Ilir Vata/ Betejë spiunësh në kupolën e opozitës

768
Në një kohë kur luftohen politikisht dhe ligjërish për dekriminalizimin, opozita risjell në PD mëkatarët e diktaturës, spiunët e Sigurimit që kanë bërë krime vetë apo pjestarët e familjes së tyre si një mendësi për të përplasur spiunët dhe shpëtuar gjykimi për humbjen e zgjedhjeve të 21 qeshorit. Partia më e madhe opozitare ka hyrë në një fazë të re, atë të rithithjes së elementëve të vjetër që kohën e drejtimit të PD-së nga lideri historik Berisha, ishin larguar apo përjashtuar. Nuk është hera e parë që ndodh kthimi i qejfmbetësve, të përjashtuarve dhe kjo ka gati më shumë se 20 vjet që përveç prurjeve të reja, riciklohen figurat e vjetra. Në një kohë kur PD duhet të kishte bërë analizën e humbjes së zgjedhjeve vendore, lideri Basha vazhdon në rrekjen për të bindur ndërkombëtarët se zgjedhjet ishin jo të rregullta me pretendimin se u blenë apo u manipuluan. Siç shihet, beteja e të vjetërve me grupin e Bashës po agravon, por pikërisht në këtë pikë, lideri i ri ka ndryshuar stradegji, mbledhjen e qefmbetësve për t’ia kundërvënë grupit tjetër të kryesuar nga Topalli& Co! Në këtë grup shihen ish-deputet, madje dhe ish-ministri i Mbrojtjes Imami ka preferuar të bashkëpunojë me Bashën për të patur një vend në listën për deputet në 2017, madje dhe si mburojë në akuzat që ka për korrupsion dha tashmë është konfirmuar që mbi të rëndojnë disa skandale korruptive. Po një tjetër element është dhe ish-deputeti dhe ministri i Bujqësisë. 

Jemin Gjana ka ditë që ka shprehur në media mendimet e tij pro Bashës, madje ishte më kritiku në largimin e deputetes Doda ku u shpref se “ca ikin në PD dhe ca kthehen”, duke lënë të nënkuptohet sa ai tashmë është në strukturën e re të PD-së. Numri i elementëve me përvojë në të shkuarën në PD është i gjerë, i shpërndarë sipas zonave dhe rretheve, madje në këtë përzgjedhje janë menaxhuar ata individë që kanë patur përplasje me drejtuesit aktualë të rretheve dhe deputetët e zonave, pra kemi një përgatitje të gardës së vjetër që ishin pozicionuar kundër Bashës. Nga këta elementë PD ka vuajtur shumë sepse shumica kanë qenë spiunë të Sigurimit që e kanë rënduar në pozicionimin e vetë kësaj partie, duke e spostuar majtas, shmangur pronarët të përndjekurit dhe mbajtur një qëndrim në disfavor të shtresave të djathta c’farë i humbi besimin kësaj parti, si parti e djathtë dhe rezultatet janë të dukshme, PD është në opozitë në gjendje mjerane. Pra, shihet një betej spiunësh mes grupit anti-Basha dhe grupit që po grumbullon lideri i PD-së, ku në thelb shohim një betejë spiunësh. Të pozicionuar në njërën anë qëndrojnë grupi i kryesuar nga spiunia dhe më pas spiunët” Dizenjatoria, Bozhurja, Korani, Ushkuri, Skuthi, Gjethja dhe Mullaga dhe në krahun tjetër kryeson i Vogli me Plepin, Rreqebulli, Rrodhen, Lakuriqin dhe në prapasken Rrumpallën &Co. Pra, para se të bëhet analiza e humbjes së zgjedhjeve që padyshim Basha është përgjegjësi dhe duhet të kishte dhënë dorëheqje, por kërkon ta spostojë fajn tek drejtuesit e PD-së, me bindjen që zgjedhjet u manipulun dhe përgjegjësinë kërkon t’ua mballos kundërshtarëve të tij.

 Pas betejës, apo njëherazi do të fillojë dhe analiza, që me gjasa Basha u gjend i tradhtuar dhe sigurisht do të bëjë platformën dhe listën e deputetve për 2017 dhe kjo listë po u prezantohet gati dy vite para drejtuesve dhe deputetëve të PD-së si formë presioni, por deri atëherë do të kemi kohë të shohim ketë përballje brenda lloijt. Tërheqja e Berishës dhe delegimi i pushtetit të orientuar drejt Bashës bënë që zgjedhjet mes dy garuesve, Basha-Olldashi të sjellin kundërshti të mëdha në bazë, pasi demokratët me kontribute disa vjecaeë në PD mbështesnin Olldashi si një mundësi për të drejtuar PD-në, por ndodhi ajo që në një farë mënyre ishte përgatitur, fitoi Basha dhe besimi i demokratëve ra ndjeshëm. Problemi tjetër lidhet me transparencën e drejtuesve të PD-së që pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në 2013, ku nuk patën kuraje ish- drejtuesët dhe ministrat apo deputetët të kërkonin falje për mënyrën e qeverisjes për 8 vite që nga 2005. Një tjetër problem është vetë lideri historik Sali Berisha, pasi është e vështirë të gjesh një të tillë në PD sepse përvec karizmës, besueshmërisë tek demokratët, ai është një kundërshtarë i lindur dhe në opozitë është më i arriri, ka nerv dhe ngjall besim dhe fakti se Berisha është aktiv e zbeh edhe me shumë plogështinë e Bashës. 

Berisha qeverisi keq, me një grup njerëzish mbase nga më të këqinjtë, spiunë, ish-mëkatarë të diktaturës, por kur vjen puna për të qenë në opozitë, ai ngjitet në lartësinë e duhur, mabase historia do ta rëndis atë në maja të opozitarizmi, madje dhe Noli do ta kishte zili..! Pragu i kualicionit zgjedhor për zgjedhjet vendore 2015, e la opozitën pa pjesëmarrje në reformën territoriale, qarkulluan zëra për një bojkot të opozitës dhe mungoi stradegjia e opozitës për t’u bërë pjesë e një reforme që në thelb prekte basionet e PD dhe mbi të gjitha në këtë vazhdë ku opozita nuk kishte një vizion të qartë erdhi në momentin final braktisja e aleatëve. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë liderin e ri të PD si një njeri që kërkonë të bëjë një PD të re, sa sa të riorganizojë këtë parti dhe ta rigjenerojë dhe modulin e kishte të qartë në 2005, ku edhe ai vetë ishte një prej të rinjve të “KOP-it”. Tendenca për të bërë ndryshe e spostoi nga mbështetja jo vetëm e themeluesve dhe të vjetërve në PD, por dhe nga aleatët tradicionalë, si të përndjekurit, ballistë dhe legalistë. Pra në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, Basha solli një PD të vetme me rezultatin më të dobët në historinë e PD-së. Por mbi gjithë këto kritika, Basha po sjell një opozitë ndryshe, të paqshme, kundërshtuese me fjalë dhe ndonëse i mungon një platformë reale të të bërit opozitë në tërësi opozita ka qënë e qetë që më shumë favorizon qeverinë sesa qëllimin që ka opozita. Opozita duhet të jetë e plotë, gjithëpërfshirse në të gjithë dimesionin dhe gamën e së djathtës bashkë me qytetarët për të rritur jo vetëm besimin por dhe për të ofruar mundësinë reale që ka ajo në politikën e një vendi: bashkimin e të djathtës në një aleancë politike parazgjedhore për të bërë të mundur rikthimin e të djathtës në pushtet. 
Sigal