Ilir Vata/ Përparësitë e maxhorancës pas 21 qershorit

719
Shqiptarët besuan sërish te lideri i mazhorancër Rama dhe pas një fitoreje të pa parë në histori që pas 22 Marsit 1992, sërish një fitore më të njëjtat përmasa edhe dy vite më vonë në zgjedhjet e 21 qershorit, fal dhe një besimi nga subjektet politike që arritën aleancën më të madhe në historinë politike të post-diktaturës dhe përtej të imagjinueshmes një spektër politik i gjerë ku spikasnin dhe partitë e djathta. Lideri i mazhorancës Rama, rimerr një barrë të madhe besimi nga shqiptarët, por ajo që shtohet nga qytetarët shqiptarë është nga do t’ia fillojë kryeministri më i votuar deri më sot?
Në këto dy vite, pati progres, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, por në nivele të ulëta dhe kjo betejë nuk ka nisur ende siç e presin shqiptarët, pasi njerëzit më të korruptuar në Europë janë pjesë e politikes dhe e pushtetit dhe ende asnjë nuk ka shkuar para drejtësisë ndonëse korrupsioni është i vërtetuar e i pohuar nga politika dhe institucionet ndërkombëtare.
Një betejë tjetër e pa zgjidhur është meritokracia, barazia në treg, punësimi në bazë të kritereve, nxerrja nga administrata të të paaftëve, e atyre që kanë diploma false e të korruptuarve, njerëzve që në kohë të diktaturës kanë shënuar krime dhe mbi të gjitha zhdukja nga tregu të monopolistëve që janë bërë padron të tregut në Shqipëri, duke venë çmime dhe prishur balancën e vetë tregut madje dhe magjinë që mbartë vetë tregu. Lufta kundër trafikut të drogës ishte në lartësinë e duhur dhe operacioni mirësisht vazhdonte dhe ranë dy bastionet e drogës, Lazarati-Dukagjini, por mbetet për t’u parë pastrimi i parave të pista që është një nga gjërat më të zakonshme në Shqipëri, madje dhe pasuritë e njerëzve të inkriminuar që janë ngulur kudo në vendin tonë dhe demonstrimi i tyre duke që nga mjetet luksoze dhe nuk ka fare një hetim për ketë gjë, ndonëse institucionet janë. Reforma Administrative Territoriale ishte një gjetje, pasi sjellë barazinë qytetare, mundësinë e investimeve në zonat rurale, mundësinë e mbledhjes së taksave dhe mbi të gjitha nxori jashtë lojë qindra hajdut komunar që ishin bërë parazitët e shqiptarëve, por nuk mjafton, duhen hetuar të korruptuarit!? Reforma në drejtësi është kthyer në gangrenë dhe po vetë shtetin e së drejtës për të cilën pretendoj, po prish balancat politike dhe mbi të gjitha po sjellë padrejtësi në vend të drejtësisë. Institucionet e së drejtës janë funksional në kuptimin formal, por përsa i përket të bërit drejtësi, ata janë ngërdheshja e padrejtësisë, janë strumbullari që prodhon mosbesim, deformim ligjor, mohim të së drejtës, dhe trembjen e investitorëve vendas dhe të huaj, pra janë djalli i së drejtës. Mekanizmi i reformës në drejtësi është dhe pikërisht neni 177 i vetë Kushtetutës, ku sakrifikon vetën në emër të ligjit dhe drejtësisë dhe rrokullisja ligjore mundet të fillojë që nga Presidenti i Republikës, mase mundet që të zgjidhet nga populli dhe në mos, kjo mënyrë kompromisi politik do të ishte dhe zgjidhja me e mirë pasi shqiptarët i besuan aq vota sa të mos ketë mundësi t’u dredhojë apo të justifikohet. 
Pra koha nuk pret, drejtësia kërkon mëshirë!? Pronat, ligji 7501, mbivendosja e pronave, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive kërkojnë vëmendjen e shtetit pasi janë vendi dhe streha e abuzuesve më të mëdhenj të të drejtave të shqiptareve dhe të vetë ligjit! Mbi të gjitha, një betejë e humbur e kryeministrit Rama është beteja me peshqit e mëdhenj që ende nuk ka nisur dhe kjo është një frikë ndaj të vërtetës, një paguxim i ligjit dhe i shtetit ligjor dhe ndonëse baronët e trafikut, vjedhësit më të mëdhenj të parave të publikut, grabitësit e të mirave të shqiptarëve janë në kulmin e pasurimit të tyre, me hotele, prona, vaska floriri dhe salltanete luksoze, brenda dhe jashtë vendit, shteti teveqel, rri e sheh sikur është uzurpuar nga njerëz të paaftë. Pra në të gjithë këtë panoramë të zymtë të një shteti, shqiptarët kërkojnë ndriçim dhe për këtë i dhanë mazhorancës dy herë besim dhe jo rastësisht por e dinin se në ç’vend jetojnë dhe si e kanë katandisur qeveritë vendin, prandaj i ta ndriçuar me forcën e ligjit dhe ndershmëri, për ta dëlirur shtetin nga mëkatet e djeshmes së shkuar dhe e së afërmes! Dy herë besim plebishitarë për një shtet të së drejtës një shtet roje në shërbim të qytetarëve, për ta ç’bërë nga mentaliteti oligarki, nocioni i kontrollit të shtetit nga pak njerëz, apo me rëndomtë nga ai shteti shpk, ku pushtetarët pasi të merrnin votat nuk t’i ruanin të drejtat e tjera, por t’i shisnin, prandaj jemi në kohën kur të pyesim nga do t’ia fillojë Rama, pasi në këtë gjendje ku e kanë çuar shtetin politikanët e papërgjegjshëm dhe shpesh herë injorant, askush nuk do guxonte të ishte kryeministër!?
Sigal