Ilir Meta: Fuqizimi i LSI-së, kontribut për ç’tensionimin e një polarizimi ekstrem në politikën shqiptare

603
Sigal

Kryetari iLSI-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim në qytetin e Vlorës më strukturat eLSI-së aty. Në këtë mbledhje të rëndësishme u prezantua edhe Sekretari i ri Politik iLSI-ë për Qarkun e Vlorës, Kasem Cenaj, i cili u emërua në mbledhjen e fundit të Kryesisë sëLSI-së. Në fjalën e tij para të pranishmëve Lideri iLSI-së, Ilir Meta, deklaroi se, fuqizimi iLSI-së është me shumë rëndësi për të ndihmuar vendin, jo thjeshtLSI-në, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit eLSI-së sepse ndihmon për normalizimin e politikës shqiptare, për ç’tensionimin e një polarizimi ekstrem që vihet re dhe që thellohet çdo ditë që i afrohemi fushatës elektorale.  “Është një kënaqësi që të ritakohemi në këtë fillim viti. Me këtë rast, meqenëse na nderojnë edhe përfaqësues të mediave, do të doja të thosha disa fjalë. Ky është një vit shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Është një vit i rëndësishëm për vendin dhe natyrisht se duke pasur në konsideratë se është edhe vit elektoral, ku do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në 23 qershor. Unë kam shumë besim se ne të gjithë bashkë do të kontribuojmë që 23 qershori të jetë një moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, për fuqizimin e stabilitetit të tij por njëkohësisht edhe për të reflektuar në qeverisjen e ardhshme të gjithë ato shqetësime që kanë qytetarët e Vlorës dhe të mbarë vendit dhe mbi të gjitha për të hedhur një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian, hap që mungoi gjatë vitit të kaluar. Fuqizimi iLSI-së është me shumë rëndësi për të ndihmuar vendin, jo thjeshtLSI-në, anëtarët, simpatizantët dhe votuesit tanë sepse ndihmon për normalizimin e politikës shqiptare, për ç’tensionimin e një polarizimi ekstrem që vihet re dhe që thellohet çdo ditë që i afrohemi fushatës elektorale, dhe kjo është për të ardhur keq, sepse në qendër të vëmendjes duhet të jenë problemet më kryesore me të cilën ndeshen qytetarët tanë. Duhet të jenë problemet ekonomike, duhet të jenë problemet e punësimit dhe problemet që kanë të bëjnë me luftën kundër  varfërisë dhe rritjen e mirëqenies së çdo familjeje në Vlorë dhe në mbarë vendin. Por ne besojmë se duke u përqendruar pikërisht në këto mesazhe pozitive dhe jo duke helmuar atmosferën politike me akuza dhe kundërakuza. Ne siLSIdo të dimë të bëjmë diferencën dhe mbi të gjitha do të dimë të marrim vlerësimin që duhet  për të shtuar kontributin tonë shumë më tepër pas 23 qershorit në ndihmë të forcimit të stabilitetit të vendit, të përmirësimit të qeverisjes dhe të realizimit të objektivave dhe të programit tonë. Në këtë kuadër, sikurse kemi diskutuar edhe në takimet e fundit, detajimi i mëtejshëm i mënyrës së organizimit tonë është tepër i rëndësishëm”, u shpreh Ilir Meta.