Ilir Vata: Për kë do votojnë të përndjekurit

818
Bojkoti-PDM: Më mirë ta mbajmë votën në shpirt, se sa t’ua japim atyre që na morën shpirtin

Të nderuar të përndjekur politikë, antikomunist, pronarë, trashëgimtarë të shtëpive të mira dhe drejtues të Partisë së të Drejtave të Mohuara, PDM-së në rrethe. Në këtë betejë elektorale, PDM nuk arriti të ketë një koalicion të mundshëm për zgjedhjet e 25 qershorit, ndonëse u regjistrua në zgjedhje në kohën reale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor dhe bëri gati listat e kandidatëve për deputet, (fal kontributit të drejtuesve në rrethe), sepse procesi zgjedhor u delegjitimua nga politika e vjetër qëllimisht për të krijua në vend monopartizmin. Politika e vjetër si gjithmonë ka menduar ta bëjë demokracinë në letër, si një skicë e diktaturës edhe se ajo ka rënë 27 vite më parë, por mbetjet e saj janë ata që kontrollojnë politikën, shtetin administratën, madje dhe botën e errët të paligjshmërisë, madje kërkojnë të kontrollojnë dhe të përndjekurit, duke iu vënë atyre bishta, si të përndjekur, socialist, komunist, apo demokrat madje financua për t’i ndërsyer kundër interesave tona. PDM, si partia e parë e të përndjekurve politikë, pjesëmarrëse në dy raundet e fundit zgjedhore nuk është palë e palëve e politikës së vjetër, por një alternativë politike që është në atipod me politikën aktuale gjysmë-komuniste dhe lufton për vlerat e demokracisë, pronës, të drejtave qytetarë dhe të të përndjekurve politikë. Goditja e koalicioneve bëri që shumë parti politike më shumë se 45 subjekte të mos marrin pjesë në zgjedhje, sepse 19 prilli u goditë në befasi që të mos kishim mundësi të mblidhnim 5000 firma që të garonim në vetë dhe qëllimi ishte i qartë, krijimi në Shqipëri i monopartizmit, që partitë e vogla të ishin të detyruara të mbështesni partitë e mëdha, pra u krijuan kooperativat politike. Pati disa parti të spektrit të majtë që arritën të sigurojnë firmat, shumë të tjerëve ua plotësuan lista që të krijonin një kooperativë të së majtës, jashtë kooperativës së madhe dhe PDM e të përndjekurve ishte jashtë kësaj skeme, sepse ajo s’i përket të majtës dhe të djathtës së shitur, as dhe të përndjekurve me ngjyrim politik, por të djathtës reale. Marrëveshja e madhe, që u përshëndet edhe nga PDM, la pasoja për sa i përket demokracisë pasi e cenoi atë në thelbin e saj, duke eliminuar partitë e vogla, nxjerrë ato jashtë politikës reale dhe shuar kështu edhe interesat e shtresave dhe grupeve sociale të cilat ato përfaqësojnë, pra lindi monopartizmi, pasi partitë e mëdha të dalë nga diktatura u kthyen në pikën e nisjes. Çlirimi i opozitës nga makthi i bojkotit ishte një shans për PDM, që të garonte e bashkuar me të djathtën, por marrëveshja e goditi këtë mundësi dhe detyrimisht opozita ishte drejt kooperativës së saj politike në mënyrë të pashmangshme, por ishte dhe një mundësi e bashkimit të së djathtës në një strukturë politike, duke mbështetur siglën e PD-së, që ishte dhe propozim i PDM-së. PDM ishte e gatshme të bëhej pjesë e këtij realiteti të ri e të imponuar politik, madje të jepte kontributin e saj në të djathtën e bashkuar, por ndodhi ajo që dihej, të përndjekurit politikë u trajtuan me nihilizëm, pasi ju ofruan vende në listat e PD-së që ishin të parashikuar të humbura. Në fakt PDM nuk kërkoj as të përfaqësohej në lista, por diferencimi na bëri të bëhemi analitik, duke parë keqdashjen e opozitës që asnjë i përndjekur të mos ishte në lista e PD-së të pranueshme. Në këto rrethana, PDM nuk pranoi të jetë pjesë e një politikë farse të PD-së me të përndjekurit dhe preferoi që në këto zgjedhje të mos përfshihet, duke marrë vendimin e bojkotit të votimit. Edhe grupe të tjera interesi, disa shoqata të të përndjekurve politike kërkuan të kishte të përndjekur në listat e opozitës, por u trajtuan me të njëjtën indiferencë, pra të përndjekurit nuk janë pjesë e politikës opozitare, sepse interesat tona nuk përfaqësohen me politikat e tyre. Në këto rrethanë, marrë spunto nga mendimet e të burgosurve politike në rrethe për të mos marrë pjesë në votime me sloganin “Më mirë ta mbajmë votën në shpirt, se sa t’ua japim atyre që na morën shpirtin”, ne vendosim të mos votojmë me 25 qershor. Duke bojkotuar zgjedhje me mos marrje pjesë në votim është ajo që konsiderohet “vrasja e mençur në politikë” me mundësinë më të shenjtë votën tonë. PDM dhe strukturat e saj, të përndjekurit, burgosurit, pronarët do t’i thonë po bojkotit te zgjedhjeve se 25 qershorit, duke mos votuar. PDM do të vazhdojë të jetë një zë për çështjet e të përndjekurve politike dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, duke vazhduar të rritet me strukturat e saj dhe konsolidohet politikisht, pa u tërhequr nga politika, por duke këmbëngulur më fort për një politikë të vlerave qytetare. Në zgjedhjet e ardhshme, PDM do të garojë më vete me siglën e saj.
Sigal