Hysen KUCI/ Shkarkimi nga detyra i zonjës Nevila Nika është shumë pak

752
Sigal

Mbështes me mendje e zemër Rilindjen e Shqipërisë edhe të DPA-së. Nisur nga prononcimi i Zonjës Nika ish-Drejtore e DPA-se për tetë vitet e fundit, në një të përditshme Shqiptare të datës 23 Tetor 2013, se lirimi i saj nga detyra është i padrejte: se ka punuar pa shkëputje për 38 vjet, se ka punuar me devotshmëri e profesionalizëm, se për 10 vjet nuk ka marrë as lejen e zakonshme, se, se, se ……..Duke tërhequr dhe mendimin e specialisteve që punojnë në AQSH argumentoj se lirimi apo shkarkimi i saj nga detyra është mese i drejtë, mbase i vonuar. Me punën dhe veprimtarinë e saj jo vetëm që nuk ruajti përmasat dhe rolin që i dhanë Arkivit të Shtetit Zotërinjtë Shaban Sinani e Zamir Shtylla, por i zbehu dukshëm ato, duke shkelur me të dyja këmbët ligjet dhe rregulloren e Arkivit të Shtetit. Si në tërheqjen e dokumenteve të papërpunuara në Arkivin e Shtetit dhe në ndërhyrjen me urdhër verbal në dosjet e përpunuara të fondeve të mbyllura. Dokumente të klasifikuara sekret dhe ato të pronësisë i ka lënë për një kohë të gjatë në administrim të punonjësve pensionistë. Për këto dokumente i ktheu zyrat e punës në venderuajtje jashtë ambienteve të ligjëruara, jashtë përgjegjësisë së punonjësve përgjegjës. Nuk e teproj t’i kujtoj kthimin e saj nga Rinasi me dokumente sekrete në vitin 1993 dhe ikjen me helikopter në vitin 1997. Si gjen forcë e thotë se Drejtori aktual është Partiak, kur vetë ajo sa mori detyrën si Drejtore shkarkoi tete nga dymbëdhjetë drejtorët e rretheve. Kur në krye të punëve mori e ngriti në përgjegjësi punonjës në kundërshtim me ligjet. E ka kthyer Arkivin e Shtetit në lesh Arapi. “Trimëria” e saj ka arritur sa që të mos njohë as vendimet e Gjykatave te tre shkalleve të Gjyqësorit për kthimin në punë të të shkarkuarve prej saj. Apo shikimin me seriozitet të akteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Vetëm një Zot e di se çfarë është bërë me financat në Arkivin e Shtetit. E reja që ka futur në AQSH është makina grirëse e letrave, mbase në kohen e PPSH-së ka qenë për kohë të veçante. Sa sipër jam i gatshëm në çdo kohë për ballafaqim në mjedise të Arkivit të Shtetit. Zonjes. Nika sinqerisht i rekomandoj: T’i tregoje Drejtorit aktual se stafi i ngushte i DPA-së, i zgjedhur prej saj, është i paaftë dhe mbase i korruptuar. 2-Të lexojë librin e fundit të Zotit Paskal Milo. 3-Të merret me hartimin  e një fjalori të Shqipes së vjetër, meqenëse është e vetmja që e njeh atë gjuhë. 4-T’i telefonojë Z. Kepi për lejet e zakonshme të pabëera.