Ilir Kulla: Ilir Meta dhe çështja e Çamërisë

66

 

Gazeta Telegraf/

Ilir Meta ka qenë
kryeministri i parë shqiptar që ka artikuluar fjalën Çamëri në marrëdhëniet
dypalëshe Greqi-Shqipëri. Ai ka qenë gjithashtu Ministri i parë i Jashtëm në
periudhën 2002-2003 që ka artikuluar një dokument strategjik të çështjes së Çamërisë
mbi shtratin e të cilit u shtruan të gjithë hapat e mëtejshëm të shtetit dhe
politikës shqiptare ndër vite për këtë çështje. Ai e bëri sërish në vizitën e
tij zyrtare në Athinë të 2 ditëve më parë duke i qëndruar konseguent një linje
politike 20- vjeçare. Mos u manipuloni as nga ata që në emër të Çamërisë bëjnë
biznes përditë me grekët dhe as nga ata që deri para se të hynin në politikë
mohonin të qenit çam.