Ilir META: Jo taksës progresive!

535
Sigal

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka lëshuar nga qyteti i Fierit mesazhe mirëkuptimi për zgjedhje të lira e të ndershme. Megjithëse gjatë një periudhe të mëparshme u fol shumë për përkatësinë e LSI-së, nëse do të kalonte nga e majta apo e djathta,  mes PD dhe PS, dha mesazhe të qarta për klasën politike në prag të zgjedhjeve të qershorit. “Nuk kemi më luksin si një vend që dëshiron të ecë përpara për të rënë pre e konfliktualiteti që bëhet për një luftë të padrejtë për pushtet, vendi ka nevojë për stabilitet, për zgjedhje të drejta dhe të ndershme dhe të gjithë të respektojnë verdiktin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë shoqërisë, dhe për këtë është angazhuar LSI-së. Ne duhet të angazhohemi për proces model, të standardeve më të larta evropiane të të nderojë çdo shqiptar ku jeton si përfaqësues i një vendi demokratik dhe Evropian ashtu siç jeni ju në shpirtin tuaj dhe në ëndrrat tuaja”, tha Meta gjatë një takimi me Lëvizjen e Gruas për Integrim, duken shtuar se LSI është e  para forcë politike që vendosi barazinë e plotë gjinore. Duke iu rikthyer votimit të një dite më parë në Kuvendin e Shqipërisë, Meta e cilësoi si akt pozitiv konsensusin mes palëve për ndryshimin e emrit të komunës Liqenas në qarkun e Korçës, e cila tashmë do të quhet Pustec. Sipas Metës ky mesazh duhet të vijojë edhe me votimi ne 3 ligjeve, në mënyrë që vendi të mos humbasë statusin e vendit kandidat. “Dje në Parlament ka ndodhur një akt pozitiv, në një kohë që dëshira për tu hequr sa më nacionalist pushtoi skenën politike. Dje Parlamenti ynë bëri një akt pozitiv dhe europianizues duke respektuar kërkesën e komunitetit maqedonas dhe duke i vendosur emrin Komunës Liqenas ashtu sic ka qenë. Votimi doli 120 pro asnjë kundër dhe asnjë kundërshtim. Ky ishte një kt pozitiv, toleranca dhe mirëkuptimi ndaj një pakice. Ky ishte akt integrimi, dikush u përpoq ta quante akt shkombëtarizues, por ishte deklaratë bajete. Ky vizon dhe kjo tolerancë që u tregua nga të gjithë politikanët duhet treguar edhe për miratimi ne 3 ligjeve, pasi vendi mund të humbasë mundësinë të marrë statusin e vendit kandidat, ky është një mesazh për politikën tonë që të bëhet më e përgjegjshme. LSI dallon në raport me shumë forca të tjera nga përkujdesja që tregon ndaj njerëzve. Unë besoj se 23 Qershori nuk duhet të jetë një projekt përjashtues për njërën palë apo për palën tjetër. 23 qershori duhet të jetë projekt i përbashkët integrues, të rrisë më tej besueshmërinë dhe kredibilitetin e vendit, pasi në kohë krize është me rëndësi për të forcuar ekonominë kombëtare dhe për të forcuar ekonominë familjare. Sepse pa stabilitet nuk ka dhe nuk mund të ketë progres. Njerëzit e kuptojnë rëndësinë e stabilitetit kur e humbasin atë”, shtoi Meta. Kreu i LSI-së tërhoqi vëmendjen ndaj deklaratave populiste që klasa politike bën për hapjen e vendeve të reja të punës me qëllim uljen e papunësisë. Sipas Metës deklarata për heqjen e tatimit mbi fitimin për bizneset do të sillte largim të investitorëve vendas dhe të huaj. Meta i bëri apel politikës të jetë më e përgjegjshme teksa premtoi se LSI do jetë garanci për politika efikase të punësimit.  “Ndërkohë kemi filluar fushatën elektorale dhe qëllon që të dëgjojmë edhe deklarata populiste jashtë realiteti ekonomik dhe social. Njëra nga ato është se do rrisim tatimin mbi fitimin për bizneset dhe do shtojmë punësimin. Të bësh deklarata të tilla do thotë që çosh të kolaps ekonominë e vendit, ti detyrosh investitorët e huaj apo vendas të largohen nga Shqipëria drejt Maqedonisë, drejt Serbisë apo Malit të Zi apo drejt Kosovës. Sepse dihet që në një botë të tillë, ku nuk konkurrojnë vendet me vende, por rajonet me rajonet, ku këto vende kanë tatimin mbi fitimin njëlloj , ta shtosh ato do thotë tu tregosh derën investitorëve.