gjere te mbeturinave”, pra te legalizojme pleherat e botes tek ne, “jo vetem per riciklim, por dhe per depozitim e shkaterrim”!

Ky eshte vizioni me i fundit i te majtes i shprehur neperrmjet deputeteve te saj, per te “stimuluar” industrine tone, per te “sjelle mireqenie”..

MBAS “IDESE GJENIALE” TE LEGALIZIMIT TE KANABISIT, SOT KERKOHET “LEGALIZIMI” I PLEHRAVE!

Si pasoje e te pares vendi eshte mbushur me ate droge, jo per te miren e qytetareve, por per te zezen e tyre.

Tashti kerkohet te mbushemi dhe me plehera te importuara, ndersa ne aktulisht po “qelbemi” nga tonat e as mundemi t’i kontrollojme, riciklojme, administrojme e shkaterrojme qofte dhe keto..

NJE NDRYSHIM I TILLE LIGJOR, TIPIK KY PER “BOTEN E TRETE”, DO TE KISHTE PASOJA KATASTROFALE PER AMBJENTIN, SHENDETIN E QYTETAREVE, PER VENDIN NE TERRESI. 

Eshte krejt e kunderta e asaj qe PS premtoi ne programin e saj elektoral dhe per cfare ka nevoje vendi.

NE NA DUHET TE FORCOJME LEGJISLACIONIN PERKATES BLLOKUES!

Mjafton te analizosh demet qe i jane krijuar vendit vetem nga lejimi i gabuar tashme i importit te gomave te perdorura, te bllokuara me 1993, kupton problemet gjigande qe do te krijonte ndryshimi ligjor i propozuar.

Ne keto kushte jo vetem shoqatat e grupimet ambjentaliste, por i gjithe opinioni i yne, ata qe e duan kete vend e banoret e tij, duhet te mobilizohen per te mos lejuar kete fatkeqesi te re, qe kerkohet t’i imponohet Shqiperise.

Varferia, pa punesia, renia ekonomike nuk mund te luftohen dhe as te minimizohen duke i “hapur dyert” plehrave te botes, perkundrazi!

Kjo gje do te perkeqesonte gjendjen aktuale ne terresi, do te rrezikonte shendetin e banoreve tane.

NJE NDRYSHIM LIGOR I TILLE I SHERBEN INTERESAVE TE NGUSHTA GRUPIMESH, DEMTON RENDE QYTETARET, TERRITORIN E PERMBUSHJEN E STANDATEVE TONA EUROPIANE.
Sigal