Ilir Vata/ 25 vjet pas rënjes së diktaturës, gjenerali rrebel i 1997-tës, Arben Imami kërkon revolucion

113
Çeli fjalën në 25 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, gjenerali rebel Arben Imami, që më 1997, mbahet mbi supe te Ura e Mifolit një kundratank kundër demokratëve, që më pas u rehabilitua në PD, si ministër Mbrojtje e që mbi të rëndojnë një sërë akuzash për korrupsion, shitje armësh, tankësh dhe tendërime të paligjshme. Njeriu që udhëhoqi revolucioni dhe u bë pjesë e mëkateve në trazirat e 1997, kërkon sërisht të bëjë revolucion, pasi mbahet si njeriu i llogores edhe nga origjina edhe nga qëllimi i tij, pasi ai mban një akuzë si filorus, madje akuza rëndon mbi të se, kur ishte ministër Mbrojtje, çonte informacion Rusisë, duke shmangur aleancën, NATO-n. Revolucioni është pjesë e asaj mendësië që buron nga e shkuara, diktatura komuniste dhe është një nga mundësitë e ardhjes në pushtet të tyre, por mjerisht kjo mendësi ushqehet 25 vite pas rënies së diktaturës, pasi çerekshekulli strukturat e sigurimit të shtetit, konsoliduan një parti, që thelb ka demagogjinë, duke u shitur djathtas dhe shitur të Djathtën, por vepruar si paralele e së Majtës së shkuar. Më pas, pasoi në fjalën e tij, Selami që u dëbua më 1995 nga PD-ja, madje grupi i Zhulalit shpalli grupe armiqësore në PD dhe zhduku nga kryesitë e degëve të gjithë mbështetësit, u rehabilitua në PD në 2013, për të lëshuar akuza ndaj liderit të ri, por dje, turpshëm, kërkoi falje. Berisha i përmalluar, me përulësi për demokratët lëshoi thirrjen në këmbë, në këmbë, në këmbë të qerojmë Edi Ramën. Më pas, kllouni i tij, Basha me çirrjet e tij karakteristike në delirë të plotë, kërkoi mosbindje civile, a thua se ua mbushi mendjeve shqiptarëve, që është pikërisht ai i duhuri, ku citoj Pjetër Arbnorin, Mandelën e burgjeve, që në fak ai as nuk e dinë se të ndjerin Pjetër e përjashtuan nga PD-ja, ashtu siç edhe bënë me liderin e Dhjetorit Azem Hajdarin. Përmendi të përndjekurit politik, që me siguri nuk e dinë që u dhunuan, u rrahën në vitin 1994, madje për 25 vite ata u përçanë, u ndanë sa në këtë 25 vjetot në emër të të përndjekurve në podiumin solemn të 25 vjetorit, sfilonte pikërisht spiuni i sigurimit të shtetit me pseodonim “Çizmja”, sekretari i rinisë Partisë Komuniste, kryetari i shoqatës “Vullnetarët e Enverit”, një falsifikator i ulët që Basha krenohet me të në emër të të përndjekurve politikë. U përmendën themeluesit, që në të vërtetë ju vetëm që nuk janë më në PD, por janë sulmuar e përbaltur kudo janë gjendur. 25 vite në emër të të Djathtës janë përçmuar të përndjekurit politik, pronarët me ligjin 7501, denigruar vlerat reale të antikomonizmit dhe kjo parti është shndërruar në vadhën e spiunve të sigurimit të shtetit sa sot pas çerekshekulli, jo vetëm janë përhumbur kontributet, por janë përbaltur dhe kontributet reale dhe në krye të saj është pikërish ai që nuk ka lidhje me PD dhe të Djathtën dhe që erdhi në 2005 me 2.8 milionë euro, një kontribut që ngjan me blerjen e vendit në PD se sa me kontributin real. Demokratët e ditës së zezë, mbështetësit tradicional janë zbydhur dhe mbahen për kortezi, madje dhe gjatë qeverisjes së PD-së u lanë në harresë dhe për ta mendohet vetëm kur kanë hall, apo kanë mitingje dhe kësisoj në ujrat e një trashëgimie ogurzezë, atë të pasimit të diktaturës komuniste sërish, bëjnë demagogji. Zgjedhjet e fundit të PD-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, ku në garë ishte Basha-Olldashi, në të gjitha rrethet u përdorën grupe, dhunë, presion kundër Olldashit dhe i përzgjedhuri doli kryetar, ndërsa rivali nuk rron më, por gëzonë respekt dhe mbështetje më shumë se sa vetë kryetari aktual. E sërisht, pas dy vitesh në postin e kryetarit të PD-së, ende nuk ka krijuar staturën e tij dhe po përpiqet të marrë pozitat e kryetarit dhe pas mitingut të 8 dhjetorit. Deliri nuk e fsheh dot se i duket vetja kryetar edhe se humbi zgjedhjet vendore dhe si rregull duhet të kish dhënë dorëheqje, por ai vazhdon të punojë për t’u bërë kryetar dhe kjo do të ndodh edhe në zgjedhjet e 2017, kur do të jetë sërish humbës se shqiptarët dhe demokratët nuk e shohin atë lidër, por një klloun që mbulonë liderin real. Fundja, Berisha është lider në çfarë do pozicioni të jetë, sepse ai është në të vërtetë vektori energjik i kësaj partie, pavarësisht se e Djathta ka qenë sektoriale dhe e pa përfillshme brenda kornizimit të tij politik, por fundja ngjall shpresë dhe demokratët besojnë tek Berisha, mbase dorëheqja ishte një gabim, ose më gabim ishte i përzgjedhuri, që në vend që të ofrojë një politik ndryshe, alternativa të reja, kërkon të vijë në pushtet me revolucion