Ilir Vata/ Basha kërkon shpëtim te Azem Hajdari

744
Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha në këtë periudhë dy javore ka ndërruar disa herë foton e profilit të tij, ku vetëm pak ditë më parë vendosi një foto proteste ku mediat dhe opinioni publik menduan se opozita do të nisë protestat, por pas pranimit me të drejta të plota të PD-së në PPE, profili i Bashës kishte në sfond liderit evropian dhe kjo është normale, pasi figura nuk ka të bëjë me përmbajtjen e qëllimeve opozitare. Ajo që habiti opinionin publik është vendosja e portretit të liderit të dhjetorit dhe martirit të demokracisë Azem Hajdarit dhe kjo si duket ka qëllim për ti paraprirë datave të dhjetorit të lëvizjes studentore, pra një kredo që lidri i opozitës nuk e ka kapur as në kohë dhe as si kryetar i PD-së, pasi themeluesit e Partisë Demokratike e shohin atë një një lidër të adoptuar se sa të dalë nga strukturat e tyre. Azem Hajdari ishte një lider karazmatik, gjithë energji dhe një kundërshtarë i denjë i diktaturës dhe neodiktaturës, ai ringjalli shpresën e humbur të demokratëve pas ngjarjeve të 1997, derisa politika atë do ta vriste për ta përmendur sot si martir dhe shpresë për demokratët. Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie, deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998. Pas vitit 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate, në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi Hajdari tentohet të vritet me bombë. Në gusht të vitit 1997 bandat e krimit i zënë pritë në Sarandë. Më 18 shtator të vitit 1997, mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë. Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo. Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike që ende ka mistere dyshimi për frasjen e tij, ndonse janë në burg ish-punonjësit e policisë së komisarjatit Tropojë. Më heret Hajdari ka parë edhe kundërshtinë e vetë Partisë së tij pasi u përjashtua nga partia një rast I ngjashëm ku edhe me Pjetër Arbnorin, por gjithësesi a mbetet për demokratë ikona e opozitarizmi. Opozita shqiptare është në gjendje mjerane, pas dorëheqjes së liderit hitorik Berisha, pasi PD u nda në klane, mes grupi të të rinjve të KOPIT dhe ish-drejtuesve të PD-së, madje dhe ish- themeluesit dhe demokratët e ditës së zezë nuk e shohin Bashën si lidër, por një kryetarë të koktuar nga klane. Me ardhjen e Bashkës në krye, PD-së I ra mbështetja tradicionle, nervi i protestës dhe i kundërshtisë, ra besimi dhe për llogjikë mundësia për të bërë opozite, u larguan mbështetësit tradicional aleatët e PD-së dhe partia më e madhe opozitare ngjan më shumë me një parti të re socialdemokrate se sa parti e themeluesve të saj që kishte në thelb rrëzimin e diktaturës dhe bërjen e një politike të djathtë në Shqipëri. Azem Hajdari është ikonë e demokracisë shqiptare dhe ai tashmë është i të gjithëve por kur e sheh në profilin e Bashës herojnë e demokracisë, ndjehemi bosh dhe na bënë ne themeluesve të shkojmë më largë se ishim me liderin e PD-së. Opozita, vetë PD kërkon riorganizim, zgjedhje të ndershme në të gjithë strukturat e saj, ridimesionim i qëndrimit ndaj të djathtës dhe plotësimi i kontureve të të djathtës së bashkuar, pasi simbolet, ikonat dhe qëndrimet figurative janë kopje e shëmtuar e propogandës komuniste.
Sigal